MEHMED ALI QERIMOVIQ
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME
FERAID
MEHMED ALI QERIMOIQ
GJYQËTAR I TË DREJTËS ISLAME NË MOSTAR
E DREJTA E TRASHËGIMISË ISLAME
FERAID
TITULLI ORIGJINAL:
Šeriatsko nasljedno pravo – feraiz botuar 1936 Sarajevë
Përkthyes:
Afet BEADINI
Lektor:
Mr. Elez Ismaili
Recezent:
Mr.Bashkim Aliu
Muhamed Hebibi
Pwr botuesin:
Afet Beadini
Boton:
Sh.B.Thesari
vazhdim
VIII
TRASHËGUESIT DHEVIL-EHRAM-I ( farefisi)
تو ر يث ذ و ى ا لا ر حا م
Nëse dihen personat të cilët janë të afërt me trashëguesin të cilët marrin pjesë në as'habi feraid, nëse dihen edhe asaba ( trashëgimtarët universalë) në kët rast e kemi lehtë që t'i përcaktojmë personat të cilët numrohen në trashiguesit dhevil erham. Prandaj edhe thuhet:
Dhevil erham është çdo person që është i afërt me të vdekurin dhe nuk kanë kuotë ( sasi) të caktuar, pra që nuk është asaba, e as as'habi feraid.
ذو و ا لر حم: وهو كل قر يب لم يفر ض له سهم مقر ر ( فى كتا ب ا لله تعا لى او سنة ر سو له او ا جما ع ا لا مة) يتعصب ( ا لسيد)
Farefisi - dhevil erham janë farefisi që janë të afërt me të vdekurin qofshin meshkuj apo femra, ndërsa trashëgimi i tyre themelohet nëpërmjet këtij ajeti kuranor:
َو اُ لُو ا ْلاَ رْ حا م ِ بَعْضُهُمْ اَ وْ لى َ ِببعْض فى كتاَ بِ للهِ ( الانفا ل و الا حزاب)
E, (sipas dispozitave të Zotit), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët) …. ( Enfal : 75).
Trashëgimtarët e dhevil erham-it, si kategori janë katër llojesh prej të cilëve disa kanë përparësi më shumë se të tjerët, që nënkupton se sa herë që gjendet ai që ka përparësi e përjashton llojin tjetër që vjen pas tij.
Në llojin e parë marrin pjesë pasardhësit që ndërlidhen me të vdekurin, përmes vajzave të tij: Këto janë: persona prej fëmijëve të vajzave të trashëguesit ( nipat) dhe fëmijët e tyre , pastaj djemtë e vajzave të trashëguesit dhe pasardhësit e tyre.Këta të fundit trashëgojnë vetëm atëherë kur nuk ekzistojnë fëmijë të vajzës.
(Ahk.sher§ 639)
Në llojin e dytë bëjnë pjesë paraadhësit e të vdekurit që mes tyre dhe mes tij ndërmjetëson femër siç janë:, gjyshërit dhe gjyshet të cilët nuk janë as asabe e as as'habi feraid (Ahk.sher. § 640)
و هم ا لا جد د ا لسا قطو ن ا ى عن ا لفر ض و ا لتعصيب و ا لجد ا ت ا لسا قطا ت عن ا لفر ض
Në llojin e tretë bëjnë pjesë pasardhësit e babait të vdekur. Këta persona janë fëmijët e motrës dhe fëmijët e tyre e kështu me radhë. Pa marrë parasysh se a janë motra ( motra nga baba dhe nëna) apo motra nga baba. Te këta persona mer pjesë edhe vajza e vëllezërve dhe fëmijëve të saj dhe kështu me radhë . Pa marë parasyshë në ate se a janë vëllezër (vëllezër nga baba dhe nëna) apo vëllezër nga baba. Pastaj në këtë lloj numërohen edhe personat të cilët janë djemë të vëllaut nga nëna dhe kështu me radhë . (Ahk.sher. § 642)
Në llojin e katërt të dhevil erham –it marrin pjesë personat të cilët janë në lidhje anësore me pasardhësit e gjyshit të të vdekurit.( جز أ جد ه) Këta janë persona prej babës së babës, ose prej nënës së tij, pastaj personat të cilët rrjedhin prej gjyshes së trashëguesit. Pastaj prej nënës së nënës ose babës së tij. Këta persona janë motrat e babës së trashëguesit ( ا لعما ت) fëmijët e tyre, pastaj vajzat e xhaxhaut të trashëguesit dhe fëmijët e tyre, pa marrë parasysh atë se a është mixha edhe prej babës edhe prej nënës ose është vetëm prej babës. . ( و بنا ت الا عما م لا ب و ا م او لا ب)
