Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Disa gjëra që shërbjen për shërim të shënuara në Mjeksin e Pejgamberit a.s sipas rënditjes alfabetike Tue 30 Nov 2010 - 10:33 | |
| ALOJA (Subejr) | Nëse përziejm alojën me ilaçet tjera, ajo i anulon efektet eventuale negative të tyre.Po ashtu përdoret për shërimin e kapakëve të ëjtur të syve , mëlçisë, verdhëzës dhe sëmundjeve të barkut.Othman ibn Affani, radijall-llahu anhu,transmeton hadithin ku qëndron se një njeri i është ankuar Pejgamberit , sal-lall-llahu alejhi ve selem, për dhembje të syve gjatë haxhit, Pejgamberi ,sal-lall-llahu alejhi ve selem , i ka thënë që ti mbulojë me alojë. TransmetonTirmidhiu. | AMBERI (El-Emirbaris)
| Amberi është i thatë dhe i fothtë.E përmirëson disponimin, e shuan etjen dhe e forcon mëlçinë.Lëngu i amberit e forcon ngjyrën dhe përdoret në infuzione dhe hapa (pilula), ose si shurup i thjehstë.Shurupi i ambrës e ndalon gjakderdhjen, por nuk e trashë përbërjen e tij dhe kjo është veti sekrete (tajitëse) e tij.
| ANTIMONI (Usmud)
| Është i ftohtë dhe i thatë.Antimoni i forcon fijet optike dhe i mbron sytë.Pejgamberi,sal-lall-llahu alejhi ve selem,ka thënë: "Ilaçi më i mirë për sytë është antimoni. E forcon të pamurit dhe i ngutë qerpikët". Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi. Ebu Davudi po ashtu e transmeton këtë hadith: "Ilaçi më i mirë është antimoni. Ai e mbron syrin e shëndoshë por jo edhe të sëmurin". Tirmidhiu po ahstu transmeton hadithin ku qëndron se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, kishte një enë të posaçme ku e mbante antimonin. Çdo natë nga tri herë e vinte në sy melhemin e bërë nga antimoni. Hadith të ngjajshëm transmeton edhe Enesi. Gjëja më e mirë që fitohet nga nga ai është moshuesi. Abdul Latifi ka thënë: "Antimoni e ngutë rritjen e qërpikëve, i zbukuron, prandaj zemrat tona e duan". | ARGJILI(TIN)
| Ka dy lloj argjili: argjil i bardhë dhe i kuq jemenas.Që të dyja përdoren për ndaljen e gjakderdhjes. All-llahu, subhanehu we teala, thotë: "Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte", (El-Mu`minun:12)
| AROMA(TIB)
| Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: "Ka tri gjëra në këtë botë që unë i dua: gratë, aromat, kurse qetësimi i syrit tim është në namaz". | ARRA(Xhevz)
| Arra është e ngrohtë dhe e thatë. Shkakton kokëdhembje.Tretet rëndë dhe është e ekqe për barkun. Arrat e freskëta janë më të mira se të thatat. Arrat e përziera me mjalt janë të mira kund0δr dhembjeve në fyt. Ibn Sina ka thënë: "Ngrënia e arrave, fikut dhe ryzës (Ruta graveolens) është ilaç për çdo sëmundje". Transmetohet se El-Mehdiu ka thënë: "Kam hyrë në shtëpinë e El-Mensurit dhe kam parë duke ngrënë djath dhe arra, atëherë e pyeta: "Ç`ëhtë kjo?" Ai u përgjigj: "Babai im më ka treguar për dikë që e ka parë Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve selem, duke ngrënë djath dhe ara, atëherë e ka pyetur diç në lidhje me këtë, e ai ka thënë: "Djathi është sëmundje, kurse arrat janëilaç. Nëse i bashkoni atëherë keni ilaç", Ky hadith është regjistruar në veprën El-Vesila.
