Vazhdimi I hudbes
Vlera e namazit me xhemat dhe, Sa e praktikojmë sunetine pejgamberit a.s
Falja e Namazit me xhemat është sunneti I pejgamberit.
:Muhamedi a.s për vlerën e namazit me xhemat në një hadith të tij thotë: “Namazi i njeriut në xhemat është më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpinë e tij apo diku tjetër për njëzet e disa shkallë. Kush merr abdest, në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami me të vetmin qëllim që ta falë namazin në xhemat, duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami, e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa i ka marrë kohën namazi (në xhami). Secilin prej jush e bekojnë engjëjt, derisa të gjendet në vendin ku është falë namazi, ata thonë: “O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin................................
Transmentohet nga Imam Ahmeti se hz.othamin r.a Kërkoji ujë dhe mori avdesë, pastaj u tha të pranishmëve A e patë se si mora avbdest Ata i thanë po. Othmani tha: Kam pa gejgamberin a.s. Duke marë avdes kështu si mora unë dhe tha: A i cili merë abdest kështu si unë dhe del në xhami që ta falë drekën i falen atij gjinahet prej sabuhut deri në drek,nëse e falë iqindijnë All-llahu ia falë atë që gjynahet që i ka bë prej dreki deri në iqindij.E nëse del dhe e fal Akshamin i falen ghynahet që i ka bë iqindisë deri në aksham Nëse e falë jacijnë i falen gjynahet që i ka bë prej akshamit.E nëse ai flenë flenë në mëshirën e All-llahut dhe faljen e tij. Sepse ata falje e pes namazeve jane punë të mira ndërsa All-llahu xh.shthotë se ‘’Me të vërtet punët e mira i fshijnë punët e kqija’’.
Atij që falë namazin me xhemat I bien gjinahet.
Transmentohet nga imama Ahmedi Ebu Uthaman e EN Nehdij ku thotë Isha ulur me selaman farisijun r.a. pranë një peme: U ngrit e shkundi pemën deri sa i ranë të gjithë gjethet, pastaj më tha Selam Farisiju dhe më tha O ebu Uthman A nuk më pyet pse e bëra këtë gjë Pastaj më tha E kam parë pejgamberin a.s duke vepruar kështu dhe më tha O Selam nëse njeriu mer abdes në mënyrën më të mirë pastaj del për ta falur namazin me xhemat bien gjinahet prej tij ashtu sic ranë edhe gjethet prej kësaj peme.
Për sevabin e fituar në faljen e namazit me xhemat na tregohet në një treigim Nga Amër Halid kur një herë një plakë u nis për në xhamijë që të falë namazin e sabahut në xhami. Gjatë rrugës ky plakë rëzohet dhe I përlyen teshata e tij. Pork y plakë me vrapë kthehet në shtëpi dhe ndron teshat përsëri niset për në xhami. Por kur arrinë në vendin e njejtë përsëri rëzohet. Plaku nuk dërzohet që mos e humbë vlerën e namazit me xhemat prandaj përsëri vrapon në shtëpijnë e tij I ndron teshat dhe niset për në xhami. Kur del në rrugë një njeri I pa njohur e pret duke I thënë xhahxha unë do të ndihmojë tij deri në xhami. Kur arrinë te xhamia ky plakë e falenderonë këtë të panjohur për ndihmën që ia ofri, për në fund plaku deshti të dije se kush ishte ky njeri që e ndihmoji , prandaj e pyeti : Po kush je ti unë nuk të njoh. Njeriu I panjohur I tha unë jam djalli . Plaku uhabit dhe tha : Si është e mundur që shejtani I mallkuar ti ndihmojë një plaku të dobët deri në xhami. Detyra jote është që njerzit ti largojsh prej xhamie. Shejtani I mallkuar I tha: ti kur u rëzove për herë të parë dhe me vrap shkove në shtëpi që ti ndrojsh deshat tua duke u frikuar që mos e humbish vlerën e namazit me xhemat, All-llahu I Madhëruar ti fali gjynahet tua dhe të familjes tënde, kur ra për së dyti herë All-llahu ua fali gjynahet krej lagjes tëndë, ndërsa une frikova nëse bie përsëri ndoshta All-llahu do tua falë gjinahet të gjygj këtij vendbanimi dhe puna ime do të shkonte kot prandaj edhe të ndihmova.
Këtë që treguam na vërtetojnë edhe hadithet e Muhamedit a.s ku thuhet:
: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është sikurse ai që gjysmën e natës e kaloi në namaz. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është sikurse ai i cili është falur vetëm gjithë natën”. (Muslimi)
592. Ebu Hurejre r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sikur ta dinin se ç'vlerë kanë namazi i jacisë dhe i sabahut, ata do të vinin (në xhami) qoftë edhe kama dores rrëshqanas”. (Muttefekun alejhi)
Ubejdull ibn Umeri r.a. tregonë se një natë më erdhën musafir dhe nuk pata mundësi që ta fali namazin e jacisë me xhemat . Shokva në qytet prej xhamie në xhami, port ë gjith e kishin falur namazin e jacisë dhe xhemati ishtye kthye në shtëpitë e veta. Kjo gjë më hidhroi shum, prandaj mendova se namazi që falet me xhemat e ka vlerën 27 shkallë më tepër se sa namazi që falet vetë prandaj e dënova veten time për këtë gabim dhe e fala namazin e jacisë 27 herë. Pas namazit rashë të flejë dhe në ëndër pash sikur ishim në gara me kuaj . Unë I mshojsha kafshës time por asesi ti kaloj të tjerët. Kur njeri prej garuesëve më tha: Vëlla mos I msho kafshës sepse ti nuk e ke falur namazin me xhemat prandaj nuk mund të na kalosh neve. Ky rast më bëri me dije dhe mësova sikur unë ta kasha falur namazin e jacisë edhe 100 herë përsëri nuk mund ta fitoja sevabin e atyre që e kishin falë namazin e jacisë me xhemat.
Shkuan një herë ta vizitojnë një nejri nga tabiënt ndërsa ai nuk pushen duke qarë E pyetën se cka të ka ndodhur mos je I smurë.Ai u tha edhe më keq.Mos të ka vdekur dikush,A po mos ke humbr dicka nga pasuria .Ai tha edhe më keqë sot nuk arrita të zgjohem dhe nuk e fala namazin me xhemat dhe kjo vepër për mua është më keqë se sa smundja , më keq se sa humbja e pasurisë dhe më keq se sa vdekja..
Hz.Omeri duke punuar ne kopshtin e tij u vënua dhe nuk aariti në namaz, kjo gjë e hidhroi, dhe pasi që kopshti I tij ishte shklas që ti kaloj namazi me xhemat ai këtë kopsht e dha për sadaka.
Pra të tillë ishin ashabët. Ata e konsinderonin gabim shum të madhë nëse vetëm një namaz u kalonte pa mos e falë në xhami ndërsa neve na kalojnë namaze me vite dhe aspak nuk mërzitetemi, prandaj edhe në cdo aspek të jetës kemi problem , dhe asesi nuk mundemi ata ti zgjedhim. Pra shak për këto nuk është asgjë tjetër përvec mos rrespektimit të urdhërave të All-llahut dhe porosive dhe sunetit të pejgamberit a.s.
afet Beadini
25.03.2011