Prokurori i përgjithshëm egjiptian Abdel Megid Mahmud të hënën urdhëroi që të bllokohen të gjitha llogarit financiare të ish presidentit Hosni Mubarak dhe familjes të tij në Egjipt dhe u ka ndaluar të largohen nga vendi.
Ndërkohë banka qendrore evropiane vendosi t’i bllokojë të gjitha llogarit e ish-shefit të shtetit dhe anëtarëve të familjes të tij.
“Djali i presidentit, Gamal Mubarak, gjithashtu, është objektiv i hetimeve gjyqësore”, përmend sajti rusi RosBiznesKonslating.
Gamal Mubarak sot u përpoq të vetëvritet, pasi në shtëpinë e tij në Kajro arritën nëpunësit gjyqësorë që t’i konfiskojnë paratë nga disa llogari bankare jashtë vendit. Gamal në çajin e tij ka hedhur helm, por mjeku personal i ish presidentit ka arritur t’i shpëtoj jetën.
Ai është transferuar në spital.
Bashkëshortja e ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak nga vendi ka nxjerrë 250 shufra të arit dhe përafërsisht tre miliardë dollarë përmes operacioneve bankare, të kryera në javët e fundit me ndihmë financeze, kumtoi sot gazeta algjeriane “Eshoruk”.
Një burim i lartë qeveritar në Kajro deklaroi se prokuroria planifikon t’i hapë dhe bllokojë llogaritë sekrete të ish-presidentit në shumë banka perëndimore, theksojnë agjencitë.