All-llahu do t'u thotë banorëve të Xhennetit:
"Banorë të Xhennetit!" ata do të thonë:
"Zoti ynë, po të përgjigjemi, jemi nën dëshirën e kërkesës Tënde dhe mirësia gjendet në duart tua" atëherë All-llahu do të thotë: "A jeni të kënaqur plotësisht?" ata do të përgjigjen:
"O Zot, si të mos jemi të kënaqur, kur Ti na ke dhënë atë që nuk ia ke dhënë asnjërës prej krijesave tua?" All-llahu do të thotë:
"A nuk dëshironi që t'u jap diçka tjetër, më të mirë se kjo?" ata do të përgjigjen:
"O Zot, çka mund të jetë më e mirë se kjo që na e ke dhënë?" Ai do të thotë:
"Unë do ta bëj që mirësia Ime të zbresë mbi ju, dhe pas kësaj më nuk do të jem i pakënaqur me ju!"