KUR`ANI SHËRIM SHPRTËRORO-TRUPOR.
Xhemat i nderuar së pari ti falemenderohemi Allahut xh.sh.i cili na bëri pjestar të fes Islame, poashtu ti falemenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësoj që të mbërijm kët ditën e sodit për të falur edhe kët namazin e Xhumas së bashku.
Pershendetje dhe salavate të përzemërta ti dergojm Pejngamberit tonë, komentatorit më të mirë të Kuranit famëlart, predikuesit te fesë Islame, njeriut më të sjellshëm dhe më të moralshëm, e njëherit që është edhe Pejngamber i fundit, vul e të gjith pejngambërve tjerë pra Muhammedit a.s.
Në javën e pare cekëm se muslimanët jan popull më i lumtur në sipërfaqen e tokës sepse në duart e tyre kan librin më të famshëm,liber ky që eshtë shpallur nga Krijuesi i gjithësis. Libër ki që muslimani poqese lexon,e kupton dhe mundohet që të punoj sipas porosive të tija ai njrei do të jet i lumtur si në këte poashtu edhe në botën tjetër.
Kurani është shërim trupor si dhe ushqim shpirtëror i njeriut, këte më së miri na vërteton vat ajeti Kuranor ku Allahu xh.sh. thot;
وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاء وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ وَلاَ يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إَلاَّ خَسَارًا {82}
Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.(17/81/82.)
Allahu xh.sh. me zbritjen e Kuranit pejngamberit të fundit Muhammedit a.s. e ki njerëzis tregon edhe një here mëshirën e tij ndaj krijesës njeri. Sepse Kurani nuk është një kushtetut qe ka vetëm dënime, përkundrazi ai tregon edhe përgëzime, kënaqësi, lumturi etj.
Kurani është një ilac që njeriun e mbron para se ta kaploj virusi i sëmundjes, sepse më leht ështe që të pengosh sëmundjen sesa ta shërosh ate. Mu për këte ne si musliman duhet që sa me tepër të mirena me leximin e Kurani për ti qetësuar zemrat tona si dhe për të ushqyer shpirtin ton, sepse Muhammedi a.s. në një hadith thot;Ibadeti më i mire i ummetit tim është leximi i Kuranit, dhe thot “Sikur Kurani të ishte shkruar në lëkurën e paregjur zjari nuk do ta digjte”.
Se me të vërtet Kurani është fjalë e Allahut xh.sh. na tregon edhe vet fakti se muslimanët në mbarë ruzullin tokësor po e mësojn ate edhe përmendsh, pa mos e kuptuar asnjë fjal,e në anën tjetër po qese marim një poet më të famshëm dhe ta pyesim për poezit qe i ka shkruar nuk ësht në gjendje t`na i tregoj ashtu sikurse i ka shkruar ato. Mirëpo një fëmij musliman që nuk kupton asnjë fjal nga gjuha arabe është në gjendje që të mësoj tërë Kuranin pa mos ndryshuar asnjë fjal,e kjo a nuk tregon se është fal e Allahut xh.sh.,sepse vetëm Ai eshtë i cili e mundëson këte,ku edhe vet Allahu xh.sh. thotë:
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ {9}
Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.(15/9)
Poashtu dikush mund të arsyetohet se unë nuk e kuptoj Kuranin sepse ai është në gjuhën arabe, por sot falë dijetarve Kurani pothuajse është përkthyer ne të gjitha gjuhët, poashtu edhe në gjuhën shqipe, vetëm problemi mbetet se a jemi të interesuar që ta lexojm e ta kuptojm atë.
Por cështë interesant me neve sepse kur bëhat fjal për përfitime të kësaj bote si dhe për te përfituar prej kësaj ne po gjejm metoda të ndryshme, si p.sh.po qese na vjen ndonjë letër zyrtare për ta kuptuar atë ne e lexojm disa herë përderisa ta kuptojm se cfar shkruhet në të!cfar kërkohet prej nesh? Po pse me Kuranin nuk veprojm kështu?A nuk është Kurani libër zyrtar? Me siguri se po por pse Kuranin nuk e lexojm disa herë e të shofim se cfar kërkon Allahu xh.sh, prej nesh?
