Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Aktuale] Kardavi: Derisa të jem gjallë do ta flas të vërtetën | |
- Dr. Jusuf El-Kardavi, kryetar i Unionit botëror të dijetarëve musliman, dhe njëri prej dijetarëve i cili haptas kritikon udhëheqësit e vendeve të Gjirit për shkak të qëndrimit të ëmbël të tyre ndaj puçistëve në Egjipt. Ky dijetarë 88 vjeçar, këtë herë në hutben e tij kritikoi qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët janë ndier të ofenduar nga dy tre fjalë që ka folur për ta.” Si do të reagonin nëse të gjithë hutben do t’ua kushtoja turpit dhe padrejtësive të tyre?” pyet Kardavi duke shtuar: “Çka tjetër, përveç kritikave të ashpra, meritojnë ata që dhanë miliarda dollarë për rrëzimin e presidentit legjitim të Egjiptit Muhamed Mursi i cili u zgjodh nga populli, ndërsa në vend të tij e sollën juntën ushtarake duke i marrë popullit egjiptian të drejtat themelore njerëzore, lirinë, drejtësinë dhe demokracinë. Derisa të jem gjallë dhe të më shërbej shëndeti, mendja dhe gjuha do të mbaj hutbe dhe do të flas të vërtetën, i pëlqen kjo dikujt apo nuk i pëlqen. Nuk më intereson lavdërimi apo hidhërimi i njerëzve, e vetmja gjë që më intereson është kënaqësia e Allahut.” Për të mos u keqkuptuar dhe interpretuar gabim, Kardavi sqaroi se hutbeja e tij nuk i drejtohet asnjë individi, institucioni, organi apo qeverie, por qëllimi i vetëm i saj është shërbimi ndaj Islamit dhe muslimanëve si dhe uniteti dhe zgjimi i ummetit Islam. “Unë i kam 88 vjet dhe çka mund të dëshiroj njeriu në vitet e mia nga dëshirat dhe kënaqësitë e kësaj bote?” – pyet Kardavi ata që hutbet e tij u munduan t’i interpretojnë si përpjekje për të fituar të mira materiale dhe pozitë.:
| |
|