I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “S'ka njeri i cili agjëron një ditë për hir të Allahut, vetëm se Allahu, për shkak të saj do t'ia largojë fytyrën atij (njeriut) nga Zjarri shtatëdhjetë pranvera.”
Dëgjova Abdul-Malik ibn Abi El-Minh që transmetonte prej babait të vet se Pejgamberi s.a.v.s. i kishte urdhëruar ato që t’i agjërojnë tri ditët e "bardha". Ai tha: “Kjo është [ekuivalente] sikur të gjithë muajin ta kaloni në agjërim."
( Tre ditët e "bardha" janë ditët 13, 14, 15, pra tre ditët në mes të muajit, të cilat quhen kështu për shkak të shkëlqimit të hënës së plotë në këto netë.)
Agjerimi i tri diteve per qdo muaj llogaritet agjerim i tere kohes.Ato jan ditet e bardha:dita e trembedhjete,e katermbedhjete,dhe pesembedhjete.(Te muajve lunar)
Pyetja:
Selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Deshta të pyes për agjërimin
e nga tri ditëve në muaj. Kam dëshirë t’i agjëroj, andaj më tregoni si dhe cilat
ditë me agjëru dhe si me e ba nijet? Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja:
Allahu të ndihmoftë, padyshim se ky agjërim është prej Sunnetit të
Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili na porosit, përveç ramazanit
që është farz, edhe me agjërimin e ditëve tjera, si të hënën dhe të enjten,
ditën e ashureve, ditën e arefatit, 3 ditë nga çdo muaj,
me të cilin ka të bëjë edhe pyetja e juaj, etj.. Ndalemi te treditëshi i çdo muaji,
Pejgamberi alejhi selam na mëson që të vazhdojmë me traditën e agjërimit gjatë tërë vitit,
gjegjësisht me agjërimin e tre ditëve nga çdo muaj dhe ato të jenë ditët e bardha,
të cilat janë dita e 13, 14 dhe 15 e muajit hënor,
kur gjatë atyre ditëve hëna është e plotë dhe netët janë të shndritshme,
për këtë edhe quhen ditët e bardha. Nijeti bëhet thjesht për Allahun agjërim vullnetar (nafile). Allahu e di më së miri!