Poqese na vjen ndonjë letër në ndonjë gjuh të huaj për ndonjë përfitim të kësaj bote(ndonjë vizë) na e marim letrën dhe mundohemi të gjejm njeri që e kupton kët gjuh që tna shpjegoj se cfar kushtesh lyp prej nesh që ti plotësojm ato vetëm e vetëm mos t`na ik ki fat. Ndërsa kur është në pyetje Kurani pa kurfar turpi themi se nuk e kuptojmë atë gjuh me të cilën është shpallur ai.
Kurani ësht kushtetuta më e mire e muslimanit ia tregon rrugët e lumturis së kësaj dhe botës tjtër, ësht përgëzues për besimtarër që bëjn vepra të mira,ja se si thot Allahu xh.sh:
إِنَّ هَـذَا الْقُرْآنَ يِهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ الْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْرًا كَبِيرًا {9}
Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.
Pra vëlla i dashur mos lejo që shejtani tët mashtroj me fjalët që të thuash se gjuha arabe nuk është gjuha ime, e ti ikish leximit të kuranit por mëso që ta lexosh dhe ta kuptosh atë, sepse në shpirtin tënd do të gjejsh rehati, në jetën tënde lumturi. Mundohu që të shoqërohesh me Kuranin të jesh më afër Allahut te përforcosh Imanin, një poet thotë kështu:
Kush lexon Kuranin
Shpirtin e freskon
Forcon dhe Imanin
Jetën bagaton
Kurani do të jet argument në ditën e gjykimit, por parashtrohet pyetja se Kurani do të jet argument për apo kundra nesh, ku Muhammedi a.s. thot:”Kurani është argument për ju ose në dëmin tuaj”
Ndërsa Allahu xh.sh. në lidhje me këtë në një ajet të Kuranit famëlart thotë:
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ {22} إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ {23} وَوُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ بَاسِرَةٌ {24} تَظُنُّ أَن يُفْعَلَ بِهَا فَاقِرَةٌ {25}
Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë. Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda. Që presin t’u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).(75/22-25)
Fillimisht të jesh i vetëdijshëm se Kurani është fjal medhështore e përkryer sikur që ështëi Lartëmadhëruar Ai i cili e ka shpallur dhe kështu ta paramendosh kur ta lexosh ate.
Të mundohena që sa më tepër të mirena me leximin, kuptimin e Kuranit sepse vetëm në këte mënyrë do të jemi nga ata besimtar që kërkon Allahu xh.sh, do të jemi njerëz që nderojn njëri tjetrin, puntor të ndenj,njerëz përparimtar,do të kemi moral te sinqert si dhe do të dijm të vlersojm jetën.
Vëlla i dashur dije se Kurani është sikurse Dielli, nga i cili rrjedhin fshehtësit e njohjes në zemër, mu sikur rrezet e Diellit që bijn në tokë, duke i dhënë jetë.
Mundohu që zemrën tënde ta kthesh kah Dielli i Kuranit, duke u ndricuar me shkëlqimin e tij, përqfoje fuqishëm me tërë qenjen tënde driten e Allahut xh.sh..
Me shpres që të vazhdojm në javët në vijim e lusim Allahun xh.sh. që mos tna largoj nga drita e Kuranit,nga zemrat tona mos tna e hjek vlerën e Imanit,si dhe tna meshiroj si në këte poashtu edhe në botën tjetër.
O Zot nëse gabojm na fal, na mëshiro,dhe përher me ne qëndro.Për nder të kësaj dite dhe për hire të këtij namazi mos na largo nga rahmeti Yt.Na mundëso që ta duam Kuranin e me këte ta përforcojm edhe Imanin.
AMIN