Pritet që treni i parë ekspres të niset brenda katër viteve të ardhshme, i cili do të transportojë dy milionë pasagjerë në vit drejt vendeve të shenjta.
Turqia po bën përgatitjet përfundimtare për zbatimin e një projekti të rëndësishëm, i cili synon të vërë në funksion linjën e vjetër hekurudhore që lidh Stambollin me Mekën. Treni ekspres e redukton
distancën mes Turqisë dhe Hexhazit në 24 orë.
Ky projekt synon të kthejë linjën e vjetër hekurudhore, punimet e së cilës kanë filluar në vitin 1900 dhe katër vite më pas u nis treni i parë.
Pritet që treni i parë ekspres të niset brenda katër viteve të ardhshme, i cili do të transportojë dy milionë pasagjerë në vit drejt vendeve të shenjta. Treni do të niset nga Stambolli, do të kalojë në Adana, Osmanie, Halep dhe Dera të Sirisë, Jordani dhe do të qëndrojë në Medinen e Bekuar, për të vazhduar mandej drejt Mekes me linjën e brendshme.
Vlen për të thënë se Arabia Saudite ka treguar interes mjaft të madh për këtë linjë, e cila do i rrisë ndjeshëm shkëmbimet tregtare mes shteteve të rajonit.
Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i hekurudhave turke, Sulejman Karaman, deklaroi se aktualisht janë në proces përgatitje dhe trajtimi të linjës së lartpërmendur. ( ardhmeriaonline)