Presidenti turk Abdullah Gyl do tu bashkohet miliona muslimanëve të tjerë për të kryer haxhin e sivjetmë në Mekë. Burimet e gazetarëve në në Arabinë Saudite raportuan në internet se Gyl pritet të shkojë në Arabi për të kryer haxhin javën e ardhshme.
Presidenti Gyl ka kryer haxhin disa herë gjatë punës së tij si ekonomist në Bankën Islamike për Zhvillim në Xhiddah të Arabisë Saudite. Udhëtimi i Gylit drejt Mekes së shenjtë këtë vit ende nuk është konfirmuar nga burime presidenciale. Shumë krerë të shtetit kryejnë haxhin e tyre si mysafirë të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Këtë vit, Kurban Bajrami do të festohet më 15 tetor. /mesazhi/