islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
43 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 43 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim Empty96%E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim Empty0%E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim Empty0%E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim Empty0%E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim Empty1%E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim Empty2%E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AFET BEADINI
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
AFET BEADINI


Numri i postimeve : 202
Data e regjistrimit : 15/04/2010
Mosha : 47
Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR

E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim Empty
MesazhTitulli: E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim   E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim EmptySun 3 Apr 2011 - 13:44



E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME



FERAID





















MEHMED ALI QERIMOIQ
GJYQËTAR I TË DREJTËS ISLAME NË MOSTAR


E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME
FERAID




TITULLI ORIGJINAL:
Šeriatsko nasljedno pravo – feraiz botuar 1936 Sarajevë


Përkthyes:
Afet BEADINI

Lektor:
Mr. Elez Ismaili

Recezent:
Mr.Bashkim Aliu
Muhamed Hebibi

Pwr botuesin:
Afet Beadini

Boton:
Sh.B.Thesari



vazhdim

IV

PENGESAT E TRASHËGIMTARËVE

ا لمحر و م من ا لا ر ث**

Pengesat në trashëgimi janë dy llojesh: Pengesa absolute ما نع ا ر ث) ) dhe 2, pengesa relative ( حجب ).

1. Pengesat absolute

ا لموا نع
Pengesat absolute në përgjithësi e përjashtojnë personin e tillë prej trashëgimit . (( المحرو م كا لمعد فلا يحجب غير ه .
Këto pengesa, të cilat e bëjnë një person apsolutikisht të papërfillshëm për trashëgim, janë:
1. NDRYSHIMET FETARE ( ا لختلا ف ا لد ين )
2. MBYTJA ا لقتل) )
3. ROBËRIA ا لر ق))

1. NDRYSHIMET FETARE
Apsolutikisht është i penguar që një jomusliman të trash;gojë një musliman, dhe e kundërta.

2. MBYTJA
Vrasësi i cili e mbytë trashëguesin e vet nuk ka të drejtë që ta trashëgojë pasurinë e tij.
Sheriati islam njeh pesë lloje të vrasjesh:
1. mbytja me qëllim ( عمد ا قتل )
2. mbytja sikur me qëllim (عمده مثا به قتل)atëherë kur vrrasësi nuk ka patur për qëllim që të vrasë dikë, por ka patur për qëllim që të rahë dikë ose ngjajshëm me të, prej të cilës i sulmuari vdes;




















3. Mbytja pa qëllim, me gabim ( حطا ء قتل);
4. Mbytja prej ndonjë vepre e jo nga vullneti itij ( ( حطا مجر ا سنه جا ر ى قتل )
P.sh. nëse ndodh që dikush të rëzohet prej ndonjë ndërtese, dhe gjatë rëzimit, bie përmbi ndonji person tjetër dhe personi i tillë vdes.
5. mbytja e cili është shkaktuar për shkak të ndonji personi (( تسببا قتل .
Nga pesë llojet e përmendura, katër llojet e para ( prej 1-4) ia marrin të drejtën e trashëgimit vrasësit (katil-it) testamentin dhe trashëgimin prej trashëguesit të mbytur. .
Vetëm në llojin e pestë të mbytjes ,vrasësi nuk e humb të drejtën e trashëgimit.
Vërretje – Nuk do ta humb të drejtën e trashëgimit vrasësi, në qoftë se nuk është i mitur ,mendjesëmurë ose mendjelehtë prej pleqërisë, ashtu siç nuk e humb të drejtën, vrasësi i cili është i detyruar me dhunë që të mbysë trashëguesin e vet .
( ا كرا ه ملجى ممتبر)
Poashtu nuk e humb të drejtën në trashëgim edhe vrasësi, i cili e mbyt trashëguesin në kryerjen e detyrave të domosdoshme dhe të drejta në vetëmbrotje (Ahk.sher § 586.)


c) Robëria
I penguar për trashëgim është edhe ai person i cili nuk është i lirë, që është rob ose robëreshë.
Robrimi ua merr të drejtën e trashëgimit dhe testamentit, sepse ata nuk kanë mundësi që të tubojnë pasuri ( të fitojnë).
Pasi që robi dhe pasuria e tij i takon zotriut ( pronarit) të tij , në këtë mënyrë edhe trashëgimi i tij do t'i takonte pronarit të tij. Sikur të trashëgonte diçka robi, në realitet trashëgimtar do të ishte pronari i tij. Ndërsa pa ndonjë bazë asnjëri nuk mund të jetë trashigimtar. (Ahk.sher § 585.)

*
Vërretje - Me të meta apsolute për trashëgim numërohet dhe dallimi i nënkobësisë nënshtetrore ( ا ختلاف ا لدار. Kjo ndodhë kur trashëguesi është nënshtetas i një shteti, ndërsa trashëgimtari është nënshtetas i një shteti tjetër.
Mirëpo kjo pengesë ka të bëjë në mënyrë speciale me jomuslimanët.
Sepse, sipas Sheriatit, për muslimanët nuk mund të jetë pengesë për trashëgim përkatësia shtetrore . (Ahk.sher§ 588.)