Te këta persona numrohen edhe vëllezërit nga nëna të babës së trashëguesit
والا عما م لا م)). edhe fëmijët e tyre, pastaj edhe vëllezërit dhe motrat nga nëna e trashëguesit ( dajët dhe tezet) ( ا لا جوا ل و ا لخا لا ت), dhe fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve të tyre dhe kështu me radhë pa marrë parasysh se a janë meshkuj apo femra (Ahk.sher. § 642)
1. Klasa e parë e dhevil' ehram – it
ا لصنف ا لا و ل
Ashtu siç u përmend më lart, se në llojin e parë marrin pjesë pasardhësit që ndërlidhen me të vdekurin, përmes vajzave të tij. Këto janë, persona prej fëmijëve të vjazave të trashëguesit ( niprat) dhe fëmijët e tyre , pastaj djemtë e vajzave të trashëguesit dhe pasardhësit e tyre.
Nëse gjendet vetëm ndonjë prej këtyre personave, në atë rast ai trashëgon si trashëgimtar i vetëm tërë trashëgiminë. Mirëpo, nëse ekzistojnë dy apo më shumë trashëgimtarë, në këtë rast merret parasysh afërsia nga gjaku me trashëguesin. Ata, pothuajse të gjithë mund të jenë të të njejtës rang të afërsisë.) p.sh të gjithë i takojnë brezit të dytë apo të tretë, ashtu siç mund të jenë edhe në range të ndryshme të afërsisë.
Në rastin e parë , kur dy persona janë të të njejtit rang në afërsi për to të flasim pak më vonë. Në rastin tjetër, kur janë në range të ndryshme të afërsisë, do të trashëgojë ai që është pothuaj për një rang më afër me trashëguesin.
Shembull : Kur trashëguesi ka lënë vajza të vajzës dhe vajzë të djalit:
Trashëguesi
Djali Vajza
Vajza Vajza ( 1/1)
Vajza ( 0 )
Në këtë rast trashëgon vetëm vajza e vajzës, sepse është për një rang më e afërt me trashëguesin ( për një brez ) prej vajzës së djemve.
Rregulla e caktuar është:
ا ليهم يا لمير ا ث ا قر بهم ا لى ا لميت
Ai që është i par më i afërt ( nga gjaku) me të vdekurin e trashëgon atë.
Në atë rast kur të gjithë personat e këtij lloji janë të rangut të njejtë për nga afërsia, atëherë do të shikohet, se ata persona a rjedhin prej as'habi feraid-it apo jo. Mund të ndodhë në këto tri raste, që të gjithë ata persona të rrjedhin prej personit ( prindërive) të cilët janë as'habi feraid, por mundë , përsëri që gjithë ata persona të cilët nuk janë as'habi feraid, të jenë dhevil – erham. Rasti i tretë do të ishte ai kur të gjithë ata persona do të gjendeshin të përzier ( disa të rjredhin prej personave të cilët janë as'habi feraid, ndërsa të tjerët prej dhevil-erham).
Nëse kemi raste të tilla kur të gjithë rrjedhin prej personit i cili është as'habi feraid, në këtë rast të gjithë do të jenë trashëgues. Ata do të trashëgojnë pjesë të njejta të trashëgimit, nëse janë të gjithë të gjinisë së njejtë ( nëse janë të gjithë meshkuj, ose të gjithë janë femra). Mirwpo, nëse gjendet prej të dy gjinive ( edhe meshkuj edhe femra) në këtë rast çdo person i gjinisë mashkullore trashëgon dyfisht prej femrës.
