Kush është në linjë | 38 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 38 vizitorë :: 3 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet Ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Thu 7 Oct 2010 - 9:33 | |
| Rasti 'ATA', Komuna e Tetovës falsifikatore Me prezantimin e dokumenteve origjinale, Ministria e Transportit vërtetoi falsifikimin e bërë nga Komuna e Tetovës. Në dokumentin origjinal të arkivuar në Ministrinë e Transportit shihet qartë se vula e këtij organi shtetëror mban numrin 2, më datë 9 qershor të vitit 2010 të shënuar me laps. Ndërsa dokumenti ky është dokumenti i falsifikuar nga komuna, me të cilin u rrënua objekti i kompanisë ‘ATA’. Vula është pa numrin 2, dhe mban datën 13 shtator të shkruar me kompjuter. Në skandalin e publikuar nga ALSAT M, pronarët e kompanisë ATA nga Tetova kanë akuzuar zyrtarë të lartë të komunës së Tetovës për falsifikimin e vulës dhe firmës së ministrit të transportit Mile Janakievski. Por Komuna e Tetovës ka hedhur poshtë akuzat e kompanisë ATA si të pabaza duke thënë se organet komunale janë të gatshme të pranojnë çdo inspektim për të kontrolluar dokumentacionin mbi këtë lëndë. Rastin e falsifikimit të vulës dhe firmës së ministrit Janakievski e heton edhe ministria e punëve të brendshme. Sipas Kodit Penal të Maqedonisë, personat që kryejnë falsifikime të ndonjë vendimi apo firme, rrezikojnë dënim me burg prej 3 deri në 5 vjet. Deri tani nuk ka asnjë person të vënë në shënjestër lidhur me këtë vepër të rëndë kriminale. Nevzat Mamuti | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Rishikimi i 'Gjeografisë', Todorov shkel vendimin Thu 7 Oct 2010 - 9:35 | |
| Ish anëtari i Komisionit për Rishikimin e Librit të Gjeografisë, Fauzi Skënderi kundërshton vendimin e ministrit të Arsimit Todorov për ndryshimin e vetëm një fjalie problematike në këtë libër. Sipas Skënderit, ministri Todorov që në fillim miratoi vendimin për formimin e një komisioni, i cili do të tërhiqte librin dhe jo të bënte thjesht rishikimin e tij. “Përsa i përket deklaratës së ministrit Todorov lidhur me dorëheqjen time nga komisioni për tërheqjen e librit të Gjeografisë në fjalë, nuk përputhej me vetë vendimin që ka sjellë vetë ministri. Normalisht se atë e kanë origjinal dhe ne e kemi origjinal se në vendimin që e ka sjellë ministri shkruan, të formohet komision për tërheqjen e librit Gjeografia nacionale për vitin e dytë gjimnaz por jo për revidim, që tha se e ka lëshuar. Bëhet fjalë për tërheqje..... atë vendim e ka sjellë vetë ministri, me një vendim që atë ne e kemi, që është një vendim i plotfuqishëm me nënshkrim me vulë dhe për atë unë u befasova se bëheshka fjalë për revidim” tha Fauzi Skenderi, ish-anëtari i komisionit për rishikimin e “Gjeografisë” “Bëhet fjalë vetëm për një fjali në librin e gjeografisë dhe në atë drejtim do të merret edhe vendimi” tha dje ministri i arsimit Nikolla Todorov. Sipas Fauzi Skënderit, anëtarit të vetëm shqiptar të komisionit 5 anëtarësh për librin e gjeografisë, vendimi për rishikimin e librit është i papranueshëm. Edhe në arsyen e dorëheqjes, ai këmbëngul për tërheqjen e plotë të librit, për shkak të fakteve jo të vërteta mbi historinë e shqiptarëve. Në librin e Gjeografisë për vitet e dyta të shkollave të mesme thuhej se vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe se kjo dyndje që akoma vazhdon, është e rrezikshme për Maqedoninë. Madje ka fise shqiptare që kanë prejardhje maqedonase, turke, çerkeze apo edhe rome. Semra Jakup | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Gazetarët kërkojnë formimin e sindikatës Thu 7 Oct 2010 - 9:37 | |