2. Pengesat relative
ا لحجب
Pengesë relative është ajo e cila ia ndërpret të drejtën për trashëgim personit të caktuar, për shkak të ekzistimit të ndonjë personi tjetër.
Këto ndërprerje mund të jenë:
a) ndërpreje të plota,
b) ndërprerje të pjesërishme.


a) ndërpreja e plotë,

Mund të ndodhë që një person, për shkak të ekzistimit të ndonjë personi tjetër prej trashëgimtarëve, të jetë plotësisht i penguar për të trashëguar. Përndryshe, sikur të mos egzistonte ky person i dytë, personi i parë do trashëgonte trashëguesin.
Si shembull të ndërprerjes së plotë mund të theksojmë gjyshin si trashëgues, nëse e ka babën të gjallë. Ose asgjë nuk mund të trashëgojë nipi i trashëguesit ( djali i djalit) nëse është i gjallë djali i tij.
Ekzistojnë vetëm gjashtë persona të cilëve nuk mund t'u ndërpritet e drejta për trashëgim plotësisht: baba, nëna, djali, vajza, burri dhe gruaja.

b) Ndërprerja e pjesërishme
Ndërprerja e pjesërishme e trashëgimit paraqitet atëherë kur një person, për shkakë ekzistimit të ndonjë personi tjetër prej trashëguesve, i zvogëlohet kuota ( pjesa trashëguese) e tij.
Kështu, p.sh kuota e zvogluar, e cila i takon bashkëshortit prej 1/2 në 1/4, në qoftë se bashkëshortja e vdekur lë pas vetes edhe fëmijë. Kështu njejtë, do të zvoglohet edhe kuota e vajzës së djalit prej 1/2 në 1/6 në qoftë se trashëguesi posedon vjazë të vete.




=================

















V
PËRCAKTIMET- PJESËT ALIKVENTE ( FARZET) E TRASHËGIMIT

*ا لفر وض ا لمقد ر ة *

Në kur'an janë theksuar gjashtë pjesë të përcaktuara - alikvente të cilat quhen farze. Këto pjesë janë: një e dyta ( gjysma ½), një e katërta ( ¼), një e teta ( 1/8), dy të tretat ( 2/3), një e treta ( 1/3) dhe një e gjashta ( 1/6).

1. Një e dyta ( gjysma ½ )
Gjysmën e trashëgimit si farz (sasi e përcaktuar) Kur'ani e thekson në tre vende edhe atë për tre persona: për vajzën, për burrin dhe për motrën.
a) Për vajzën:

Nëse është një femër, asaj i takon gjysma,...
b) Për burrin


''Juve ( bashkëshortëve) ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë…
c) Për motrat
0
… Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër (ose motër nga baba) , atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. ..( En Nisa:176).



















2, Një e katërta 1/4
Një të katrën e pasurisë si farz Kur'ani e thekson në dy vende edhe atë për dy persona:për burrin dhe gruan.


a) Për burrin


''…….Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi.. ( En Nisa:12).

b) Për gruan

Atyre (grave) u takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë,…. ( Nisa:12).

2.Një e teta 1/8
Një të tetën si farz Kur'ani e thekson vetëm një herë edhe ate vetëm për një person, për gruan:

…, Por nëse keni fëmijë, atyre ( grave) ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryerjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit.. ( En Nisa:12).

Vëretje: – Nëse trashëguesi ka më shumë gra ( dy, tre apo katër) në këtë rast të gjithë atyre së bashku u takon një e teta ( 1/8).

4. Dy të tretat 2/3
Dy të tretat si farz Kur'ani e thekson dy herë edhe ate për : për vajzën dhe motrën:
a) Për vajzën

...Nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre u takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet... ( En Nisa:11)

b) Për motrën


Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre të dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. ( En Nisa:176).

5. Një e treta 1/3
Një e treta si farz në Kur'an theksohet në dy vende edhe atë: Për nënën dhe për vëllezërit dhe motrat nga nëna:
a) Për nënën


.....E në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; ( En Nisa:11)

b) për vëllezërit dhe motrat nga nëna



…E në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit,…. ( En Nisa:12).

6. Një e gjashta 1/6
Një e gjashta si farz përmendet vetën në tre vende në Kuran edhe atë për: të dy prindërit, për nënën dhe për vëllaun ose motrën nga nëna:

a) për të dy prindërit

…për prindërit, për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë;... ( En Nisa:11)

B ) Për nënën


....Në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi;... ( En Nisa:11)

c) për vëllezërit ose për motrat nga nëna

….Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta. ( En Nisa:12).
Pasi që ekziston një rregull e caktuar tek këta pjes të përcaktuara alikvente ( farze), kemi mundësi që t'i bashkojmë në një tabelë:




TABELA I

Nr rendor

Sasia e pëtrcaktuar- alikvente e trashëgimit (Farz) Numri i personave që trashëgojnë

Kush trashëgon ?

Kur trashëgon?






I




Një të dytën 1/2



5
1. burri
Kur gruaja nuk le fëmijë


2. vajza
Kur i vdekuri nuk ka djemë

3.vajza e djalit
Kur nuk ka djemë të djalit.


4. motra
Kurr nuk ka vëllezër dhe ata nën nr. 2 dhe 3


5. Motra nga baba
Kur nuk ka v;llezër nga baba dhe ata nën. Nr 2 – 4



II

Një të katërtën 1/4

2
1. Burri

Kur gruaja le fëmijë

2. Gruaja

Kur burri nuk le fënijë

III

Një të
tetën 1-8

1
1. Gruaja
Kur burri le fënijë






IV





Dy të tretat
2/3






4 1. Dy vajza ose prej dy e më shumë
Kur nuk kanë vëllezër
2. Dy vajza të djalit ose prej dy e më shumë
Kur nuk kanë vëllezër
3. Dy motra ose prej dy e më shumë
Kur nuk kanë vëllezër
4. Dy motra nga baba ose prej dy e më shumë...


Kur nuk kanë vëllezër







Nr rendor

Sasia e pëtrcaktuar- alikvente e trashëgimit (Farz) Numri i personave që trashëgojnë

Kush trashëgon ?

Kur trashëgon?




