Këto deklarata Presidenti Abdullah Gyl i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Gabonit, Ali Bongo Ondimba, gjatë një vizite zyrtare në Gabon.
Turqia dëshiron, tha Presidenti, që ndryshimi në Libi të realizohet pa gjakderdhje dhe pa i demoralizuar edhe më shumë forcat libiane të sigurisë, dhe rikujtoi se këto mendime ai i ka shprehur edhe më parë.
“Ky është mendimi im personal. Lideri i Libisë duhet të tërhiqet menjëherë nga detyra dhe të lejojë menjëherë bërjen e ndryshimit në vend dhe të mos japë shanse për shkatërrimin edhe më shumë të infrastrukturës së Libisë”, u shpreh Presidenti Abdullah Gyl.
Gyl tha se Turqia e ka pritur me nota pozitive vendimin për t’ia dhënë NATO-s detyrën e ndërhyrjes në Libi.
“Turqia e vlerësoi si të çuditshme hapjen e zjarrit pa u hartuar më parë strategjia e daljes nga situata në Libi. Mbledhjet në krahët politikë dhe ushtarakë të NATO-s kaluan me debate. Si përfundim do të jetë një vendim i drejtë dhënia e këtij misioni NATO-s”, tha Gyl.
Ndërsa Presidenti i Gabon-it, Ondimba, theksoi se nuk është një veprim i drejtë që një nga palët të kremtojë fitoren duke shkaktuar gjakderdhje tek pala tjetër në një çështje që është punë e brendshme e një vendi.
“Duhet penguar që vendet të zvarriten drejt situatave dramatike”, shtoi ai. /TRT/