Turqia është në zi…
Një nga emrat e njohur të politikës turke, ish kryeministri Nexhmetin Erbakan, u nda nga jeta në Ankara.
Nexhmetin Erbakan në datën 3 Janar 2011 i konstatuar me qelbëzim në damarë u shtrua në spital.
Pas daljes nga spitali, në 21 Janar, u shtrua përsëri në spital për tu kuruar.
Në deklaratën e bërë nga spitali thuhej se Nexhmetin Erbakan u nda nga jeta sot në orën 11:40.
Erbakan, lindi në Sinop në vitin 1926.
Në vitin 1969 ai filloi jetën politike si deputet i pavarur nga Konja dhe në vitin 1970 së bashku me shokët e afërt krijoi partinë e parë të Pikëpamjes Kombëtare, Partia Kombëtare Rendit.
Partia e cila u mbyll me revolucionin e vitit 1971 u zëvendësua me Partinë Kombëtare Shpëtimi.
Me ndalimet dhe kufizimet politike që u sollën në vitin 1980, ai u detyrua të qëndrojë larg politikës deri në vitin 1987.
Në vitin 1987 Erbakan u zgjodh Kryetar i Partisë së Mirëqenies dhe me këtë parti ai fitoi në zgjedhjet e vitit 1995.
Pas zgjedhjeve Erbakan kreu detyrën si Kryeministri i 54-ët i Turqisë.
Në procesin e 28 Shkurtit me mbylljen e Partisë së Mirëqenies, Erbakani u ndalua të marrë pjesë në jetën politike për 5 vjet.
Në kongresin e fundit të Partisë SAADET ai u zgjodh përsëri kryetar.
Trupi i Nexhmetin Erbakanit do të varroset në varrezën familjare në MERKEZ EFENDI të Stambollit pas namazit të xhenazes që do të falet në Xhaminë Fatih në 1 mars 2011.
(TRT)