V


Një të tretën 1/3


2

1. Nëna
Kur i vdekuri nuk ka fëmijë ose kur nuk ka as fëmijë të djalit ose kur nuk ka dy v;llezër ose motra



2. Gjyshi
Kur i vdekuri nuk ka fëmijë ose kur nuk ka as fëmijë të djalit ose kur nuk as babë e as gjysh.













VI










Një të gjashtën
1/6











7
1. Baba
Kur i vdekuri le një djalë ose djalë të djalit (nip)


2. Gjyshi
Kur i vdekuri le një djalë ose djalë të djalit


3.Vajza e djalit

Kur i vdekuri le një vajzë


4. Motra nga baba

Kur i vdekuri le motër


5.Vëllau ose motra nga nëna

Kur mbetet vetëm një prej tyre


6. Nëna
Kur i vdekuri le fëmijë ose djalë të djalit

7. Gjyshja (nëna e nënës ose babës.)

Kur i vdekuri nuk ka nënë







=======================


VI
MUNDËSITË E AS'HABI FERAID-it

ا حوا ل نصيب زوى ا لفروض**

Gjythsejt ekzistojnë dymbëdhjetë persona prej As'habi- feraid ose prej kategorisë së parë të trashëgimtarëve, të cilët ashtu siç sqaruam më lartë, trashëgojnë, pjesë të përcaktuara - alikvente ( farze). Prej këtyre dymbdhjetë personave, katër persona janë të gjinisë mashkullore, ndërsa tetë të tjerë janë të gjinisë femrore.
Personat e gjinisë mashkullore janë : baba, baba i babës ( gjyshi), vëllau nga nëna dhe burri.
Personat e gjinisë femrore janë: Gruaja, vajza, vajza e djalit, , motra, motra nga baba, nëna dhe gjyshja.
Çdo njëri prej personave të lartëpërmenur, vjen si trashëgues në kombinime të ndryshme me bashkëtrashëguesit tjerë. Kështu paraqiten raste ose mundësi ا حوا ل) ) të ndryshme , dhe sipas asaj, fitojnë një pjesë të madhe ose të vogël prej trashëgimit si farz. ( prej pjesës së përcaktuar në Kur'an).
Nga rendi I cili vijonë mëtutje, mund të kuptohen mundësi të ndryshme për çdo person, prej dymbëdhjetë personave të As'habi Feraid.

1.Mundësitë e babës ا حوا ل ا لا ب))
Baba posedon tri mundësi për të trashëguar pasurinë e trashëguesit:
a). Mundësia e parë: Nëse i vdekuri, përveç babës, prej trashëgimtarëve ka lënë edhe një djalë (djemë) ose djalë të djalit, në këtë rast baba trashëgon vetëm pjesën alikvente-të përcaktuar ( farz) një të gjashtën. ( 1/6).

…për prindërit, për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë;... ( En Nisa:11)
b) Mundësia e dytë: Nëse i vdekuri përveç babës, prej trashëgimtarëve e ka edhe një vajzë ( vajza ) ose vajzë të djalit, në këtw rastë baba trashëgon përveç farzit 1/6 , edhe si asaba edhe atë pjesë të trashëgimit i cili ka mbetur, pasi që refuzohet farzi.
لقو له عليه ا لسلام : فما بقي فلأ وْ لى ر جل ٍ ذ كرٍ
...e ajo që ngelë i takonë meshkujve që janë më të afërt nga gjaku''












c) Mundësia e tretë: Nëse i vdekuri përveç babës pas vetes nuk ka lënë asnjë trashëgimtarë tjetër, në kët rastë baba, si asaba e trashëgon tërë trashëgimin.
(Ahk.sher§ 596.).

2. Mundësitë e gjyshit
Gjyshi ( ا لجد ا لصحيح) baba i babës është konkurent i babës. Kur i vdekuri e le pas vetes babën e babës ( gjyshin), në kët rastë gjyshi trashëgon sikur edhe baba në rastet e përmendura nën a), b) dhe c) – ( V – mundësia e babës).
Në disa raste të tjera të trashëgimit gjyshi ka pakë dallim nga baba (§ 597 Ahk.sher.).

3 dhe 4. Mundësitë e vëllaut dhe motrës nga nëna ا حوا ل ا و لا د الا م ))
Vëllau dhe motra nga nëna posedojnë tre mundësi për trashëgim:
a) mundësia e parë: Nëse I vdekuri le pas vete, vetëm një prej këtyre personave të përmendur ( vëlla dhe motër nga nëna) ose vetëm vëlla nga nëna, ose vetëm motër nga nëna, në këto raste ky person do të trashëgojë sipas farzit një të gjashtën 1/6.

….Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta,. ( En Nisa:12).

b) Mundësia e dytë: Nëse i vdekuri pas vetes ka lënë më shumë se një prej këtyre personave ( vëllezër dhe motra nga nëna), qofshin ata vetëm vwllezër nga nëna ose vetëm motra nga nëna, në këtë rast të gjithë bashkërisht do të trashëgojnë vetëm pjesën e përcaktuar me farz një të tretë (1/3), të cilën pastaj do ta ndajnë në mes veti në pjesë të barabarta. Në këtë rast edhe vëllau edhe motrat janë të barabart, trashëgojnë pjesë të barabartë të trashëgimit.

…E në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë),,…. ( En Nisa:12).

c) Mundësia e tretë: nëse i vdekuri ka lënë pas vetes fëmijët e vet ose ka lënë fëmijë të djalit të vet, ose, ka lënë babën ose gjyshin ( babën e babës), në këto raste, të gjithë këta i përjashtojnë prej trashëgimit d.m.tht motrën dhe vëllaun nga nëna. Mirwpo, nëse i vdekuri pas vete e ka lënë nënën ose gjyshen, në këtw rast ajo nuk mund ti përjashtojë prej trashëgimit motrën dhe vëllaun nga nëna. (Ahk.sher § 598.).

