Maliki tha se Turqia është duke ndërhyrë në punët e brendshme të Irakut, dhe po u jep shembull “të keq” vendeve të tjera, duke i udhëzuar ato të “përzihen” në punët e brendshme të Irakut.
Kryeministri irakian Nuri al-Maliki ka përsëritur kritikat e tij për politikat e Turqisë në Irak, duke pretenduar se Ankaraja po ndikon në"ndarjen e Irakut".
Në një intervistë me kanalin televiziv Someria në Irak, Maliki tha se Turqia është duke ndërhyrë në punët e brendshme të Irakut, dhe po u jep shembull “të keq” vendeve të tjera, duke i udhëzuar ato të “përzihen” në punët e brendshme të Irakut.
Duke pretenduar se Turqia bëri një marrëveshje me administratën kurde të Irakut, Maliki tha se marrëveshja synonte ndarjen e Irakut. Maliki ka theksuar për bisedimet e politikanëve turkmen në rajon si një dëshmi se një marrëveshje e tillë në fakt është bërë. Ai tha se nisma e Turqisë nuk ishte e suksesshme.
Kryeministri Irakian po përballet me protesta në vendin e tij, pasi ai favorizon sektin shiit, i cili ka marrë postet kryesore në vend.