Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | Po të flas me lotët e jetimit ... | |
Thënie nga një jetimi ku thotë:" Në këtë botë i vetëm jam, s'kam babë, nuk kam as nënë!... ... Shum lotë këta sy më kanë lotu, se s'ka më kush mem përqafu!..." Ahmed Jeseviu thotë;" Shëtit sikur Muhammed Mustafa, kërkoje jetimin e haruar." " Shtëpia më e mirë është shtëpia ku jetimi trajtohet mirë; shtëpia më e keqe është shtëpia ku jetimi trajtohet keq! " [ Transmeton: Ibn Maxhe ] All-llahu në Kur'an thotë: " Mos u sill keq me jetimin " [ Sure ed- Duha; ajeti 9 ] Profeti i pyeste shokët gjtihmonë:Sot a fërkuat kokën e ndonjë jetimi? A vizituat ndonjë të sëmurë? Au ndodhët në përcjelljen e ndonjë të vdekuri?“ Kush sillet mire me djalin dhe vajzën që i ka nën kujdestarin, do të jetë bashkë me mua në xhennet” Erdhi një njeri tek profeti s.a.v.s dhe iu ankua për një person zemërgur.Dhe profeti s.a.v.s e porositi për mjekim për të kështu:“ Të fërkojë kokën e jetimëve e të ushqejë të varfërit “ Me ardhjen e Profetit në këtë botë si jetim, bonjakëria fitoi nder dhe virtyt në këtë botë edhe në jetën e pasme, ahiret.Një poet me emrin Mehmet Asllan e përshkruan jetimin me këto vargje:Allahu i del jetimit për Zot! Të ngacmosh jetimin është mëkat! Jetimin të dobët mos e pandeh, Lotët e jetimit janë arma më e fortë! Shkruar nga: Bujamin SALIJA | |
|