Me rastin e “Ditëve të Trashëgimisë Kulturore në Evropë” më 17 dhe 18 shtator, dyert e xhamive të ndryshme në Francë ishin të hapura për qytetarët jomyslimanë.
Sipas disa burimeve nga vendi, xhamitë pritën njerëzit jomyslimanë francez, të cilët vizituan vendet fetare që të njihen me parimet islame dhe ritualet e myslimanëve, transmeton agjencia e lajmeve Irib.
Xhamia e Madhe në Lion si një nga xhamitë më aktive të vendit ka publikuar një thirrje për të gjithë qytetarët duke i ftuar ata të vizitojnë xhamitë për të parë arkitekturën e vendeve islame dhe drejtpërdrejtë të flasin me myslimanët.