Obligimi i bashkëshortes është të kujdeset për bashkëshortin e saj, ta mbështes në të gjitha ato çështje të cilat janë në përputhje me sheriatin, t’ia ruaj autoritetin dhe nuk guxon ta provokoi e as ta hidhëroi. Ajo duhet të jetë e bindur ndaj burrit të saj dhe duhet ta ketë në kujtesë se bashkëshorti është ai i cili e ruan familjen dhe ka obligim mbështetjen e saj për çdo gjë që është enevojshme. Ajo në atë formë është bashkëshorte e mirë dhe nënë e sjellshme, ndërsa gruaja e cila ruan shtëpinë dhe është përgjegjëse për fëmijët, e pranon me sinqeritetin më të madh tërë kontributin e burrit të saj dhe nuk e mohon,siç qëndron edhe në hadithin të cilin e transmeton imam Muslimi: Transmeton Abdullah iben Omeri r.a. se Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “ O ju gra, jepni sa më shumë sadaka dhe kërkoni sa më shumë falje – istigfarë Allahut, sepse më së shumti kamë parë gra në mesin e banorëve të xehennemit. Në mesin e grave të tubuara, një grua me autoritet tha: “Pse ka në mesin e banorëve të xhehennemit më së shumti gra, o i deguari i All-llahut?” Muhamedi s.a.v.s. tha: “Sepse ju shumë betoheni dhe i mohoni të mirat të cilat ua bëjnë bashkëshortët tuaj. Ndër krijesat që u është dhuruar mendja dhe feja, ju jeni ato të cilat keni më së shumti mangësi në fe dhe në mendje”. Gruaja e pyeti Muhammedin s.a.v.s.: “Ç’është ajo më së shumti mangësi ne fe dhe në mendje?” Muhammedi s.a.v.s. tha: “Mangësia e mendjes është për shkak se dëshmia e dy grave është e barabartë me një burrë, kurse mangësia në fe është për arsye se gruaja nuk fal namaz të natës dhe ka raste kur nuk e agjëron komplet muajin e Ramazanit”. (Muslimi)