Ajo bëhet e këndshme dhe e gëzuar kur e takon burrin e vet!
Një nga mënyrat që gruaja muslimane e bën veten tërheqëse te bashkëshorti i saj është duke qenë e gëzueshme, e shoqërueshme dhe e butë. Kur ai (bashkëshorti i vet) vjen në shtëpi, i lodhur nga puna, ajo e përshëndet me fytyrë të buzëqeshur dhe me fjalë të këndshme. Ajo i lë punët e saj me një anë për një çast dhe i ndihmon atij për t’ia larguar brengat.
Gruaja e vërtetë muslimane asnjëherë nuk është jofalënderuese ndaj askujt, sepse mësimet e fesë së saj e mësojnë atë që të mos bie në këto gabime të sjelljes së keqe dhe të jofalënderimit. Pra, ajo nuk është jofalënderuse ndaj të tjerëve, e mos të flasim më ndaj shoqëruesit të saj jetësor – bashkëshortit të vet! Ajo e di mësimin që e ka marrë prej të Dërguarit të Allahut të Lartësuar, i cili ka thënë: “Ai njeri i cili nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon as Allahun!".[Buhariu]
Nga kjo mund të kuptojmë se çdo njeri që bën ndonjë vepër të mirë, meriton falënderim dhe mirënjohje, kështuqë, si mundet që ajo të hezitojë për të treguar falënderim dhe mirënjohje ndaj bashkëshortit të vet. Pejgamberi i Allahut, alejhi selam, për këtë ka thënë: “Allahu i Lartësuar nuk do ta shikojë gruan e cila edhepse ka qenë e ndihmuar në ndonjë punë nga bashkëshorti i saj, për të cilën (punë) nuk ka pasur mundësi ta kryejë vet dhe prap nuk tregon mirënjohje ndaj tij (bashkëshortit të vet)”[Hakimi]
Përktheu:Arsim Jonuzi