Pas
suksesit në përmbysjen e diktatorit Muamer Gadafi, në shesh kanë
filluar të dalin ndarje mes udhëheqjes së opozitës libiane, sepse forcat
dhe personalitetet pro-islamike në Libi kanë kritikuar politikën e
Këshillit nacional, shkruante të mërkurën Los Angeles Times. Dijetari
mysliman Ali Salabi, Këshillin nacional e përshkruan si “shekullarist
ekstrem”.
Ai për televizionin Aljazeera ka thënë se Mahmoud Jibril dhe
bashkëpunëtorët e tij janë “shekullarist ekstrem” të cilët kërkojnë të
pasurohen nëpërmjet “punës së jetës”
Ai të martën tha se Jibril dhe bashkëpunëtorët e tij na çojnë në “erën e re të tiranisë dhe diktaturës”.
Ai shtoi se administrata e re mund të jetë më e “keqe se e Gadafit.”
Mirëpo Salabi nuk është i vetmi që ka kritikuar Këshillin nacional.
Të dielën, komandanti i Tripolit Abdel Hakim Belhaj, kritikoi planin e
KN, sipas të cilit luftëtarët opozitarë duhet të jenë nën qeverisjen
civile të Benghazit. Një bashkëpunëtorë i Belhajit deklaroi se Jibril
mundohet të bëhet diktatori i ri.
Belhaj është bashkëpunëtorë i Salabit, i cili njihet si mentori shpirtërorë i opozitës libiane.
“Qëllimi ynë si luftëtarë mysliman, ishte që të largojmë Gadafin,
asgjë më shumë”, tha Belhaj në një intervistë të tij të mëhershme.
Dijetari libian, Ali Salabi, shpesh vinte nga Katari për t’i vizituar luftëtarët opozitarë në Benghazi.
Salabi në vitet e 80-ta ka qëndruar nëpër burgjet e Libisë për shkak se kishte kritikuar Gadafin.
Ai thotë se me Belhajin janë shokë gati se 25 vjet.
“Ne kemi të njëjtat mendime dhe ide,” kishte thënë ai për Irish Times.
Analistët besojnë se ky është një rast i shkëlqyer për islamikët libian
të tregojnë rolin e tyre pas dekadave të represionit nga regjimi i
Gadafit.
Mirëpo Këshilli nacional ka hedhur poshtë vërtetimet për ndonjë ndarje në mesin e opozitës libiane.
“Do të kisha thënë se Jibril ka përkrahjen e plotë të popullit libian”, deklaro zëdhënësi i Këshillit nacional, Mahmud Shemmam.
“Mirëpo në Libinë e re, ne respektojmë të drejtën e njerëzve që të shprehin mendimin e tyre.”
Shammam tha se nuk ka asnjë ndarje mes islamikëve dhe shekullaristëve në Këshillin nacional.
“Të gjithë ne jemi mysliman, të gjithë jemi mysliman mesatarë (të moderuar).
Në fjalimin e tij të parë publik në Tripoli lideri i këshillit
nacional Mustafa Abdel Jelil deklaroi se “islami mestarë” do ta udhëheq
Libinë post-gadafiane.
(Breziiri)