| ARGJENDI(Fida)
| Ngrënia e argjendit (nën mbykqirjen mjeksore) e forcon zemrën. Përdorimi i enëve të bëra nga argjendi është harram. Argjendi është i mirë kundër rrahjeve shqetësuese të zemrës. | ARI(Dheheb)
| Ari ka balancim të njëjtë. Ai posedon ngrohtësi të butë.Përdoret në ilaçet që i zbusin fryerjet. Ari, po ashtu e forcon zemrën. Kur përdoret në mjetet për djegjen e plagëve nuk shkakton mëshikëza dhe shërimi është i shpejtë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka ndaluar përdorimin e enëve të arit dhe argjendit, por përdorimi i tyre në mjekësi është i lejuar. | ARRË KOKOSI(Xhevzetul hind-Cocos nucifera) | Arra e kokosit forcon potencën dhe liron nga dhembja në shpinë. Arra e kokosit është e ngrohtë dhe e lagët. |
| |
|
Vizitor Vizitor
| Titulli: Disa gjera sheruese nga Medicina e Pejgamberit a.s me Shkronjën B Mon 20 Dec 2010 - 8:27 | |
|
BORZILOKU ËMBËL
(REJHAN)
|
Borziloku është I ngrohtë.Aroma e tij e forcon zemrën. Uji I stërpikur në borzilok është gjumëndjellës. Buhariu transmeton hadithin që vijon: “Nëse ndokush ju ofron borzilok, mos e refuzoni, sepse përdorimi I tij është I thjeshtë, kurse ka erë të këndëshme”.
|
BUKA (HUBZ)
|
Allahu, xh.sh thotë: “…..prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju…..”(El-Kehf:19)
Mjekët thonë se buka më e mire është ajo që piqet në furrë të rrubmbullakët të bërëprej tullave dhe qërpiqëve.Kjo bukë është e thatë dhe e ngrohtë.Bukën nuk duhet ngrënë deri sat ë ftohet, sepse nëse është shumë e ftohtë, atëherë e vështirëson tretjen, e mund të shkaktojë edhe problem me jashtëqitje.
Në vend të dytë është buka e pjekur në furrë të rrafshët, llojet tjera të bukës nuk janë të mira.
Sa më shumë të ketë krunde në miell, buka është më ushqyese, por tretja është më e rëndë. Buka e butë është më ushqyese dhe më lehtë tretet sesa buka e forte. Dromcat e vogla të bukës shkaktojnë gazëra dhe vështirësojnë tretjen. Buka e gatuar me qumsht është shumë ushqyes, por edhe ajo e vështirëson tretjen dhe rëndë qarkullon nëpër zorrë. Buka e elbit ndikon në mënyrë relaksuese në organizëm,por shkakton gazëra. Buka me qiqra (Cicer orientum) rëndë tretet dhe I duhet shumë kripë.
Aishja , radial-llahu anha, transmeton hadithin: “Çmojeni bukën, sepse All-llahu qiellin dhe token e ka bërë shërbetor të saj”.
|
BISHTI I DELES (ELIJA)
|
Bishtat e deles janë të ngrohta dhe të lagështa. Janë të dëmshëm për barkun, por janë të mire për nervat.Enesi ka thënë: “Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka rekomanduar bishtin e deles kundër skjatikës.Kishte shprehi ta shkrijë yndyrën nga katër bishta të deleve. Pastaj këtë e ndante në tri pjesë dhe urdhëronte që të pihet tre ditë në bark të zbrazët. Këtë hadith e ka regjistruar Ibn Maxhe.Enesi po ashtu ka thënë: “Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ua ka rekomanduar këtë ilaçindra njerëzve (mbi 300) dhe të gjithë ishin shëruar”.Autori I këtij libri thotë: “Ky trajtim është I drejtë vetëm atëherë kur dhembja është shkaktuar nga thatësira. Në këtë rast bishti I deles na qetëson, kurse aroma e nxit tretjen”.Arabët e shkretëtirës e kanë përmirësuar cilësinë e kopeve të tyre duke I ushqyer me pelin, artemisim’ (Artemisia absinthium dhe kamomilë. Pelini dhe artemisi janë ilaçet më të mira kundër skjatikës.
|
BIRRA (FAKKA)
|
Bira është e keqe për barkun dhe nervat. Birra po ashtu shkakton gazëra.
|
BUTERI(ZUBD)
|
Buteri është I ngrohtë dhe I lagët dhe është në shkallën e parë. Është I mire për tretje dhe posedon cilësi laksive.Buteri I freskët është më I mire, është I mire kundër kollit të “thatë”, por e dobëson oreksin.Kur e përziejmë me mjalt dhe hurma u ndihmon grave shtatëzëne ta zvogëlojn oreksin e tepëruar.Ebu Davudi transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, donte të hajë buter me hurma.Kurse Ebu Nu`ajmi transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, I ka thënë Aishes: “Të dua më shumë se buteri dhe mjalti”.
|
BORA(SELXH)
|
Bora është e dëmshme për barkun dhe mëlçinë, sidomos u bën dëm njerëzve me trup të dobët. Ngrënia e bores na bën të etur, sepse bora absorbon ngrohtësinë e truopit.
|
|
|
|
|
|
|
|
|