Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | Çudi që flas për vete ... | |
- Dua të mos me njohë askush, që askush të mos dijë për pikëllimin dhe dhembjen time, askush të mos dijë për lutjet e mia të natës dhe bisedat, askush të mos i shohë lotët e mi që digjen në mesnatë, të mos kem askë përvëç All-llahut, të mos bisedoj me askë vetëm se me Zotin, të mos kem mik tjetër përveç Zotit, prej askujt të mos kerkoj mbrojtje përveç prej Zotit...!
- O Zot, ti e di se unë jam ende me dashurinë Tëndë.
- Që kur jam lindur; e kënduan emrin Tënd në veshët e mi dhe lidhën kujtimin për Ty në zemrën time.
- Ti e di se asnjëherë gjatë jetës nuk të kam harruar; në vendet e largëta vetem Ti ke qenë pranë meje, netëve të gjata vetëm Ti ke qenë miku im dhe i afërmi im, në rrezik vetëm Ti më ke mbrojtur; lotët e mi vetëm Ti ke parë, vetëm përkujtimi Yt dhe përmendja e emrit Tënd kanë qenë melhem për zemrën time të plagosur.
- O Zot, Ti e di se unë në jetën time të bujshme, asnjëherë asnjë çast nuk të kam harruar. Gjithkund jam ngritur për mbrojtjen e drejtësisë, kam folur të vërtetën, kam mbrojtur fenë Tëndë në të gjitha kushtet.
O Zot, për këtë që kam punuar nuk kërkoj shpërblim, dhe nuk të lavdërohem Ty për shkak të flijimit tim, çdo gjë që kam pasur; Ti ma ke dhënë edhe ate që kam punuar Ti ma ke mundësuar.
- O Zot me fal që i lejoj vetes që të flas me Ty, që për shumë gjëra vërtetoj, edhe që para Teje flas për vete, sepse e di mirë se ekzistimi im nuk është vullneti im dhe pa dëshirën Tëndë unë nuk jam asgjë.
" Çudi që flas për vete, dhe vazhdimisht them unë, lutem dhe dëshiroj." ( Përgaditi: Bujamin Salija ) ]Lutje nga Mustafa Çamran ] | |
|
Sat 17 Dec 2011 - 17:41 nga Admin