| Pjesa më e madhe e gazetarëve në Maqedoni kanë frikë të flasin dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, për kushtet në të cilat punojnë si dhe problemet me të cilat ballafaqohen. Për këto arsye, shtrohet nevoja e formimit të sindikatës së gazetarëve. “Frika është e arsyeshme. Ne e dimë se edhe për shumë veprime më të vogla që kanë ra ndesh ndonjëherë me interesin e pronarit të mediumeve shumica e gazetarëve kanë pësuar edhe atë shumë keq” tha Reshat Kamberi, kryeredaktor i Radio Shkupit. “Askush nuk do të bëjë asgjë për ne nëse vet ne, nuk e bëjmë. Armiku më i madh nuk janë pronarët, as ligji për marrëdhënie pune por ajo është zemërngushtësia dhe përgatitje për kompromis, zemërngushtësia e cila na solli deri këtu. Unë mendoj se është koha që të zgjohemi dhe të fillojmë t’i ndryshojmë punët” tha Tamara Çausidis, gazetare. Pjesëmarrësit në këtë tryezë diskutimi kërkuan që në kuvendin e ardhshëm të shoqatës së gazetarëve, të hidhet hapi i parë i themelimit të sindikatës. Kërkohet pjesëmarrje më e lartë, për mbledhjen e firmave dhe zyrtarizim e kësaj iniciative. Melihate Rustemi | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Selmani takoi Fueren, BE e shqetësuar për disa ligje Thu 7 Oct 2010 - 9:39 | |
| Kreu i Demokracisë së Re Imer Selmani ka ngritur shqetësimet lidhur me regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në një takim që ka zhvilluar me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Ervan Fuere. Selmani ka paralajmëruar edhe amendamentet të cilat do të paraqes DR-ja me qëllim ndryshimin e ligjit për regjistrim, i cili ka hyrë në procedurë parlamentare. Selmani gjithashtu para euro-ambasadorit, Fuere paraqiti edhe shqetësimet e subjektit të tij politik për reformat të cilat sipas tij, vetëm për nga forma janë evropiane ndërkohë që në praktikë ato nuk gjejnë implementim të mirëfilltë.“Një shqetësim shumë i lartë, është regjistrimi I popullatës vitin e ardhshëm. Unë me të drejtë parashtrova shumë pyetje për të cilat kërkova që bashkësia evropiane të ketë një rol aktiv dhe të parandalojmë pasojat negative. Jo pastaj eventualisht të sanojmë pasojat të cilat do të dilnin nga një rezultat i dyshimtë, nga rezultate jo-transparente dhe jo-objektive të regjistrimit të popullatës për arsye se regjistrimi nuk është vetëm numërim, por thjeshtë nga regjistrimi popullatës do të varen edhe shumë politika të cilat kanë të bëjnë edhe marrëdhëniet ndëretnike, kanë të bëjnë edhe me të drejtat ton kolektive si shqiptarë por edhe me politika të ndryshme”, tha kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Filip Riker, zgjidhja e emrit, pastaj ftesa për NATO Thu 7 Oct 2010 - 9:42 | |
| Ambasadori i SHBA-ve në vend Filip Riker kërkon zgjidhje të çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Riker përsëriti edhe një herë se pozicioni dhe pritjet e NATO-s janë që Maqedonia të marrë ftesë për anëtarësim menjëherë kur do të zgjidh çështjen e emrit. “Mendoj se pozita për këtë çyshtje është shumë e qartë. NATO-ja ishte e qartë në Samitin e Bukureshtit si dhe në atë të vitit të kaluar në Strasburg dhe Kil. Pozitat dhe pritjet janë që Maqedonia të marrë ftesë për anëtarësim në NATO, menjëherë pasi të zgjidhet çyshtja e emrit. Shpresojmë se ajo do të ndodhë” tha Filip Riker, ambasador i SHBA-ve. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Bruksel, Ahmeti i pakënaqur, por i qetë Thu 7 Oct 2010 - 9:44 | |
| Ali Ahmeti po qëndron në Bruksel në një vizitë disa ditore me takime në institucionet evropiane dhe NATO. Të parët që takoi kreu i BDIsë ishin eurodeputetët e Parlamentit Evropian me të cilët Ahmeti ndau analizën e tij për situatën aktuale në vend.”Përshtypja ime është se analiza e tij mbi situatën në vend është shumë pranë analizës së Brukselit, domethënë se situata nuk është e mirë, nuk po përparon mirë dhe se ishte më e mirë disa muaj më parë. Pra është një situatë status-quo-je, ku ka një iluzion për të besuar se kjo gjë mund të jetë e mirë për Maqedoninë” tha Zoran Thaler, raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë. Shprehjen e “brengosjes së thellë” të Ahmetit për situatën aktuale e konfirmoi më pas edhe zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti-Devaja, sipas së cilës bisedën e mbizotëroi çështja e emrit. “Brengosja lidhet me situatën dhe pasojat që do të krijoheshin nëse nuk ka kompromis deri në nëntor. Me këtë rast Ahmeti përkujtoi se në Maqedoni nuk ka motivacion elektorati dhe se në zgjedhje eventuale të parakohshme asnjë parti nuk ka ofertë për votuesit”, rrëfeu ajo për