Me
hyrjen e revolucionit të popullit libian në ditën e gjashtë që pas veti
po len qinda të vdekur dhe të plagosur nga armët e policisë dhe
mercenarëve afrikanë, filluan ndryshimet e dukshme në favor të
protestuesve dhe gjuha e peshores filloi të lëvizë në favor të popullit,
ngase niveli i sigurisë së Gadafit po bie, si në aspektin e sigurisë
ashtu edhe në atë diplomatik.
Në nivelin e sigurisë si duket forca e tepruar dhe e pa justifikuar,
që është përdoruar kundër protestuesve që ka shkaktuar krime dhe viktima
të shumta, po jep efektet e veta pozitive kundër vetë përdoruesit të
dhunës dhe regjimit të Libisë, ngase një pjesë dërmuese e anëtarëve të
ushtrisë dhe forcave mbrojtëse libiane që ditën e parë deklaruan se nuk
do të përdorin dhunën dhe armën kundër popullit të libian, andaj ai
pagoi mercenarë afrikan për të vrarë popullin libian.
Gadafi sot, si në Bengazi dhe Tripoli, ashtu edhe në qytetet e tjera,
ka humbur kontrollin e regjimit, ngase njësitë e forcave ajrore dhe
tokësore i janë bashkëngjitur popullatës libiane.
Forca tjetër që kishte mbështetje Gadafi ishin edhe Fiset e mëdha në
Libi, mbi të cilat Gadafi mbështeste bindjen se do ta mbronin, por sot
të gjitha ato kanë paraqitur dëshmitë e tyre se i janë bashkëngjitur
protestueseve dhe popullit libian sepse janë pjesë e tyre.
Pra, Gadafit po i lëkundet kështjella dhe vetëm orët janë në pyetje
deri te përfundimi i diktatorizmit të tij. Vlen të theksohet se Afatin e
fundit për largim që e ka Gadafi përfundon sot në orën 24.
(Aljazeera / Breziiri)