Ambasadori i ri i Spanjës Fernando de Galainena kërkoi takim me Kryetarin e BFI-së dhe të dëshmon se bashkëpunimi në mes BFI-së dhe Ambasadës së Spanjës do të vazhdon edhe më tej.
I njëjti ka njohuri mbi Islamin si fe dhe kulturë, ngase vjen nga shteti ku ka qenë vend i kulturës Islame, Andaluzia gjegjësisht nga qyteti i Kordobës. Nga i cili vend është bart edhe civilizimi në Evropë, kështu edhe sot e kësaj dite ruhet me fanatizëm dhe devotshmëri të plotë trashëgimia kulturore dhe qytetëruese e civilizimit islam.
Në Spanjë ka më tepër se 1.5 milion musliman por janë të përkatësive multietnike, ndërsa vendas autokton në krahasim me lagjet muslimane të ardhur është shumë i vogël, andaj edhe na mungon institucioni reprezentativ për gjithë muslimanët e Spanjës.
Ambasadori spanjoll pohon se ka mbi 500 grupacione dhe çdo njëri prej tyre pretendon që të jetë përfaqësues i muslimanëve dhe islamit në Spanjë, e kështu që ka mospajtim në mes tyre, por të gjitha rendi i përgjithshëm spanjoll i kontrollon.
Nga Reis ul Ulema , H. Sulejman ef. Rexhepi, ambasadorit të ri të Spanjës iu bë një prezantim i institucionit që quhet Bashkësi Fetare Islame, për strukturën e saj organizative, për statusin juridik të BFI në R.M, për autoktoninë e popullit musliman të këtij vendi, dhe pikërisht rruajtja unikate dhe unitare e BFI dhe përfaqësimi i saj multinacional.
Ambasadori Spanjoll gjithashtu u informua nga Reis ul Ulema se BFI e R.M është një institucion që predikon Islamin në mënyrë autonome dhe autentike të vendit, vepron mbipolitik dhe mbipartiak, predikon bashkëjetesën, tolerancën, paqen dhe mirëkuptimin për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë shtet të përbashkët.
Që ky realitet e brengos BFI dhe kryetarin që nuk është dominues në Kishën Ortodokse Maqedonase( KOM), i cili krejtësisht është i instrumentalizuar nga pushteti aktual dhe politika ditore.
Megjithëse, Ne si BFI me fanatizëm bëjmë përpjekje të kultivojmë marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfetare, nga ana e politikës ditore dhe KOM shpesh herë na paraqiten edhe probleme që bartin me vete edhe dhunë.
Ambasadori i ri i Spanjës Fernando de Galainena në fund premtoi se do të vazhdoj bashkëpunimi me BFI sidomos në fushën e trashëgimisë kulturore me aktivitete të ndryshme.
(BFI)