Babai, i lodhur dhe i xhindosur erdhi vonë nga puna për në shtëpi. Me
të arritur në shtëpi djali i tij pesë vjeçar po e priste te dera.
“Babi, a mund të të pyes diçka?”
“Po, sigurisht. Çfarë dëshiron të më pyesësh?” – iu përgjigj babai.
“Babi, sa para fiton gjatë një ore?”
“Kjo nuk është punë për ty! Çfarë të shtyn të më pyesësh për një gjë të tillë?” – i tha babai i nervozuar.
“Thjesht dua ta di. Të lutem më thuaj, sa fiton?” – iu lut djali i vogël.
“Mirë!” – unë fitoj 20 dollarë gjatë orës.
“Oh…” djali i vogël u përgjigj, duke ulur kokën. Duke e shikuar atë, i tha, “Babi, a mund të m’i huazosh 10 dollarë të lutem?”
Babai u bë i furishëm! “Nëse arsyeja e vetme që dëshiron ta dish se
sa fitoj është vetëm që ti mund t’i huazosh disa para për të blerë ato
lodra ‘pa lidhje’ dhe pastaj të shkosh në gjumë. Mendo se si po bëhesh
egoist; – unë punoj gjatë, orë të vështira, dhe nuk kam shumë kohë për
këto lojëra fëmijërore.
Djali i vogël pa zhurmë shkoi në dhomën e tij dhe mbylli derën. Babai
u ul dhe filloi të bëhet akoma më i xhindosur për pyetjen e të birit.
Si guxon të pyet të tilla pyetje vetëm t’i marrë disa para. Por, diku
pas një ore, babai u qetësua dhe filloi të mendojë se ndoshta ka qenë
pak i ashpër me të birin. Ndoshta vërtet ka pasur nevojë të blejë diç me
10 dollar për shkak se nuk lypte aq shpesh. Pastaj, babai shkoi afër
dhomës së djalit të vogël dhe e hapi derën.
“A je duke fjetur bir?” – e pyeti.
“Jo babi, jam ende zgjuar,” u përgjigj djali.
“Po mendoja se ndoshta isha paksa i vrazhdë me ty më herët”, tha
babai. Ishte një ditë e gjatë dhe krejt mllefin e zbraza në ty. Ja,
merri 10 dollar që kërkove.
Djali i vogël u ngrit në këmbë dhe tha ‘Oh faleminderit babi’.
Pastaj, ai shikoi nën jastëkun e tij dhe mori edhe 10 dollar të tjera.
Babai, duke parë që paraprakisht i biri kishte 10 dollarë, u bë pak i
inatosur. Djali i vogël ngadalë numëroi paratë e tij, pastaj e shikoi
babain.
Përse dëshiron më shumë para kur ti veçse i paske disa?” – gjëmoi babai.
“Sepse nuk kisha mjaft; por tani kam” – ia ktheu djaloshi.
“Babi, tani unë kam 20 dollarë. A mund ta blej një orë të kohës tënde?”
Burimi:
Haqislam.org
Përktheu:
Safet Pllana