Alsat-M. Qëndrim ky që u konfirmua edhe nga Zoran Thaler. “Është e sigurtë se ai nuk është i gëzuar apo i kënaqur me situatën aktuale por ai është aq i përgjegjshëm sa ta dijë se politikisht duhet të veprojë në Shkup. Pra ai nuk po tregonte asnjë interes për të rrëzuar qeverinë e për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme por ishte e qartë se ai është i ndërgjegjshëm se duhet të bëhet diçka dhe se gjërat nuk mund të zgjasin me muaj apo me vite” tha Thaler. Pas drekës së punës me eurodeputetët Zoran Thaler, Jorgo Chatzimarkakis, Jelko Kacin, Ulrike Lunacek, Nikolaos Chountis, Hannes Sëoboda etj. Ahmeti u takua pasdite me përfaqësues të drejtorisë së përgjithshme për zgjerim në Komisionin Evropian, institucion ku të enjten do të takojë dhe komisionarin për zgjerim Stefan Fule. Ernest BUNGURI | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Kujdes në trafik, policët regjistrojnë gjithçka Thu 7 Oct 2010 - 9:46 | |
| Ekipi i televizionit Alsat M kaloi një ditë në automjetin civil të policisë i pajisur me kamerë dhe ishte dëshmitar i disa kundërvajtjeve. Tek këta policë nuk ka arsyetime të llojit – nuk pash, nuk dëgjova, nuk kalova. Çdo kundërvajtje xhirohet. Bëhen fotografi dhe së bashku me fletë denoncimin dërgohen në gjykatë, nëse dënimi nuk paguhet brenda 8 ditëve.“Ju ndalëm për shkak se tejkaluat shpejtësinë e lejuar dhe për shpejtësinë prej 94 kilometra në orë ju takon dënimi, do të më pritni deri sa ta shkruaj urdhëresën. Urdhëroni në makinën tuaj” u shpreh polici Goran Kuzmanoviq. “Shoferi ishte i qetë, e dinte gabimin e vet, atë e konfirmoi dhe ia shqiptova dënimin. Sipas nenit 48.5 dënimi është 300 euro” shtoi më tej Kuzmanoviq. Në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, në lagjen Autokomandë, policët regjistruan edhe kundërvajtjen e dytë, shoferi i këtij xhipi nuk i dha përparësi këmbësorit dhe u ndal nga polici. Ai protestonte dhe bënte lutje, por xhirimi është xhirim.“Zonjë për atë që e thatë ne kontrolluam që të mos del se u japim dënim në kundërshtim me të vërtetën dhe konstatuam se vërtetë nuk i dhatë përparësi këmbësorit, kurse fotografitë do të dorëzohen me flet denoncimin si dëshmi. Dënimi është 300 euro, nëse paguhet brenda 8 ditëve është 150 euro. Ja ku gjendet këmbësori kur ju ishit në lëvizje” tregon Kuzmanoviq. “Mirë, kërkoj falje. Isha e bindur se ai qëndronte atje, por unë atë e kalova” u shpreh një qytetare. Kamerat e automjetit civil policor e regjistruan edhe një grua e cila nuk kaloi në vendkalimin për këmbësorët në rrugën ‘Partizanska’. Kishte fat dhe kaloi vetëm me tërheqjen e vërejtjes. Sipas Kuzmanoviqit , me xhirimin e kundërvajtjeve, vazhdimisht po zvogëlohet numri i atyre që nuk i ngasin makinat si duhet. “Në fillim kur e nisëm punën thoja se çdo i dyti kundërvajtës ishte taksist, por kur filluam ta bëjmë këtë punë për këto gjashtë muaj, çdo i dhjeti bënte kundërvajtje. U zvogëluan kundërvajtjet në këtë pjesë” shtoi më tej Kuzmanoviq. Dënimet për kundërvajtje në trafik sillen prej 25 e deri 500 euro, kurse për disa shkelje të ligjit parashtrohen kërkesa deri të gjykata për marrjen e patentë shoferit në periudhën prej 3 deri 12 muaj. Frosina Pandurska –Dramiqanin | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Forcat e NATO-s para rrezikut në Afganistan dhe Pakistan Thu 7 Oct 2010 - 9:48 | |
| Forcat e NATO gjenden para një rreziku të madh në Afganistan dhe Pakistan. Në pjesën jugperëndimore të Pakistanit edhe sot, tashmë pesë ditë me radhë, u sulmua karvani i NATO-s që transportonte pajisje dhe lëndë djegëse për ushtrinë në Afganistan. Kësaj radhe, u dogjën20 kamionë, kurse një person humbi jetën. Qeveria e Pakistanit më parë edhe më tepër e ndërlikoi situatën pasi vendosi që ta bllokojë njërën nga rrugët nëpër të cilën qarkullojnë automjetet e Aleancës në shenjë proteste për shkak të sulmeve që i kryejnë aeroplanët pa pilot dhe helikopterët amerikanë kundër objektivave të talebanëve në Pakistan. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: PE-ja votoi për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën Thu 7 Oct 2010 - 14:46 | |
