Vizitor Vizitor
| Titulli: "Festa e Ditës së Nënës" Sun 6 Mar 2011 - 11:13 | |
| Festimi i "Ditës se Nënës" është çështje e shpikur, të cilën i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe shokët e tij (All-llahu qoftë i kënaqur me ta) nuk e kanë vepruar. Kjo poashtu paraqet një imitim të kufarëve, prej të cilëve jemi urdhëruar që të dallohemi. Andaj, nuk është e lejuar që të festohet apo t'i nënshtrohemi nënës rreth kësaj çështjeje, sepse i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
Nuk ka nënshtrim nëse ky (nënshtrim) përfshinë mëkat; nënshtrimi është vetëm në atë që është e drejtë dhe me vend."[Buhariu, 7257; Muslimi, 1840]
Ai duhet të vazhdojë ta respektojë atë (nënën) dhe të sillet me mirësi ndaj saj, dhe të vazhdojë duke u përpjekur që ta bind atë se ky festim është një risi e shpikur. Pejgamberi (aljehi selam) ka thënë:
"Çështjet më të këqija janë ato të shpikurat, dhe çdo risi është devijim."[Muslimi, 867; el-Nisaa'i, 1578. Transmetimi i el-Nisaait përmban edhe fjalët: "Dhe çdo devijim do të jetë në Zjarr."
Nëna duhet respektuar dhe nderuar, dhe duhet mbajtur lidhjet familjare me të gjatë tërë jetës së saj, andaj, çfarë është qëllimi i dallimit të një dite të posaçme për ta nderuar atë?
Më tepër, kjo risi (bidat) ka ardhur tek ne prej shoqërive tek të cilat mosrespektimi i prindërve është më se i përhapur. Shoqëri në të cilat nënat dhe babatë nuk gjejnë përkushtim veçse në shtëpi të pleqve, ku ata lihen vetëm dhe askush nuk i viziton, duke kaluar kështu kohën e tyre në dhimbje dhe mallëngjim. Kështu, ata mendojnë se nderimi i nënave të tyre për një ditë, do të shlyej mëkatin e mosnënshtrueshmërisë ndaj tyre gjatë tërë vitit.
Por ne Muslimanët jemi urdhëruar që të nderojmë prindërit tanë dhe të mbajmë lidhjet familjare me ta, dhe neve na është ndaluar mosbidnja ndaj prindërve. Në fenë tonë, nënave i është dhënë diçka që nuk i është dhënë në asnjë fe tjetër; të drejtat e nënës kanë përparësi ndaj të drejtave të babait, siç transmetojnë Buhariu (5514) dhe Muslimi (4621) prej Ebu Hurejre (All-llahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë:
"Një njeri erdhi tek i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe tha: "O i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), kush meriton më së tepërmi shoqërimin tim të mirë?" Ai (alejhi selam) tha: "Nëna yte." Ai tha: "E pastaj kush?" Iu pergjigj: "Nëna yte." I tha: "E pastaj kush?" Iu përgjigj: "Nëna yte." Ai tha: "E pastaj kush?" Iu përgjigj: "Pastaj babai yt."
Nderimi i nënës nuk mbaron edhe pas vdekjes së saj, pasiqë ajo nderohet gjatë jetës së saj dhe në vdekje. Kjo bëhet duke ia falur namazin e xhenazes, duke u lutur (All-llahut) për ta falur atë, duke ia çuar në vend dëshirat (amanetet) e saja të fundit dhe duke i nderuar familjen dhe miqtë e saj.
Le ti qëndrojmë besnik kësaj feje të mrekullueshme dhe të pasojmë rregullat dhe parimet e saja, sepse në të ka udhëzim dhe mëshirë të mjaftueshme.