Shembull :
Trashëguesi
Djali Vajza
Vajza (e as'habi feraid-it) Vajza ( e as'habul- feraid-it)
Vajza ( 1/3 ) Djali (2/3)
Në këtë shembull të dy trashëgimtarët janë të rangut të njetë me trashëguesin, ashtu siç janë të dy fëmijë të personave të cilët janë as'habi feraid, ose janë të gjinisë së përzier. Për atë në këtë rast mashkulli trashëgon dyfisht (2/3) mw shum se femra ( 1/3).
Në rastet e tjera kur të gjithë personat rrjedhin prej personit i cili është dhevil erham, në këtë rast e kundrojmë brezin e tyre. Nëse të gjithë ata persona janë vetëm për nga brezi i gjinisë mashkullore ose vetëm për nga brezi i gjinisë femrore, në këtë rast të gjithë do të trashëgojnë pjesë të barabarta prej trashëgimit, nëse janë të gjithë të të njëjtës gjini ( nëse të gjithë janë meshkuj ose vetëm femra). Por nëse ata janë të përzier prej të dy gjinive, në këtë rast një mashkull do të trashëgojë sa dy femra ( بلا خلا ف).
Mirëpo, nëse ata persona nuk janë nga brezi vetëm meshkuj, ose vetëm femra por janë të përzier prej të dy gjinive, në këtë rast trashëgimi do të shpërndahet në brezin e parë ( فى او ل بطن ) të brezit prej të cilit rrjedhin ( atje ku ishte si trashëgues djali dhe vajza, prej djalit rrjedh brezi i gjinisë mashkullore, ndërsa prej vajzës- brezi i gjinisë femrore. Kjo do të realizohet ashtu, saqë në mendime do të përfshijë aqë djemë në vend të djalit prej të cilit rjedhë brezi i gjinisë mashkullore, të antarëve të gjallë të trashëgimtarëve që numron ky brezë i gjinisë mashkullore, ndërsa njejtë edhe aqë vajza në vend të vajzës prej të cilës rrjedhë brezi i gjinisë femrore të antarëve të gjallë të trashëgimtarëve që numron ky brez i gjinisë femrore, pastaj duke u marrë parasysh pargjykimet e bëra, trashëgimi do të ndahet në dy pjesë: një pjesë për brezin e gjinisë mashkullore dhe një pjesë për brezin e gjinisë femrore. Pasi që në mes të antarëve të brezit të gjinisë mashkullore do të shpërndahet pjesa e cila u ka takuar brezit të gjinisë mashkullore, kështu njejtë do të veprohet edhe në mes antarëve të brezit të gjinisë femrore, sipas rregullit të njohur, që mashkulli të trashëgojë sa dy femra.
Kjo mënyrë e trashëgimit është marë nga Imam Adhami (Ebu Hanifja. sq. i përkthyesit), nëpërmjet transmetimit ( rivajetit) të Imam Muhammedit e cila është e marrur si Mufta-bih-kavi.
Shembull:
Trashëguesi
Djali Vajza
Vajza B, (1/3) dhevil - erham Djali A, 2/3)
Djali D, ( 1/3 ) Vajza C, (2/3)
Nga ky shembull shihet se në rangun (brezin) e dytë hyjnë edhe meshkuj edhe femra si nipëra dhe mbesa të trashëguesit ( djali A dhe vajza B). Në këtë rang të dytë, gjegjësisht të brezit të dytë të trashëgimit, bën pjesë edhe djali si mashkull dhe fiton 2/3 , ndërsa vajza, si femër, 1/2 e trashëgimit. Dhe me të vërtet në atë shpërndarje në brezim e dytë në mes trashëgimtarëve të gjinisë mashkullore dhe femrore është paraqitur ana e veçantë e gjinisë mashkullore dhe femrore, në atë mënyrë sa që njëra me tjetrën mëtutje nuk kanë lidhje në mes vete. Nga ana e gjinisë mashkullore pasardhësi i gjinisë femrore ( vjaza ) C trashëgon pjesën e babës së saj A ( 2/3) ndërsa në anën e gjinisë femrore pasardhësi i gjinisë mashkullore ( djali) D trashëgon pjesën e nënës së vet B, 1/3. Shembull është sjellë si i tillë që në të dy anët të ketë të gjallë nga një pasardhës ( فر و ع ), për atë edhe në thelb është marrë nga një djalë dhe nga një vajzë.