4. Mundësitë e burrit ا حوا ل الز و ج ))
Për burrin ekzistojnë dy mundësi në trashëgimi:
a) Mundësia e parë: Nëse gruaja ( bashkëshortja ) e vdekur nuk lë pas
vete fëmijë të vetë ose të djalit, në këtë rast burri trashëgon një të dytën 1/2.


''Juve ( bashkëshortëve) ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë…

b) Mundësia e dytë: Nëse gruaja pas vdekjes lë fëmijën e vet ose fëmijë tw djalit, në këtë rast burri trashëgon një të katërtën 1/4. (Ahk.sher § 598.).


''…….Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta e asaj që lënë ato,.. ( En Nisa:12).

6. Mundësitë e gruas ا حوا ل الز و جة ))

Gruaja gëzon dy mundësi trashëgimi:
a) Mundësia e parë: nëse burri i vdekur nuk ka lënë pas vete fëmijë të vetë, ose fëmijë të djalit, në këtë rast bashkëshortja trashëgon një të katrën 1/4.

Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë,…. ( Nisa:12).
b) mundësia e dytë: Nëse bashkëshorti i vdekur i ka lënë vetëm fëmijët e vet, ose fëmijët e djalit, në këtë rast bashkëshortja trashëgon një të tetën (1/8.)
(Ahk.sher § 598.).

…, Por nëse keni fëmijë, atyre ( grave) u takon një e teta ….. ( En Nisa:12).
Sqarim: Mund të ndodhë që bashkëshortja e vdekur të lë pas vetes fëmijë prej martesës së parë, pas burrit i cili ka vdekur, duke mos lënë pas vetes fëmijë prej martesës së dytë pas burrit, i cili jeton pas saj dhe i cili merr pjesë si trashëgimtar. Në këtë rast mund t'i ndëgjojmë të paudhëzuarit duke thënë se atij që jeton pas vdekjes së bashkëshortes, i takon 1/2 e trashëgimit, për atë se ai nuk ka patur fëmijë me bashkëshorten që i ka vdekur. I ngjashëm me të është rasti kur bashkëshorti i vdekur lë fëmijë prej bashkëshortes së parë, ndërsa nuk lë fëmijë prej të dytës, d.m.th. prej asaj që jetojnw pas vdekjes së tij. Edhe për këtw rast thonë se gruas së tij të dytë , e cila ka jetuar pas vdekjes së tij, pasi nuk ka patë fëmijë me të i takon një e katërta 1/4 e trashëgimit.
Prandaj duhet të dijmë se nuk diskutohet, prej cilës martesë bashkëshortja e vdekur ka lënë fëmijë, prej të parës apo prej të dytës, ose prej të dy mrtesave .E gjyqë kjo është e njejtë.
Poashtu, nuk diskutohet, se prej cilës martesë bashkëshorti ka lënë fëmijë, prej martesës së parë apo të dytë, ose prej të dy mratesave. Me rëndësi është ajo se pas vete ka lënë fëmijë .

7. Mundësitë e vajzës ا حوا ل ا لبنا ت ا لصلبية))
Për vajzën ekzistojnë tri mundësi për trashëgim:
a) Mundësia e parë:Nëse i vdekuri pas vetes ka lënë vetëm një vajzë, pa marrë parasysh se a ka ai trashëgimtar të tjerë, vajza trashëgon sipas përcaktimit me farz 1/2.

Nëse është një femër, asaj i takon gjysma,...

b) Mundësia e dytë: Nëse i vdekuri ka lënë dy vajza ose dy e më shumë, në këtë rast ata bashkarisht trashëgojnë dy të tretat 2/3.

...Nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre u takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet... ( En Nisa:11)
c) Mundësia e tretë: Nëse i vdekuri ka lënë djemë dhe vajza, në këtë rast djali trashëgon sa dy vajza.
للذ كر مثل حظ الا نثين
Vajza në këtë rast është Asabai bi gajrihi, e jo as'habi feraid. (Ahk.sher. § 598).


8. Mundësitë e vajzës nga djali ا حوا ل بنا ت الا بن ) )

Vajza nga djali posedon gjashtë mundësi për trashëgim:
a) Mundësia e parë: Në qoftë se personi i vdekur ka lënë vetëm një vajzë të djalit, në këtë rast ajo trashëgon një të ditën ( 1/2) njëtë sikur edhe vajza e tij .
b) Mundësia e dytë: Në qoftë se personi i vdekur ka lënë dy vajza të djalit, në këtë rast ata trashëgojnë dy të tretat, ( 2/3) njetë sikur edhe vajzat e tij .
c) Mundësia e tretë: Në qoftë se personi i vdekur ka lënë djemë dhe vajza të djalit, në këtë rast nipi, trashëgon sa dy mbesa .
Sqarim – Këto tre raste për vajzën e djalit plotësisht janë identike me ato raste të vajzës së vet, sepse vajza e djalit zë vendin e vajzës, nëse kemi vajza të veten. Në tre rastet tjera që vijojnë nuk merrë pjesë vajza personale.

d) Mundësia e katërt: Nëse personi i vdekur ka lënë vetëm një vajzë të vete, ndërsa nga djali ka lënë një ose më shumë nga ato, në këtë rast vajza nga djali ( qoftë një ose më shumw) trashëgojnë një të gjashtën (1/6). Ndërsa vajza e vete, në këtë rastë trashëgon 1/2 të caktuar me farz. Kështu pjesa e vajzës së vet me pjesën e vajzave të djalit përbëjnë dy të tretat (2/3) të trashëgimit( تكملة ا لثاثين ) sepse vajza e të vdekurit dhe vajzat nga djali, të gjitha së bashku, nuk kanë të drejtë që nëpërmjet farzit, pa redda të trashëgojnë më shume se dy të tretat (2/3).
e) Mundësi e pestë: Nëse personi i vdekur pas vetes ka lënë dy vajza të veta ose dy e më shumë, nëse ka lënë edhe vajza të djalit, në këtë rast vajzat e djalit përjashtohen nga trashëgimi, sepse vajzat e veta e trashëgojnë, nëpërmjet farzit, me rend tërë trashëgimin, nëse në mes tyre nuk ekziston asnjë nga as'habi feraid.













