Ajo tenton të krijojë atmosferë të qetë për burrin e vet!
Gruaja muslimane jo vetëm që zbukurohet dhe i ndan punët me bashkëshortin e saj, por edhe mundohet që të krijojë atmosferë të qetë në shtëpinë e saj. Përkatësisht, ajo e mban atë (shtëpinë) të pastër në të cilën ai do të shohë rend e pastërti si dhe ushqime të mira që përgatiten rregullisht. Gruaja e mençur, gjithashtu, nuk harron se martesa është prej shenjave të Allahut të Madhërishëm. Për raportin mes gruas dhe burrit, Fuqiploti në Kur’an ka thënë: “Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai e krijoi palën nga vetë lloji juaj, ashtuqë të gjeni prehje tek to dhe mes jush krijoi dashuri dhe mëshir. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë!" (Kur`an, 30: 21).
Martesa është një nga lidhjet më të thella që Allahu i Madhëruar e lidh një shpirt me një tjetër,kështuqë,që të dytë të ndjejnë kënaqësi të lejuar, paqe dhe rehati ndaj njëri-tjetrit. Gruaja është burim i ngushëllimit dhe i strehimit për bashkëshortin e vet. Ajo është ajo që e kupton realitetin dhe ia kupton fjalët se çfarë do të thotë ai.
Përktheu:Arsim Jonuzi