Në rastin e tretë, kur disa persona të këtij lloji e kanë prejardhjen prej personave të cilët janë as'habi feraid, nërsa disa të tjerë, përsëri, janë prej personave të cilët janë dhevil erham, në këtë rast trashëgimtarë do të jenë vetëm ata të cilët kanë prejardhjen prej personave të cilët janë as'habi feraid, gjersa ata persona të cilët kanë prejardhjen prej personave të cilët janë dhevil erham nuk trashëgojnë, sikur edhe të ishin të të njetit rang të afërt nga gjaku me ata të cilët kanë prejardhjen prej personave të cilët janë as'habi feraid.
Shembull:
Trashëguesi
Vajza Djali
Djali (dhevil - erham ) Vajza ( as'habi feraid)
Djali ( 0 ) , nuk trashëgon Vajza (1/1)e trashëgon të gjithë.
Thuhet se fëmija prej as'abu feraid dhe fëmija prej asabe-s kanë përparësi në trashëgimi prej fëmijës të dhevil erham-it. Si shkak merret ajo se fëmiju prej as'habi feraid-it është më i afërt për nga gjaku me trashëguesin, nëse nuk është me drjetësi, është me ligj.
Kjo përparësi për trashëgim vlen vetëm për fëmijët e as'habi feraid-it, nuk vlen edhe për fëmijët e fëmijëve të tyre.
Fjala veledur- varies do të thotë në pergjithësi edhe fëmijët prej as'habi feraid-it dhe prej asabeve. Miërpo, në këtë lloj të dhevil erham-it kjo fjalë ka të bëjë vetëm me fëmijën nga as'habul feraid-i, pasi që nuk mund të ndodhë, që këtu të kemi parasysh fëmijën nga asaba.
فو لد ا لو ار ث ا و لى و ا ر ا د بو لد ا لو ا ر ث هنا ك و لد صا حب ا لفض فقط ا ذ لا تيصو ر فى ا لنف ا لا ولى ذور حم هو ولد ا لعصبة ( ا لسيد)
2. Loji i dytë i dhevil-erhamit
* ا لنص ا لصا نى*
Në llojin e dytë të dhevil erhamit më lartë i numruam paraadhësit e të vdekurit që mes tyre dhe mes tij ndërmjetëson individi femër siç ndodh mes, gjyshëri dhe gjysheve të cilët nuk janë as asabe e as as'habi feraid.
Nëse në mesin e tyre gjendet vetëm një person si trashëgimtar, në këtë rast do të trashëgojë tërë trashëgimin.
Mirëpo, nëse në mesin e tyre gjenden dy apo më shumë se dy persona si trashëgimtarë, në këtë rast do të merret parasysh rangu i afërsisë nga gjaku me trashëguesin.
Nëse personat e këtij lloji nuk janë të një rangut të afërsia nga gjaku, në këtë rast do të trashëgojë vetëm ai që është më afër me trashëguesin. Sipas kësaj, do të trashëgojë vetëm ai, gjyshi ose gjyshet prej dhevi erham- it, të cilët janë më të afërt për nga gjaku me trashëguesin, pa marrë parasysh atë se afërsia vjen nga ana e nënës apo nga ana e babës, pa marrë parasysh se a rrjedh ndonjëri prej tyre prej as'habul feraid – it apo, pa marrë parasysh se a janë të anës së gjinisë mashkullore apo nga ana e gjinisë femërore.
