Bashkësia
Fetare Islame kërkon ndërprerjen e menjëhershme të punimeve rreth
ndërtimit të objektit të ri në Kalanë e Shkupit, e cila vlerësohet se i
ka të gjitha atributet e një kishe ortodokse. Jakup Selimovski për
ALSAT-M thotë se nëse ndërtohet Kishë që të shërbejë si muze
arkeologjik, atëherë patjetër do të duhet të ndërtohet edhe xhamia ‘Haki
Pasha’ dhe tyrbeja e Nakshibendive, të cilat do të shërbejnë si pjesë
tjera të muzeut arkeologjik.
“Ai objekt në të ardhmen e afërt, pas ndërtimit të objektit si pjesë e
muzeut arkeologjik, shumë shpejt aty do të mbahen edhe ritet ortodokse
fetare bile bile edhe hapja do të jetë me përfaqësues të subjekteve
fetare të KOM-it. Për këtë arsye nëse vazhdojnë me këtë avaz, ne
kërkojmë që sa më shpejt ose menjëherë me këto aktivitete të fillohet të
rindërtohet , në qoftë se më prishet kufizimi i ligjit, të ndërtohet
edhe xhamia Haki Pasha në atë vend dhe të rindërtohet gjithashtu tyrbeja
e Nakshibendive, qofshin këto njejtë objekte montazh dhe njejtë le të
shfrytëzohen si vende për ekspozim të artefakteve arkeologjike por të
ketë barazi fetare se ai vend edhe përfaqëson barazin fetare në të
kaluarën” tha Jakup Selimovski, përfaqësues i BFI-së.
Ndërkohë Selimovski ka hedhur posht pohimet e Drejtorit të Drejtorisë
për mbrojtjen e monumenteve kulturore-historike, Pasko Kuzman se Çarshi
Xhamia në Prilep do të shërbej si muze.
“Ajo xhami në Prilep është xhamia e vetme pasi vetëm ajo ka mbetë për
nevojat e besimtarëve të qytetit të Prilepit. Për këtë shkak nuk mund
të krahasohet asesi, ai objekt ekziston, ai objekt do të rindërtohet me
projekt, ai objekt është i përfshirë në planin detal të Prilepit, ai
objekt i takon BFI-së plotësisht kurse edhe pse vitin e kaluar ka pasur
para për rindërtimin e xhamisë së Prilepit, tani ku i gjetën paratë të
ndërtojnë një objekt që nuk është i paraparë në asnjë dokument dhe them
në një vend të përbashkët, vend i cili i takon të gjitha civilizimeve
dhe kul e shpirtërore në këtë vend” tha Jakup Selimovski, përfaqësues i
BFI-së.
“Qëllimet tona janë këto, njëjtë sikur edhe kërkova unë personalisht
në emër të këtij institucioni që Çarshi Xhamia në Prilep të
rekonstruohet dhe të shërbej si muze… Ne Çarshi Xhaminë e kërkojmë që të
bëhet ashtu si ka qenë, por të shërbej si muze për arte islame. Njëjtë
këtu dëshirojmë që të ngremë Kishën ashtu si ka qenë por të shërbejë si
muze për artefaktet që i kemi zbuluar atje” tha Pasko Kuzman, Drejtor i
drejtorisë për mbrojtjen e monumenteve kulturore-historike.
Arsyetimi i Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë për Mbrojtjen e
Monumenteve Kulturore dhe subjektit politik shqiptarë në pushtet BDI-së,
vazhdon të jetë se në këtë rast nuk bëhet fjalë për kishë, por për
objekt që do të shfrytëzohet si pjesë e muzeut arkeologjik ku do të
eksponohen artefaktet e gjetura në atë lokalitet që nga viti 2007 kur
dhe filluan gërmimet.
(Alsat-m)