Qindra protestues kanë marshuar rrugëve të Bejrutit, duke kërkuar fundin e sistemit fetar në Liban.
“Revolucioni është kudo… Liban, është radha jote”, kanë brohoritur protestuesit që ishin mobilizuar nga thirrjet në Facebook.
Sistemi qeveritar i Libanit i ka rrënjët në marrëveshjen e vitit 1943 për ndarje të pushtetit në baza konfesionale. Marrëveshja u miratua pas pavarësisë së vendit nga Franca.
Me qëllim ruajtjen e balancës midis 18 sekteve fetare, traktati kërkon që presidenti të jetë i krishterë, kryeministri mysliman sunit, ndërsa kryetari i kuvendit mysliman shiit. Edhe postet e tjera qeveritare janë të ndara sipas përkatësisë religjioze. /Koha/