Në qoftë se vajzat nga djali janë gjallë si dhe djem të djalit, në këtë rast ato vajza dhe djem ( si vwllezër dhe motra ) bëjnë pjesë në asaba, dhe një mashkull prej tyre trashëgon sa dy vajza.
f) Mundësia e gjashtë: Nëse personi i vdekur pas vetes ka lënë një djalë dhe vajza të djalit tjetër, përsëri vajzat nga djali do të përjashtohen nga trashëgimia, ndërsa djali vetë do ta trashëgojë tërë pasurinë. (Ahk.sher. § 602).

9. Mundësitë e motrave (nga baba dhe nëna) ( ا حوا ل ا لا خوا ت لا ب و ا م )
Motra posedon pesë mundësi për trashëgim.
a) Mundësia e parë: Nëse trashëguesi ka lënë pas vetes një motër d.m.th motër nga baba dhe nga nëna, ajo e trashëgon një të dytën 1/2.

……asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. ..( En Nisa:176).

b) Mundësia e dytë; Nëse i vdekuri ka lënë dy motra ose më shumë se dy, në këtë rast të gjithëve bashkërisht u takon dy e treta (2/3) e trashëgimit.

Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre të dyjave u takonë dy të tretat që lë ai. ( En Nisa:176).
c) Mundësia e tretë: Nëse trashëguesi pas vetes ka lënë vëllezër dhe motra, në këtë rast motrat dhe vëllezërit trashëgojnë me atë rend sa që vëllau trashëgon aqë sa trashëgojnë dy motra.

Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dyfish më shumë se sa femrës.. ( En Nisa:176).
d) Mundësia e katër: Nëse personi i vdekuri ka lënë pas vetes vajzat e veta dhe motra ose vajza nga djali, në këtë rast motrat do të trashëgojnë njejtë si asaba, atë pjesë të pasurisë që ka mbetur, pasi që refuzohet farzi i vajzave dhe vajzave të djalit.
لقو له عليه ا لسلام : اجعلو ا لا خو ا ت مع ا لبنا ت عصبة.p;rkthe
e) Mundësia e pesë: Nëse i vdekuri ka lënë pas vetes djalë ose djalë të djalit dhe kështu me radhë ( nipa dhe stërnipa) ose le pas vetes babën ose gjyshin, në këtë rast motrat përjashtohen nga trashëgimi, dhe nuk trashëgojnë asgjë. (Ahk.sher. § 603).


10. Mundësitë e motrave nga baba ( ا حوا ل ا لا خوا ت لا ب )
a – d) Motrat nga baba posedojnë shtatë mundësi për trashëgim. Katër mundësitë e para të përmenduara nën numrin 9 a ,b ,c dhe – d. Mundësitë që vlejnë për motrën poashtu vlejnë edhe për motrën nga baba, sepse ajo vjen në vend të motrës. Nëse nuk ekziston motër, në këtë rast motra nga baba trashëgon me vëllaun e vet, pa marrë parasysh, a ka mbetur motër pas të vdekurit apo jo.

e)Mundësia e pestë: Nëse trashëguesi pas vetes ka lënë djalë ose djalë të djalit dhe mëtutje ( nipra dhe stërnipa, ose ka lënë babën ose gjyshin, ose vëllaun ose motrën, e cila është në afërsi nga gjaku ( asabe) me vajzën e trashëguesit ose me vajzën e djalit të trashëguesit, ose i vdekuri pas vetes ka lënë dy motra, cili do qoftë prej trashëgimtarëve të përmendur e përjashton motrën prej trashëgimit.
f) Mundësia e gjashtë: Nëse tashëguesi ka lënë pas vetes një motër ( nga baba dhe nëna) dhe një motër nga baba, në këtë rastë motra nga baba trashëgon një të gjashtën (1/6). Në këtë mënyrë, arsyetohet 2/3 e trashëgimit për të dijat, sepse motra trashëgon 1/2 – ( 1/6 +1/2 =2/3)/

g)Mundësia e shtatë: Nëse trashëguesi pas vdekjes ka lënë një motër nga baba dhe dy motra (gjegjësisht dy e më shumë), në kët rast motrat e përjashtojnë nga trashëgimi motrën nga baba dhe ajo nuk trashëgon asgjë, përveç nëse egziston edhe vëllau nga baba, që ta shëndërojë në asaba. (Ahk.sher. § 604).

Sqarimi I. – Vëllezërit dhe motrat nga baba, përjashtohen nga trashëgimia dhe nuk trashëgojnë asgjë, nëse i vdekuri pas vetes ka lënë vëllezër dhe motra ( nga nëna dhe baba), të cilat janë asabe me vajzën e trashëguesit, ose me vajzën e djalit të trashëguesit.

Sqarimi II. – Rendi dhe mënyra e trashëgimit te vëllezërit dhe motrat ( nga baba dhe nëna) është i njejtë sikur edhe te trashëgimi i fëmijëve të trashëguesit.
Rendi dhe mënyra e trashëgimit te vëllezërit dhe motrat nga baba është i njejtë sikur edhe te trashëgimi i fëmijëve të djalit të trashëguesit. Kështu pra, vëllezërit trashëgojnë në mënyrën e njejtë sikur edhe djemtë, ndërsa motrat trashëgojnë në të njwjtën mëyrë sikur edhe vajzat. Ashtu siç i përjashton djali i trashëguesit prej trashëgimit fëmijët e djalit të trashëguesit, njwjtë edhe vëllau (nga nëna dhe baba) i përjashton prej trashëgimit motrat dhe vëllezërit nga baba.