Shembull: Trashëguesi
Nëna
Nëna Baba (1) e trashëgon të gjithë.
Baba ( 0 ) , nuk trashëgon
Edhe këtu, ashtu si edhe në rastet tjera, vlen rregulla, që më i afërti të trashëgojë trashëguesin.
( ا و ليهم با لمير ا ث ا قر بهم ا لى ا لميت)
Nëse personat e këtij lloji janë të të njetit rang të afërt nga gjaku me trashëguesin, në këtë rast mund të paraqiten tri mundësi. Sepse të gjithë ata mund të dalin prej asabe-es ose as'habul feraid-it ose të gjithë dalin prej dhevil erhami-it ose disa dalin prej fëmijëve të as'habil feraid-it e disa prej dhevil erham-it.
Kur të ndodhë njëra prej këtyre dy mundësive (nëse të gjithë fëmijët prej as'habul feraid-it, ose të gjithë janë prej dhevil erhamit) atëherë të gjithë mund të jenë nga ana e nënës ose të gjithë nga ana e babës, gjegjësisht disa nga ana e babës, ndërsa të tjerët nga ana e nënës.
Në dy rastet e para, nëse të gjithë janë prej anës së babës, ose të gjithë janë prej anës së nënës, atëherë, përsëri, ose do të jenë të gjithë pasardhës të një personi të gjinisë mashkullore, ose të gjithë do të jenë pasardhës së një personi prej gjinisë femrëre, gjegjësisht disa do të jenë pasardhës të personave të gjinisë mashkullore ndërsa disa të tjerë do të jenë pasardhës të personave të gjinisë femrëre.
Prandaj, nëse janë të gjithë të të njejtit rang të afërt me trashëguesin dhe nëse janë të gjithë të gjinisë mashkullore osë të gjithë janë të gjinisë femrore; pastaj nëse janë të gjithë vetëm nga ana e nënës ose të gjithë vetëm nga ana e babës, gjegjësisht disa nga ana e babës, në këtë rast të gjithë do të trashëgojnë njejtë, nëse janë të gjithë të gjinisë së njejtë ( nëse të gjithë janë vetëm meshkuj, ose të gjithë janë vetëm femra). Nëse marrin pjesë të dy gjinitë, në këtë rast një mashkull do të trashëgojë sa dy femra.
Shembull:
. Trashëguesi
Baba
Nëna
Baba
Nëna ( 1/2) Baba (2/3)
Mirëpo nëse të gjithë janë të të njejtit rang për nga afërsia, por nuk janë të gjinisë mashkullore, gjegjësisht janë vetëm persona të gjinisë femrore, por disa janë të gjinisë mashkullore ndërsa të tjerët janë persona të gjinisë femrore, në këtë rast trashëgimi do t'i takojë atij brezi në të cilin ka qenë përfaqësuar si trashëgimtar një mashkull ose femër, dhe në këtë rast mashkulli do të marrë sa dy femra. Pasardhësit e personit të gjinisë mashkullore atëherë do ta trashëgojnë atë pjesë të tij, ndërsa pasardhësit e personave të gjinisë femrore do ta trashëgojnë atë pjesë të atij personi të gjinisë femrore. Njejtë, sikur në llojin e parë të dhevil erhami'it.