Sheikh Ali Mahfuz (All-llahu e mëshirofte), duke sqaruar se ky festim ("Dita e Nënës") është një imitim i jobesimtarëve, ka thënë:
"Duke sqaruar seriozitetin e festimit të festave tjera përveç festave Islame (Bajramet), i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka theksuar se disa popuj apo grupe të Ummetit të tij do të pasojnë Njerëzit e Librit (Ehl ul Kitab) në disa rituale dhe tradita të tyre, sikurse është transmetuar në hadithin e Ebu Said el-Khudri (All-llahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë se, i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha:"
"Ata do të pasojnë rrugët e atyre që erdhën para tyre, pëllëmbë për pëllëmbë, bërryl për bërryl, derisa, edhe po të hynin në vrimën e hardhucës, ata do t'i pasonin." Ata thanë: "O i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), (mendon) Jehudët dhe Krishterët?" Ai (alejhi selam) tha: "E kend tjetër (pos tyre)?" [Transmetonjnë Buhariu dhe Muslimi)
"Dashuria e imitimit, edhe nëse kjo është diçka që ekziton në zemrat ë njerëzve, është e ndaluar në Sheriat nëse ai i cili imitohet dallon nga ne në besimin dhe të menduarit e tij, posaçërisht kur imitohet në besime fetare apo vepra të adhurimit, apo është ndonjë ritual apo traditë. Kur Muslimanët u bënë të dobët në këtë kohë, imitimi i tyre të armiqve të tyre u bë edhe më i përhapur dhe shumë tradita dhe adete perëndimore u përhapën, qofshin këto të bëjnë me mjete konzumimi apo qëndrime dhe sjellje. Një prej këtyre adeteve është edhe festimi i "Ditës së Nënës"."
Sheikh Muhammed ibn Salih ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) është pyetur rreth festimit të "Ditës së Nënës", dhe është përgjigjur:
Të gjitha festimet, të cilat dallojnë nga Festat (Bajramet) e përcaktuara me Islam, janë festivale të shpikura të cilat nuk janë njohur në kohën e selefit (paraardhësve) të drejtë, dhe poashtu mund të kenë ardhur prej jo Muslimanëve, në ç'rast përveç se është bidat (risi) ato janë edhe imitim i armiqve të All-llahut. Festat të cilat jan të definuara në Islam janë të mirënjohura për Muslimanët: ato janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, dhe festa javore e Xhumasë. Nuk ka festë tjetër në Islam, përveç këtyre tri festave. Të gjitha festat tjera të futura, veç këtyre, duhet refuzuar sepse janë bidate (risi në fe) dhe janë të gabuara sipas Ligjeve të All-llahut, sepse i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Kushdo që prezenton diçka në këtë çështje tonën (Islam) që nuk është pjesë e saj, do t'i refuzohet." d.m.th., do t'i hudhet prapa atij dhe nuk do të pranohet nga All-llahu. Sipasnjë verzioni tjetër: "Kushdo që bën një vepër e cila nuk është pjesë e kësaj çështjes sonë (Islamit), do t'i refuzohet."
Pasi kjo të jetë bërë e qartë, atëherë nuk lejohet të tergohet asnjë shenjë e festimit në festën e përmendur pyetje, gjegjësisht "Ditën e Nënës". Nuk lejohet që të tregohet kënaqësi dhe hare, apo të jipen dhurata, etj.
Muslimanët duhet të ndihen krenarë për këtë fe dhe t'u përmbahen kufinjëve të caktuar nga All-llahu dhe i Derguari i Tij (SalAllahu Alejhi ve Selem) në këtë fe, të cilën All-llahu e ka zgjedhur për robërit e Vet, dhe ai (njeriu) nuk duhet të shtojë apo të hjekë asgjë nga ajo. Ajo që Muslimanët gjithashtu duhet të bëjnë është, që të mos pasojnë çdo ide të re e cila paraqitet, por karakteri i tij duhet të jetë në përputhshmëri me sheriatin e All-llahut, ashtu që të jetë prijësdhe shembull, e jo pasues, sepse sheriati i All-llahut (Subhanehu ve Teala) është i përsosur në çdo mënyrë, siç thotë All-llahu:
"Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe."
[el-Maideh, 3]
E drejta e nënës është shumë më e madhe sesa të ketë vetëm një ditë në vit për ta nderuar. Më tepër, e drejta e nënës ndaj fëmijëve të vet është se, ata duhet të kujdesen dhe t'i nënshtrohen asaj, derisa kjo (nënshtrueshmëria ndaj saj) nuk përmbanë mosbindje ndaj All-llahut, në çdo kohë dhe në çdo vend."
Marë nga:www.kurandhesunet.net Allahu i shpërbleft për mundin e dhënë në parandalimin e bidateve shkatruse.....Amiin.... |
|