Një nga veçoritë më të rëndësishme të Stambollit janë xhamitë historike.
Falë restaurimeve të bëra gjatë këtyre viteve të fundit, historia po zgjohet nga një gjumë i thellë.
Zinxhirit të zgjimit nga ky gjumë iu shtua edhe Xhamia Pertevnijal Valide Sulltan, e cila pasqyron arkitekturën e periudhës osmane të vonë.
Në Stamboll, një qytet ky që me veprat e tij historike njëra më unike se tjetra duket si një muze në natyrë, xhamitë janë elementët më të rëndësishëm të kësaj harmonie.
Në fillim Xhamia Mihrimah Sulltan…Pastaj Xhamia Sulejmanije në një mëngjes bajrami…
Xhamitë po restaurohen të gjitha një e nga një sipas trajtës së tyre origjinale, për t’iu përcjellë brezave të ardhshëm.
Edhe Xhamia Pertevnijal Valide Sulltan është një nga veprat më të rëndësishme të arkitekturës së periudhës osmane të vonë.
Restaurimi i kujdesshëm i kësaj xhamie, që zgjati gati 3 vjet e gjysmë, përfundoi me sukses.
Kjo xhami, prej vitesh një nga simbolet e Sheshit Aksaraj të Stambollit, është ndërtuar në vitet 1868-1871 me urdhër të Sulltaneshës Pertevnijal, bashkëshortja e Sulltan Mahmutit II dhe nëna e Sulltan Abdulazizit.
Arkitektët e kësaj xhamie që reflekton stilin neogotik, janë Sarkis Baljan dhe Agop Baljan.
(TRT)