Shembull: Trashëguesi
baba
baba (2/3) Nëna ( 1/2)
Nëna Nëna
Baba ( 2/3) baba (1/3)
Nëse janë të gjithë të të njejtit rang nga afërsia, por nuk janë vetëm nga ana e babës, ose vetëm nga ana e nënës, por disa janë nga ana e babës, ndërsa të tjerët nga ana e nënës, - në këtë rast trashëgimi do të shpërndahet ashtu, që di të tretat ( 2/3) do t'i fitojnë ata të cilët janë nga ana e babës ( و هو نصيب ا لا ب) , ndërsa një e treta ( 1/3) ata të cilët janë nga ana e nënës, ( و هو نصيب ا لا م) sepse ata të cilët janë nga ana e babës, vlejnë në vend të babës, gjersa ata të cilët janë nga ana e nënës, vlejnë në vend të nënës. Për atë trashëgimi ndahet ashtu, sikur trashëguesi të ketë lënë nënë dhe babë, dhe atij grupi që qëndron në vend të babës i takojnë dy të tretat ( 2/3), ndërsa atij grupi i cili qëndron në vend të nënës i takon një e treta ( 1/3) -(Ahk.sher. § 644)
Shembull: Trashëguesi
Nëna Baba
Nëna Nëna
Baba ( 1/3) baba (2/3)
Atëherë kur ndodh mundësia e tretë, nëse disa janë fëmijë prej as'habi feraid-it, ndërsa të tjerët prej dhevil erham-it, atëherë do të trashëgojnë të dy palët, sepse në llojin e dytë të dhevil erham-it nuk kanë të drejtë në përparësi të trashëgimit ata të cilët kanë prejardhje prej djemve të as'habul feraid-it, ashtu siç ishte edhe në llojin e parë të dhevil –erham-it.
Shembull : Trashëguesi
nëna
Baba ( dhevil erham) Nëna ( as'habul feraid = ا لجد ة الصحية
Baba ( 1/2) Baba ( 1/2)
Kështu u shpërndahet trashëgimi trashëguesive të llojit dytë të dhevil erham-it edhe atë sipas fjalëve të atyre të cilët thanë se në në llojin e dytë nuk kanë të drejtë përparësie për të trashëguar ata të cilët kanë prejardhjen prej ( asabe-ve ose as'habul feraid-it ndaj atyre të cilët kanë prejardhjen prej dhevil erhamit.
وهذ ا لجو ب على قو لى من لا يعتبر ا لمد لى با لو ا ر ث كذ ا فى خزا نة الفتين ( هند آ يه )
3 Lloji i tretë i dhevil erhamit
* ا لنص الثا لث*
Në llojin e tretë të dhevil erhamit marrin pjesë pasardhësit e babait të vdekur.
Këta persona janë:
A)vajzat e vëllezërve dhe fëmijët e motrave si edhe fëmijët e tyre,
b) vajzat e vëllezërve dhe motrave ( nga baba) si edhe fëmijët e tyre,
c) fëmijët e vëllezërve dhe motrave ( nga nëna) si edhe fëmijët e tyre.
Nëse gjendet si trashëgimtarë vetëm një person prej këtyre që i përmendëm, atëherë ai e trashëgon tërë trashëgimin.
Mirëpo, nëse ekzistojnë më shumë trashëgimtarë ( cili do qoftë prej atyre që i numruam nën a), b) dhe c), atëherë përsëri shihet në rangun e afërsisë me trashëguesin.
Nëse nuk gjenden të gjithë në të njejtin rang të afërsisë, këtë e trashëgojnë ata të cilët janë më të afërt me trashëguesin; sipas regullës:
ا و ليهم با لميرا ث ا قر بهم ا لى ا لميت
Shembull:
Vëllau Trashëguesi Motra
Djali Vajza ( trashëgon 1/1)
Vajza ( Nuk trashëgon)
Vajza e motrës, në këtë shembull trashëgon tërë trashëgiminë, sepse është për një rang më afër me trashëguesin prej vajzave të djalit të vëllezërive.
Në atë rast kur të gjithë janë të të njejtit rang për nga afërsia, atëherë merret parasysh ajo se a rrjedhë dikush prej tyre nga asabe-t, ndërsa të tjerët nga dhevil erhami, gjegjësisht, a janë të gjithë vetëm prej asabe've ose janë fëmijë vetëm prej dhevil erhamit.
Nëse janë të përzyer edhe prej asabes edhe prej dhevil erhamit, atëherë trashëgimtarë do të jenë vetëm ata të cilët janë fëmijë të asabe-ve, gjersa ata të cilët janë fëmijë të dhevil erhamit nuk do të trashëgojnë asgjë, edhe pse janë në rang të njejtë me trashëguesin,.
