Te shtëna ne kryeqytetin Libian
Te shtëna te renda janë raportuar ne qytetin e Tripolit , nga protestuesit kundër Muamer Gadafit
Te shtëna me arme kishte ne Tripoli, kryeqytetin e Libise, madje ne zona qe deri me tani ishin te qeta.
Ishte e paqartë se kush ishin qitësit, apo shkaku i te shtënave te cilat filluan te dielën ne mëngjes.
Automatiket, disa nga to te kalibrit te rende jehonin neper qendër te Tripolit, se bashku me besniket pro- qeveritarë, duke fishkelluar dhe duke fryre sirenat e automjeteve te cilat shpejtonin ne afërsi te qytetit, thotë një dëshmitare.
Sidoqoftë një zëdhënës i qeverise mohonte çdo lloje dhune qe kishte ndodhur ne qytetin e Tripolit “Ju siguroj, ju siguroj, ju siguroj , qe nuk është duke ndodhur asnjë dhunë ne Tripoli.
"Çdo gjë është e sigurtë. Tripoli është 100% nen kontroll, atë qe ju dëgjoni janë fishekzjarret e festimeve. Njerëzit janë ne rruge duke festuar dhe duke vallëzuar."
Një korrespondente e Al Jazeeras raporton nga Sheshi i Gjelbërt ne Tripoli, ku thotë qe mijëra njerëz kane dalë për te shprehur përkrahjen e tyre për liderin e Libisë Muamar Gadafin.
“Sheshi është i stërmbushur me përkrahësit e Gadafit” , tha McNaught. Por ajo shtoi se disa nga këta “ përkrahës” kanë pranuar te dielën për një gazetare Britanike, se ata janë ushtare dhe police ne rroba civile.
Tripoli eshte fortifikata me e forte e Gadafit, e cila është duke u
përballur me një rebelim qe nuk e kishte përjetuar gjate 41 vjetëve te udhëheqjes.
Televizioni shtetëror i Libisë tha se te shtënat ne Tripoli ishin festime te forcave te Gadafit te cilet kishin rimarrë qytetin Misurata dhe Az-Zawiyah, te cilët shtrihen 50km ne veri te kryeqytetit , një dite pasi luftëtaret kundër-qeveritar, te neveritur, përsëriten sulmet ndaja forcave besnike te Gadafit..
Qeveria e Libisë ka shpallur haptas shkurtimin e taksave për te shënuar te ashtuquajturën “ fitore” ndaj rebeleve.
Raporti i konfliktit
Forcat e Gadafit te dielën vazhduan te kundër-sulmojnë rebelet
antiqeveritar ne pjesën qendrore te Libise përmes forcave ajrore dhe tokësore ne Bin Jawad, Ras Lanuf dhe Misurata.
Sidoqoftë banoret e Misurates i thane Al Jazeeras se raportimet per rimarrjen e kontrollit te qyteteve ishin te rrejshme. “Nuk ka
absolutisht asnjë baze per ketë deklarim” than një banor i Misuratas.
Sidoqoftë banoret thonë qe tanket kanë filluar granatimin e qytetit “ Misurata është nen sulme” një banor I tha Al Jazeras.
Duke raportuar nga Ras Lanuf, Jacky Rowland nga Al Jazeera tha se një aeroplan fluturoje përmbi dhe lëshoje një bombë ne atë rajon te dielën.
"Ne mendojmë se piloti kishte ne shënjestër një pike me arme kundër ajrore qe ishin afër rrugës” raporton Rowland
Ky rajon ne pjesën qendrore te vendit ka një rafineri dhe kompleks petrokemikal.
Ras Lanuf, dhe qyteti afër tij Bin Jawad, kanë pare luftime te ashpra ndërmjet forcave qeveritare te Libisë dhe rebeleve, dhe sipas raporteve luftëtaret e opozitës kishin qëlluar dhe rrezuar një helikopter te qeverise te dielën herët ne mëngjes. /AJA/mesazhi/