Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Erdogan: Do t’i bëj presion Asadit për të bërë reformat Sun 3 Apr 2011 - 9:46 | |
| Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se të hënën do të bisedojë me presidenti sirian, Bashar Asad, dhe do t’i bëjë presion të qetësojë trazirat duke filluar me reformat të cilat i kërkon populli sirian.“Përveç ndërrimit të qeverisë, presim edhe largimin e gjendjes së jashtëzakonshme, lirimin e të burgosurve politik dhe kushtetutën e re”, deklaroi Erdogan për gazetarët të cilët e ndoqën atë derisa ktheheshe nga vizita e tij në Londër, njofton Reuters. “Nëse këto nuk realizohen, këtë edhe do t’ia themi Asadit”, janë fjalët e Erdoganit të cilat i citon Hurriyet. Erdogan tha se Turqia i ndjek me shumë kujdes reagimet e popullit sirian në lidhje me fjalimin e presidentit Asad.Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë janë përmirësuar dukshëm, që kurë në pushtet është partia e Erdoganit. (Breziiri) | |
|