11.Mundësitë e nënës ( ا حوا ل ا لا م )
Nëna posedon tri mundësi për trashëgim.
a) Mundësia e parë:
Nëse i vdekuri ka lënë pas vdekjes nënën dhe fëmijët e vet ose fëmijët e djalit, ose nëse ka lënë dy ose më shumë fëmijë të vëllezërve dhe të motrave, pa marrë parasysh, se a janë ata nga baba apo nëna, në të gjithë këto rastete, nëna trashëgon (1/6).


…për prindërit, për secilin nga ata, u takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë... ( En Nisa:11)

b) Mundësia e dytë:
Nëse trashëguesi pas vdekjes e ka lënë nënën, ndërsa nuk ka lënë pas vetes personat e përmendur nën a), përveç kësaj nuk ka lënë babë, as që jeton ndonjëri prej bashkëshortëve, në këtë rast nëna trashëgon një të tretën ( 1/3) .

.....E në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta. (En Nisa:11)

c) Mundësia e tretë:
Nëse i vdekuri pas vetes ka lënë , babën dhe nënën dhe nëse jeton njëri prej bashkëshortëve pas vdekjes së trashëguesit, si. Psh: nëse vdes gruaja dhe pas vetes e ka lënë babën, nënën dhe burrin, ose vdes burri dhe pas vetes e ka lënë babën, nënën dhe bashkëshorten, në të dy këto raste nëna trashëgon një të tretën (1-3) e trashëgimit, që është tepricë pasi që refuzohet kuota-farz njërit prej bashkëshortëve, që jeton pas vdekjes së njërit prej tyre.
Në rastin e parë të përmendur, kur është e vdekur bashkëshortja, pas të cilës mbetet burri, një të tretën që e fiton nëna prej trashëgimisë së mbetur, pasi që refuzohet kuota – farz e burrit, e cila është në vlerë të një të gjashtës (1/6) .
Në rastin e dytë, ku i vdekuri është burri, pas të cilit mbetet gruaja, një të tretën (1/3) e pasurisë që e trashëgon nëna, nga trashëgimi që i mbetet tepricë pasi që refuzohet kuota-farz e gruas, e cila është në vlerë të një të katërtës.
Nëse nëna mbetet me gjyshin e trashëguesit (në vend të babës) dhe me njërin prej bashkëshortëve, në këtë rast nëna trashëgon një të katrën (1/4) e tërë trashëgimisë së mbetur. (Ahk.sher. § 606).

12. Mundësitë e gjyshes ( ا حوا ل الجدة)
Gjyshja ( nëna e nënës ose nëna e babës) e trashëguesit posedon dy mundësi për trashëgim.

a) Mundësia e parë:
Nëse personi i vdekur pas vetes ka lënë nënën e nënës osë të babës, ose të dyjat së bashku, në këtë rast njërës, në realitet të dyjave së bashku u takon një e gjashta e trashëgimit.
لقو له عليه ا لسلام : ا طعموا ا لجدا ت ا لسد س.
'' Gjysheve jepnu një të gjashtën ( prej trashëgimit)''
Nëse gjyshet nuk janë të të njejtit rang të afërsisë, në këtë rast ajo që është më afër e përjashton prej trashëgimit atë që është më e largët nga afërsia faresfisnore.

b) Mundësia e dytë:
Nëse pas vdekjes së trashëguesit mbetet nëna e tij, në këtë rast nëna e përjashton prej trashëgimit gjyshen, dhe në këtë rast gjyshja nuk trashëgon asgjë.





















TABELA II
Nr.
R
E
N
D
O
R
Ë

AS'HABI FERAID
Mundësite tij për trashëgim

KUR PARAQITEN? kuota caktuar për trashëgim

Vëretje

1
Baba
3 A Nëse përveç babës trashëguesi lë pas vetes edhe djem (djalë) ose djem ( djalë) të djalit
1/6
B Nëse përveç babës trashëguesi lë pas vetes edhe vajzë (vajza) ose vajzë ( vajza) të djalit 1/6 + si asaba( trashëgimtarë univerzal),
C Nëse përveç babës trashëguesi nuk le pas vetes asnjë trashëgues tjetër 1/1
2 Gjyshi Konkuron me babën në tri mundësitë e lartëpërmendura
-




3
dhe
4



Vëllau dhe motra nga nëna





2 A Nëse trashëguesi lë vetëm ndonjë prej këtyre personave
1/6
B Nëse trashëguesi lë më shumë prej këtyre personave ( motra, ose vëllezër ose edhe motra edhe vëllezër)
1/6 Të gjithë
bashkarisht
C Fëmijët e trashëguesit, fëmijët e djemve, baba, gjyshi e përjashtojnë ( vëllaun ose motrën nga nëna) prej trashëgimit.


-


5
Burri

2
A Nëse gruaja e vdekur nuk lë pas vetes fëmijë osë fëmijë të djalit
1/2
B Nëse gruaja e vdekur lë pas vetes fëmijë ose fëmijë të djalit 1/4


6

Gruaja

2
A Nëse burri i vdekur nuk le pas vetes fëmijë ose fëmijë të djalit 1/4
B Nëse burri i vdekur nuk le pas vetes fëmijë ose fëmijë të djalit 1/8

7
Vajza
3 A Nëse trashëguesi lë vetëm një vajzë
1/2 Pa marrë parasysh trashëg-uesit e tjerë
B Nëse trashëguesi lë një vajzë apo më shumë se dy vajza 2/3 Të gjithë
bashkërisht
C Nëse trashëguesi lë djem dhe vajza; djali trashëgon dyfish -





