Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Djali i Omer Muhtarit: Populli libian do të ngadhënjejë Fri 4 Mar 2011 - 9:36 | |
| Muhamedi, i biri i luftëtarit libian Omer Muhtarit, ka deklaruar se populli i Libisë, në luftën e tij do ta ngadhënjej kolonelin Muammer El-Gaddafi, duke i krahasuar protestat popullore, të cilat, tani më, kanë hyre në javën e tretë, me protestat e dikurshme që ishin kundër okupatorit italian. Ai, në deklaratën e tij të dhënë për gazetën egjiptiane “Esh-Shuruk”,është shprehur: “Unë jam me të rinjtë e Libisë, kërkojë lirinë, dinjitetin dhe çlirimin e Libisë nga Gaddafi. Allahu është në anën e tyre dhe në luftën e tyre dhe jam i sigurt se kanë për të dalë si fitues.”
Djali i Muhtarit, i cili tani i ka mbushur të 89-tat, rezistencën kundër Gaddafit, e ka krahasuar me kryengritjen dhe rezistencën popullore kundër okupimit italian, për arsye se, që të dyja kryengritjet, janë kundër padrejtësisë.
Muhamedi ibn Omer Muhtar ka shtuar më tej se është revolucioni tunizian dhe ai egjiptian i cili e ka inkurajuar edhe rininë e Libisë për kryengritje dhe se populli libian dëshiron që qeverisja 42 vjeçare e Gaddafit të përfundojë sa më shpejt, për shkak se ka ardhur koha për një epokë të re në Libi.
“Të gjitha fiset në Libi janë të bashkuara dhe nuk janë të përçara, siç pohon Gadafi, i cili solli mercenarë që ta vrasin popullin e vet. Pavarësisht nga të gjitha, ne do të fitojmë me ndihmën e Allahut”, është shprehur në fund djali i luftëtarit të njohur për çlirimin e Libisë nga okupimi italian, Omer Muhtarit.
(Breziiri)
| |
|