Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Shuan urine dhe etjen e jetimit? Tue 29 Mar 2011 - 0:49 | |
| - Cito :
Shuan urine dhe etjen e jetimit?
Në këta, e thërras veten time dhe ju vëllezërit e mi ne çdo vend, qe t'i përgjigjemi ftesës se Mëshirshmit, Mbizotëruesit, Bamirësit, për përkujdesje ndaj jetimëve, ditën e natën, sepse ummeti islam është sikurse një trup i vetëm, nëse rënkon një gjymtyre e tij rënkon i tërë trupi. Si do ta pastroj Allahu një popull, i cili shkelë të drejtat e jetimit, nuk çanë kokën për te, për jetimin, i cili ka mbetur pa baba te mëshirshëm, i cili do t'ia lëmonte flokët, do t'ia fshinte lotët dhe do t'ia mbushte barkun ushqim?! Muhammedi, alejhi selam ka thënë: Në (shuajtjen e etjes se) çdo gjë (je) qe ka mëlçi të lagët, ka shpërblim". (Buhariu) Nëse ti shpërblehesh për shuarjen e urisë apo etjes, madje edhe ta kafshës, atëherë çfarë mendon se do te jete shpërblimi yt ne rast se shuan urine dhe etjen e jetimit? Muhammedi, alejhi selam, na lajmëroi për një grua te pamoralshme, e cila kaloi pranë një qeni te etur, i cili lëpinte dheun e gjuhe. Nga dhimbja, e zbathi këpucën, e mbushi me ujë dhe i dha qenit ujë. Për këtë gjë, Allahu ia fali mëkatet. Nëse është puna kështu atëherë çfarë mendon ti se do te jete shpërblimi për shuarjen e etjes se jetimi dashurin qe do tja dhurosh sinqeritetin.All-llahu na i falt gabimet |
| |
|