8




Vajza e djalit

6 A Nëse trashëguesi lë vetëm një vajzë të djalit 1/2
B Nëse trashëguesi lë vetëm një ose më shumë vajza të djalit 2/3 Të gjithë
bashkërisht
C Nëse trashëguesi lë edhe djemë dhe vajza të djemve -
D Nëse trashëguesi lë vetëm një vajzë dhe një vajzë të djalit ose më shumë se një 1/6
E Nëse trashëguesi lë dy vajza ( ose më shumë se dy) në këtë rast këta e përjashtojnë prej trashëgimit vajzën e djalit -
F Nëse trashëguesi lë vetëm një djalë dhe një vajzë të djalit tjetër - Të gjithë
bashkarisht


Nr.
R
E
N
D
O
R
Ë

AS'HABI FERAID Mundësitë e tij për trashëgim

KUR PARAQITEN ? Kuota e caktuar për trashëgim

Vëretje





9




Motra




5 A Nëse trashëguesi lë pas vetes një motër 1/2
B Nëse trashëguesi lë pas vetes më shumë motëra 2/3 Të gjithë
bashkërisht
C Nëse trashëguesi lë pas vetes vëllezër dhe motra, vëllau trashëgon dyfish -
D Nëse trashëguesi përveç motrave lë edhe vajza të veta dhe vajza të djalit
- Trashëgoj-në si asaba (trashëgimtarë univerzal)
E Nëse trashëguesi lë pas vetes djem ose djem të djemve etj, babën dhe gjyshin( babën e babës).
- i përjashton







10







Motra nga baba








2 Katër mundësitë e para prej a) deri d) për motrën ( shiko në nr. rendor 9) vlejnë edhe këtu


e
Djali i djalit të djalit etj.) gjyshi ( baba i babës) vëllau, motra ( asaba- trashëgimtarë univerzal), dy motrat e përjashtojnë prej trashëgimit motrën nga baba, pa marrë parasysh se kush është prej këtyre personave

-

f
Nëse trashëguesi lë një motër dhe një motër nga baba 1/2
1/6 1/2+1/6=2/3

g
Nëse trashëguesi lë dy ( ose më shumë se dy) motra dhe një motër nga baba, motra nga baba përjashtohet prej trashëgimit
-




11

Nëna

2
A
Nëse trashëguesi përveç nënës i lë edhe fëmijët e vet ose fëmijët e djalit të vet ose më shumë vëllezër dhe motra

1/6
b
Nëse trashëguesi nuk i lë pas vetes personat e përmendur nën a), nuk le babë e as bashkëshorte.

1/3
c Nëse trashëguesi pas vdekjes e lë nënën, babën dhe bashkëshorten, nëna trashëgon 1/3 prej trashëgimit pasi që refuzohet farzi i kësaj bashkëshorteje -


12

Gjyshja

2
A Nëse trashëguesi pas vdekjes e le nënën nga baba ( gjyshen), ose të dyjat ( edhe nënën e nënës) nëse nuk janë të të njejtës gradë të afërsisë, më e afërta e përjashton të largëtën 1/6 Nëse janë të dyat, bashkërisht ju takon 1/6
B Nëna e trashëguesit e përjashton prej trashëgimit gjyshen -

=====================
VII
ASABAT ( TRASHËGIMTARËT UNIVERSAL)

* ا لعصبا ت*

Asabatë janë kategoria e dytë e trashëgimtarëve, të cilët vijnë në rend mënjëherë pas as'habi feraidit. Asaba ose trashëgimtarët universal trashëgojnë atë pjesë të trashëgimisë së mbetur, pasi që refuzohen pjesët e përcaktuara - alikvente (farzet) e trashëgimtarëve nga as'habi feraidi . Nëse nuk ka persona nga As'habi feraid, në këtë rast asaba (trashëgimtarët universalë) e trashëgojnë tërë pasurinë duke u bazuar në këtë hadith:
و ما ابقته ا لفر ائض فلا وْ لى ر جل ذ كر
" E ajo që ngel u takon meshkujve që janë më të afërt nga gjaku"
Ekzistojnë dy lloje të asaba- ve: Asabai- nesebije ( afërsia nga gjaku) dhe asabai-sebebije (është i afërmi i cili bëhet për shakak të lirimit të robit).

1. Asabai- nesebije
Asabai- nesebije janë të afërmit e të vdekurve nga gjaku që mes tyre dhe të vdekurit nuk ndërhyn femër.
Asabai- nesebije ndahen në tre lloje:
c) asaba bi nefsihi,
d) asaba bi gajrihi dhe
e) asaba meal gajrihi.



a) asaba bi nefsihi
Asaba bi nefsihi është çdo i afërm nga gjaku, mashkull i të vdekurit që mes tij dhe të vdekurit nuk ndërmjetson femër.
Asaba bi nefsihi janë të katër anësh që rangohen sipas përparsisë në trashëgim:


















Në klasën e parë marrin pjesë ana e djemëve (pasardhësit) që janë pjesë e prindrit (جز أ ا لميت) trashëguesit , siç janë: djali, nipi ( djali i djalit) etj.
Në klasën e dytë marrin pjesë antarët nga ana e baballarëve (pasardhësit) që është rrënja e tyre siç është ( ا صل ا لمين) siç janë: babai, gjyshi ( baba i babës) etj.
Në klasën e tretë marrin pjesë personat nga ana e vëllezërve që përfshin
.( جز أ ابيه): vëllaun, vëllaun nga baba, djemtë e tij, dhe djemtë e djemve të tij. etj
Në klasën e e katërt marrin pjesë personat nga ana e xhaxhallarëve.( جز أ جد ه) siç janë: xhaxhau, vëllau i babës nga baba, djemt e tyre, dhe djemt e djemëve të tyre.
Këto katër klasë të përmendura çdonjëri që është përpara e përjashton prej trashëgimit atë që është pas. Për kët përjashtim, arsyetim është rangu më i afërt me trashëguesin .( قرب درجه)
Poashtu personat të cilët janë pastër të afërt nga gjaku (p.sh. vëllau, motra) ( قو ة قر ا بت) i përjashtojnë nga trashëgimi personat të cilët janë gjysëm të afërt nga gjaku ( p.sh, vëllau ose motra nga nëna ose baba),duke u bazuar në hadithin që vijon:
* ا ن ا عيا ن بنى ا لا م بتوا ر ثو ن د و ن بنى ا لعلا ت *

