Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Libi: Udhëheqësit fetarë ftojnë për të protestuar kundër qeverisë Wed 23 Feb 2011 - 10:23 | |
| Një koalicion i udhëheqësve muslimanë nga Libia “Rrjeti i ulemave të lirë”, ka nxjerr një deklaratë, ku ftojnë të gjithë muslimanët që të dalin kundër udhëheqësit libian, duke e konsideruar këtë si një obligim.
“Ata janë treguar shumë arrogantë, madje, edhe e kanë rritur masën e krimit të tyre ndaj njerëzve. Në këtë mënyrë ata kanë treguar një mosbesim të qartë ndaj udhëheqjes së Zotit dhe të profetit të tij të dashur”, thuhet në deklaratën e grupit në fjalë, ka transmetuar Reuters.
“Për këtë shkak, ata nuk e meritojnë as dëgjueshmërinë e as përkrahjen, kurse ngritja kundër tyre, me të tërë mjetet, paraqet një detyrim hyjnor “, thuhet më tej në deklaratë.
Sipas njoftimeve të Federatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut më Libi, që nga fillimi i protestave anti qeveritare, janë vrarë diku nga 300 deri 400 veta, ndërkohë që demonstruesit kanë marrë nën kontrollë të tyre disa qytete libiane, përfshirë edhe Beghazinë në lindje dhe Sirt’in në veri të vendit. | |
|