Nëse duam të kemi si shembull Isanë (a.s) (Jezusin) do e kemi vetëm si një i ri beqar, që i bindej Zotit dhe sakrifikonte për të shpallur mesazhin e Tij.
Por nuk mund ta kemi shembull si baba, gjysh, bashkëshort, pasi ai nuk u martua dhe nuk pati fëmijë.
Atë nuk mund takemi model dhe shembull si udhëheqës shteti, pasi nuk ka qenë i tillë.
Sulejmanin (a.s), mund ta kemi model të një pasaniku që falenderonte Zotin, për të
mirat dhe jepte nga pasuria e tij.
Por nuk mund ta ndjekësh si shembull për njeri të dobët, të varfër dhe popull të thjeshtë, pasi nuk ka qenë i tillë.
Njeriu i vetëm në historinë e njerëzimit i cili jetoi i pasur dhe i varfër, i dobët dhe i fuqishëm, udhëheqës dhe popull i thjeshtë, paqësor dhe luftëtar, i vetmi që dinte të krijojë lidhje me të gjitha shtresat e shoqërisë, me çifutët dhe arabët, me vendasit dhe të huajt, me popullin e thjeshtë dhe me fuqitë më të mëdha të kohës - persët dhe romakët - ai ishte profeti Muhamed (a.s).
*Nëse je i pasur mund të ndjekësh Muhamedin (a.s), i cili kur i erdhën pasuri (dele) të cilat kishin mbushur një luginë, ai pa mëdyshjen më të vogël i ndau të gjitha për të varfërit.
*Nëse je i varfër, mund të ndjekësh Muhamedin (a.s) teksa lidhte dy gurë në bark, për shkak të urisë.
*Nëse je çlirimtar dhe triumfator, mund të ndjekësh Muhamedin (a.s) teksa hynte në Meke me kokë të ulur.
*Nëse je i lodhur dhe i mposhtur nga një betejë, mund të ndjekësh Muhamedin (a.s) pas betejës së Uhudit ku iu vranë shokët dhe u plagos vetë.
*Nëse je bashkëshort mund të ndjekësh Muhamedin (a.s), në mënyrën se si sillej me familjen e tij.
*Nëse të vdesin fëmijë në moshë të re, mund të ndjekësh shembullin e Profetit Muhamed (a.s) teksa i vdisnin fëmijët e tij.
*Nëse je beqar, mund të ndjekësh Profetin Muhamed (a.s) gjatë jetës që jetoi i tillë.
*Nëse je mësues, mund të ndjekësh Muhamedin (a.s), teksa mësonte shokët e tij në xhami.
*Nëse je nxënës mund të ndjekësh Muhamedin (a.s), teksa mësonte dhe i shpallej Kurani nga Xhibrili (a.s).
*Nëse je gjykatës mund të ndjekësh Muhamedin (a.s), teksa i mësonte si t’i zgjidhin problemet mes tyre gjatë ndërtimit të Qabes, për vendosjen e gurit të zi.
*Në çdo gjendje dhe situatë që të ndodhesh, do gjesh që dhe Profeti (a.s) ka kaluar një gjendje dhe situatë të tillë, gjatë jetës së tij.
Es selamu alejkum deri në shkrimet e ardhëshme...
_____________________________
Shkruar nga Bujamin Salija