Dijetarët e universitetit të famshëm islam Al-Az’har kanë dhënë një
fetva me anë të së cilës lejojnë përmbysjen e pushtetit diktatorial të
Ben Alisë dhe pushtetin e tij ata e konsiderojnë armik të fesë, njofton
IKNA.
Kjo gazetë njofton se dijetarët e Az’harit kanë nënvizuar se
përmbysja e këtij pushtetit është i lejuar nga pikëpamja e sheriatit
islam.
Abdel Muti al-Bayyumi, anëtarë i Asamblesë për Hulumtime Islamike të Az’harit në lidhje me këtë ka deklaruar:
“Ajeti kur’anorë: “Nënshtrojuni Allahut, nënshtrojuni të Dërguarit të Tij dhe prijësve…”
në mes tjerash ka për qëllim nënshtrimin ndaj urdhrave hyjnore dhe
mësimeve islame dhe në bazë të kësaj qytetarët kanë për detyrë të
rezistojnë kundër udhëheqësit i cili nuk i plotëson premtimet dhe
kundërshton islamin në mënyrë të hapur.” Muhammad Rafat Othman, një anëtarë tjetër i kësaj Asambleje tha:
“Përmbysja
e pushtetit diktatorial të Ben Alisë në Tunizi, duke marrë parasysh se
ka filluar me protesta paqësore dhe është kundërshtuar me dhunë nga ana
policore, nga pikëpamja e sheriatit islam është i lejuar.”Zejnulabidin bin Ali, ish-president i Tunizisë, pas një diktature 23
vjeçare më në fund është rrëzuar nga pushteti, dhe tani Islami frymon
lirshëm në këtë shtet afrikan me popullatë muslimane.
(Breziiri)