b) asaba bi gajrihi

asaba bi gajrihi është çdo femër për të cilën gjendet pjesë e caktuar në Kur'an dhe me të gjendet një mashkull që është asabe bi-nefsihi dhe ajo me të bëhet asabe. i cili është asaba bi nefsihi. Ekzistojn katër persona të tillë të gjinisë femrore . Këto janë ato të cilat kur janë as'habi feraid trashëgojnë pjesën alikvente - të përcaktuar: ose 1/2 ose 2/3. Një të dytën 1/2 e trashëgojnë : 1) vajza , 2) vajza e djalit, 3) motra, 4) motra nga baba ( nëse është e vetme). Dy të tretat ( 2/3) i trashëgojnë: motrat nga baba,nëse janë dy ose më shumë se dy.
Këto katër perosona të gjinisë femrore, vajza, vajza e djalit, motra, motra nga baba, shëndrohen në asabe çdo njëra me vëllaun e saj, ose me vëllezërit. Duke u bazuar në ajetin


''All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimisë) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; ( En Nisa:11) Ndërsa për dy të tjerat ajeti:

. Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dyfish më shumë se sa femrës. ( En Nisa:176).
Çdo person tjetër i gjinisë femore, të cilat nuk pesedojnë kuotë alikvente - të përcaktuar (farz) nuk shëndrohen në asabe, athërë kur vëllezërit e tyre kalojnë në asabe. P.sh minxha trashëguesin e trashëgon si asabe, mirëpo motra e tij, nuk kalon me të në asabe, prandaj edhe nuk trashëgon.. Ajo nuk posedon kushte, nuk posedon kuotë alikvente -të përcaktuar( farz), të cilën do ta humbte për shkak vëllaut.







Katër personat e përmendur të gjinisë femërore kalojnë në asabe së bashku me vëllezërit, për ate, se ata përshkak tw vëllaut janë të përjashtuara dhe nuk e trashëgojnë kuotat e tyre të përcaktuar ( farz), të cilën do ta fitonin, sikur të ishin të vetme. Që ata ta humbin të drejtën për kuotën e tyre të përcaktuar - farz, shkak për këtë është ajo se, sikur me vëllezërit të fitonin kuotën-farzin e tyre, atëherë do të ishin të mbrojtur me përjashtim të vëllezërive, që është në kundërshtim me parimet ligjore, të themeluar në bazë të ajetit kuranor:

. …Mashkullit i takon hise dyfish më shumë se sa femrës. ( En Nisa:176).

c)Asaba mea- gajrihi
Asaba mea gajrihi është çdo femër, e cila kalon në asabe nëpërmjet bashkimit më femra të tjera. Persona të tillë të gjinisë femrore janë dy: Motra dhe motra nga baba.
Çdo njëra prej këtyre dy motrave kalojnë në asaba me vajzën e trashëguesit ose me vajzën e djalit të trashëguesit.P.sh. trashëguesi pas vdekjes ka lënë një vajzë , motrën ose motrën nga baba. Këto motra, cila do prej tyre, do ta trashëgojë atë pjesë të trashëgimisë së mbetur, pasi që refuzohet farzi, që i takon vajzës së trashëguesit. Kështu njëjtë ndodh edhe me vajzën e djalit të trashëguesit. Trashëgimi i tyre si asaba bazohet në hadithin:
ا جعلو ا لا خو ا ت مع ا لبنا ت عصبة
Mundësonia që motrat (e trashëguesit) të kalojnë në asabe me vajzat ( e trashëguesit)
Sqarim: Nëse personi i vdekur pas vetes ka lënë tri lloje të këtyre asaba-ve trashëgimtarë ( bi nefsihi, bi gajrihi, mea gajrihi), në këtë rast, për trashëgim do të kenë përparësi ata asaba, të cilët janë më të afërt nga gjaku me trashëguesin. Si shembull do të përmendim, se si trashëgimtarë duhet të lë vajzën, pastaj motrën, dhe djalin e vëllaut. Në këtë rast vajza e trashëguesit trashëgon një të dytën (1/2) si farz, ndërsa gjysmën (1/2) e trashëgon motra si asaba. Motra, është më e afërt nga gjaku me trashëguesin se sa djali i vëllaut të trashëguesit. Për ate djali i vëllaut, në këtë rast nuk trashëgon asgjë, edhe pse ai është asaba bi nefsihi, ndërsa motra asaba mea gajrihi.

2. Asabai sebbebijje

Asabai sebbebijje është ai person, i cili e trashëgon trashëgimin e robit të vet të liruar nga shkaku ( sebebi), i çlirimit të tij, dhe përsëri mbetet mbrojtës i tij ( مو لى ا لعتا قت).
Çliruesi trashëgon prej robit të liruar atëherë, kur i njëjti nuk lë pas vetes asnjë nga trashëguesit të afërt nga gjaku. (Ahk.sher. § 606 - 616; shiko në këtë libër në pjesën e III – nr. rend. 3).

=====================





afet beadini
vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID2 vazhdim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID 3 vazhdim
» E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME FERAID
» Në syrin e kamerës: Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore
» E drejta e gruas ndaj burrit
» E drejta e burrit ndaj gruas

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Shkarkime (dowonload) :: Libra Islame-
Kërce tek: