Forcat e Qeverisë së përkohshme të Libisë bëjnë të ditur se kanë bërë përparime të rëndësishme në luftën për kontrollin e qytetit Sirte.
Forcat lojale ndaj liderit të përmbysur Muamer Gaddafi, po bëjnë rezistencë të ashpër në këtë qytet, që është vendlindja e Gaddafit.
Pavarësisht se para gjashtë javësh forcat e Qeverisë së përkohshme të Libisë, e kanë marrë kontrollin ndaj kryeqytetit Sirte, udhëheqësit e saj thonë se Libia do të shpallet e çliruar nga Gaddafi, vetëm pasi të merret kontrolli në qytetin Sirte.
Mbrëmë, forcat e Këshillit Tranzicional Kombëtar, që praktikisht paraqet Qeverinë e përkohshme të Libisë, thonë se e kanë marrë kontrollin në një qendër që ishte përdorë nga lojalistët e Gaddafit, spitalin kryesor të qytetit dhe Universitetin.