Mbaje në dorë timonin drejtues.
Kur disa njerëz udhëtojnë me tren, mendojnë se makinisti ka vështirësi të mëdha për ta komanduar trenin. Ata harrojnë se aty është një punëtor modest, i cili mban në dorë një shkop të vogël (timonin), me anë të të cilit drejtohet treni. Ndërsa timoni yt drejtues është zemra jote. Në duart e kujt është ajo?
I nderuar vëlla!
Rruga nuk është e rrafshët, por e rrëshqitshme. Këmbët rrëshqasin për shkak të udhëtimit të gjatë, e ndonjëherë dalin nga rruga pa u hetuar. Pikërisht për këtë duhet ta komandosh vetë timonin dhe të mos ia dorëzosh askujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar. Ai të udhëzoi në Rrugën e Drejtë dhe vetëm nëpërmjet kësaj arrin deri tek Allahu i
Lartësuar.Sa prej nesh ua dorëzuan timonin grave të tyre dhe pasi ishin kërkues të dijes u bënë kërkues të dunjasë? Sa prej nesh ua dorëzuan timonin fëmijëve të tyre? Në fillim derti i tyre ishte xheneti,por më pas brengë e tyre u bë pasuria. Timoni drejtues, zemra jote, në dorën e kujt është? Kujt ia ke dorëzuar zemrën? Shokut, kolegut, hoxhës, drejtorit?!
Vëllai im!
Pyete veten se kush po të udhëheq dhe kush po e zotëron zemrën tënde. A është Allahu Një, i Vetmi, apo dikush tjetër?
Ndalu njëherë me veten tënde dhe mendo t’ia dorëzosh (t’ia kthesh) zemrën tënde Allahut të Lartësuar dhe Ai ta drejtojë ashtu si dëshiron.
Vëllai im! Kërko nënshtrimin ndaj Allahut. Vare dhe mbështete zemrën tënde tek Allahu i Lartësuar. Po, kemi nevojë ta drejtojmë timonin drejt Kuranit,ligjit të Allahut, dinit, urdhrit e ndalimit, e jo ta mbajmë në të
pavërtetë.
Vëlla! Timoni udhëheqës është gjë serioze, çdo lojë më të shkakton jostabilitet për trenin gjatë udhëtimit dhe mund të shkaktojë aksident. Drejtoje ti vetë zemrën tënde në çdo imtësi, drejtoje kah Allahu Fuqiplotë.
Vëlla! Qëndrove (në rrugën e Allahut) me vite, ç’të bëri që të ndryshosh?!
Pse ndryshove dhe e ndërrove kahun? Pse të rrëshqiti këmba dhe dole nga rruga e drejtë?
I nderuar vëlla!
Kemi nevojë ta mbajmë në duar timonin, që ta kthejmë në rrugën e vërtetë edhe një herë. Patjetër duhet të kthehemi. Kthehu, Allahu është Bujar, e pranon pendimin e robit kur ai kthehet. Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe kushdo që bën ligësi (të keqe), ose i bën padrejtësi vetes së tij (duke punuar gjynahe), por pastaj i kthehet Allahut duke kërkuar Faljen e Tij, do ta gjejë Allahun gjithnjë Falës të Madh, Mëshirëplotë." (Nisa, 110)
Kthehu tek Allahu, drejtohu tek Ai, qëndro në rrugën e Allahut!
Me timonin në duar drejtoje veten në Rrugën e Drejtë, merre kontrollin e udhëtimit, vëre në rregull atë dhe orientoje zemrën tënde, se do ta gjesh Allahun çdo herë Falës dhe Mëshirëplotë.
Mos harro, mbaje në dorë timonin drejtues, zemrën tënde.
Autor: Muhamed Husejn Jakub
Për forumin;islamieshtedrit
Mundsoi:Uzeir Ibrahimi.