| Parlamenti Evropian (PE) votoi me shumicë dërrmuese për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën. Me 538 vota pro, 47 kundër dhe 41 abstenime nga 626 eurodeputetë të pranishëm, u mbyll kështu faza e parafundit me dy vendet e prapambetura në këtë proces. Raportuesja Tanja Fajon kërkoi në debatin e një dite më parë që vizat afatshkurtra të hiqen para krishtlindjeve, njësoj siç ndodhi me Maqedoninë dhe vendet e tjera një vit më parë. Fjala e fundit i mbetet këshillit të ministrave të brendshëm të vendeve anëtare në takimin e 8 nëntorit. Disa vende si Franca, Holanda dhe Danimarka kanë shprehur rezerva ndërkohë për shkak të problemeve që lindën me flukset e azil-kërkuesve nga vendet që përfituan më parë. Gjithsesi vota në këshill është me shumicë të cilësuar dhe në parim asnjë vend anëtar nuk është kundër heqjes së vizave me këto dy vende.E izoluar do të mbetet vetëm Kosova, për të cilën ende nuk ka nisur as dialogu për liberalizimin e vizave. Ernest Bunguri | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: | Afganistan, flaka kaploi 40 kamionë të NATO-s Thu 7 Oct 2010 - 14:47 | |
| Të paktën 40 kamionë me furnizime për trupat e NATO-s në Afganistan janë shkatërruar në dy vërsulje në Pakistan. Persona të armatosur u vunë zjarrin 20 cisternave në sulmin e parë afër qytetit juglindor Keta. Sulmi i dytë u krye në veriperëndim të vendit. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar falje Pakistanit për sulmin me helikopter, ku u vranë tre ushtarë pakistanezë afër kufirit me Afganistanin. SHBA-të thanë se helikopterët amerikanë i kanë ndjekur ushtarët duke menduar se janë kryengritës. /REL/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Kryeministri Gruevski do të ketë fjalim para AP të Këshillit të Evropës Thu 7 Oct 2010 - 14:49 | |
| Kryeministri Nikolla Gruevski sot do të ketë fjalim para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në suaza të sesionit vjeshtor të APKE-s. Janë paraparë edhe disa takime bilaterale, mes të cilave edhe me kryetarin e APKE-së, Mevlud Çavushogllu, si dhe me kryetarin e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, Zhan-Pol Kosta. Kryeministri Gruevski, mbrëmë në Këshillin e Evropës e hapi ekspozitën e fotografive, të titulluar "Kultura është e rëndësishme - vende në Evropën Juglindore të kyçura në trashëgiminë botërore të UNESKO-s", që e organizuan misionet e përhershme në Maqedoni, Austri, Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi. "Në çdo pjesë të Evropës ekziston pasuri e cila na përkujton se çka është e jona, por gjithashtu edhe çka është universale që na afron dhe lidh. Siç ka theksuar njëri nga kreatorët e Bashkimit Evropian, Zhan Mone “nëse do të mund të filloja përsëri, do të filloja nga kultura, unë vetëm do të shtoj se nga kultura gjithashtu duhet të vazhdojmë", theksoi Gruevski në hapjen e ekspozitës. Ai, theksoi se obligimi ndaj të cilit të gjithë duhet të përkushtohemi në të ardhmen, është të vazhdojmë në rrugën e krijimit të vlerave dhe mbindërtimit të ekzistueseve me vepra të reja, me vlerë të re, me ç’përfitim të ri universal civilizues. "Jam i sigurt se do të kemi sukses në atë", përfundoi kryeministri i Maqedonisë. /MIA/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Sllovaki, kryeministres letër kërcënimi për vdekje Thu 7 Oct 2010 - 14:51 | |
| Kryeministrja sllovake, Iveta Radicova është nën mbrojtje të posaçme policore për shkak të marrjes së një letre me një gëzhojë brenda saj, njoftoi televizioni shtetëror çek. Letra anonime me gëzhojë ka mbërritur në adresën private të kryeministres në Bratislavë, pas deklaratës së saj në publik se do t'i jepte fund vjedhjes në institucionet publike dhe shtetërore. Policia e konsideron letrën si kërcënim me vdekje ndaj kryeministres Radicova Për një kohë të pacaktuar, ajo do të ketë në dispozicion një automjet të posaçëm të blinduar "A8", ndërkohë që policia po kontrollon postën e saj. /MIA/ | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
| | | | Lajmet Ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |