Nuri beu ishte një shqiptar i urtë dhe i nderuar,i cili qe martuar me një grua shumë të re se ai vetë. Një mbrëmje,kur u kthye në shtëpi më shpejt se zakonisht,një shërbërtor i tij besnik shkoi tek ai dhe i tha :
- Gruaja juaj zonja jonë, sillet në mënyrë të dyshimtë.Rri në dhomën e saj pranë një sënduku të moçëm që i përkiste dikur gjyshes suaj, e që është mjaft i madh sa për të nxënë brenda një burrë.Ai sënduk nuk duhet të ketë pasur brenda gjë tjetër veç ndonjë stolie të vjetër,por besoj se tashmë mund të ketë brënda diçka më tepër. Gruaja juaj nuk më lejon të shoh brenda sëndukut as mua që jam shërbëtori juaj më i vjetër.
Nuri Beu hyri në dhomën e gruas së tij dhe e pa që po rrinte mërzitshëm ndanë sëndukut prej druri të fortë.
- Amund të ma tregoni se çfarë ka brenda ai sënduk?.
- Për shkak të dyshimeve të një shërbëtori,apo sepse nuk keni më besim tek unë?
- A nuk do të ishte më e thjeshtë sikur ta hapje pa e zgjatur shumë,e kësisoj t'i japim fund një njëherë e mirë fjalëve që qarkullojnë?
- Nuk besoj se kjo gjë është e mundur.
- Eshtë i mbyllur me çelës? Ku është çelësi?
Gruaja ia tregoi dhe tha :
- Nxirreni jashtë shërbëtorin dhe do t'ua jap.
Kur shërbëtori doli,gruaja ia dorëzoi çelësin,dhe u tërhoq e tronditur në mënyrës të dukshme.
Nuri Beu u mendua gjatë. Pastaj thirri katër kopshtarëte e tij dhe, të gjithë së bashku, me të rënë muzgu,e mbartën sëndukun,pa e hapur fare,deri në sinorët e fundëm të tokave të tij, dhe e groposën.
Aty e mbrapa,nuk u fol kurrë më parë për këtë çështje.
( Kjo histori provokuese,për të cilën thuhet me ngulmim se mbart një domëthënie të brendshme,përtej kuptimit të dukshëm moral, i përket regjistrit të ortakëve endacakë,prijësi i të cilëve është Jusufi i Andaluzisë, i cili ka jetuar në shek XIII. )
_____________________________________________
Ky tekst gjendet në: Revistën edukative- kulturore. të muajit Janar 2011 Numri: 34
Mundësoi : Bujamin Salija