Shembull:
Vëllau Trashëguesi Motra
Djali Vajza
Vajza ( fëmijë i asabe-s,1/1) Djali ( fëmiu dh.erhamit, 0)
Në këtë shembull trashëgon vajza e djalit të vëllezërve tërë trashëgimin, sepse, ajo është fëmijë prej asabe-s, gjersa djali i vajzës së motrave nuk fiton asgjë, sepse nuk është fëmijë prej dhevil erhamit.
Nëse nuk janë të përzier, atëherë mund të paraqiten edhe mundësi të tjera:
a) Të gjithë fëmijët e asabeve mund të jenë trashëgues, p.sh:
Shembull Trashëguesi
Vëllau Vëllau nga baba
motra Motra
Trashëguesi
Vëllau ( ose v. nga baba )
Djali
Vajza Vajza
B) Të gjithë trashëgimtarët të jenë fëmijë nga as'habul feraid'it, p'sh:
Shembull Trashëguesi
Motra nga nëna Motra nga baba Motra
Vajza Vajza Vajza
C) Të gjithë trashëgimtarët të jenë fëmijë të dhevil erhamit, p.sh:
Trashëguesi
Vëllau nga baba Vëllau nga nëna
Vajza Djali
Djali Vajza
Në përgjithësi, në të gjitha këto raste, nëse ekziston mundësia, që trashëgimi të ndahet në rangun e parë në mes vëllezërve dhe motrave, atëherë kuotat e tyre i tashëgojnë pasardhësit e tyre.
يقسم ا لما ل ع لى ا لا خو ة و ا لا خوا ت مع ا عتبا ر عد د ا لفر و ع و ا لجها ت فى ا لا صو ل و هو ظا هر ا لر و ية من قو ل ا بى حنيفة ( ا لسيد)
Shembulli 1. Trashëguesi ka lënë vajzën e djalit të vëllaut dhe vajzën e djalit të vëllaut nga baba:
Trashëguesi
Vëllau Vëllau nga baba
Djali Djali
Vajza Vajza
Duke e ndarë trashëgimin në mes vëllezërve ( على ا لا صو ل ) vëllai ( nga baba dhe nëna) e trashëgon krejt pasurinë, ndërsa, pastaj, prej tij edhe pasardhësit e tij.
Mirëpo, vëllai nga baba nuk fiton asgjë , sepse ke asaba pamë se ai që është në lidhje farefisnore më i fortë, ai edhe në trashëgim është më pari. Për ate edhe pasardhësit e tij nuk trashëgojnë asgjë. Në këtë rast nipi i vëllait ( nga baba dhe nëna) e trashëgon të gjithë pasurinë, gjersa mbesa e vëllait nga baba nuk fiton asgjë prej trashëgimit.
Shembulli II. Nëse i vdekuri ka lënë vajzën e vëllaut ( nga baba dhe nëna), ndërsa djali dhe vajza janë prej motrës ( nga baba dhe nëna) :
Trashëguesi
Motra ( nga baba dhe nëna) Vëllau (nga baba dhe nëna)
Vjaza
Vajza Djali
Në këtë shembull trashëgimi piksëpari u ndahet prindërve të tyre, vëllaut dhe motrave të trashëguesit në pjesë të barabarta, pasi që motra posedon dy fëmijë, dhe për shkak të tyre, numërohet sikur trashëguesi të ketë lënë dy motra. Mirëpo nëse, si vëlla i trashëguesit ka vetëm një fëmijë, dhe kjo për vëllaun mbetet sikur të jetë një. Ndërsa ne e dimë se vëllau dhe dy motrat e ndajnë trashëgimin ashtu, që vëllau të marrë gjysmën, ndërsa dy motrat gjysmën tjetër. Sepse këtij shembull, vajza e vëllaut e trashëgon pjesën e babës së saj, d.m.th. gjysmën e saj ndërsa djali dhe vajza nga motra e trashëgojnë pjesën e nënës së tyre, d.m.th gjysmën e tyre, edhe atë në atë mënyrë që djali të trashëgojë sa dy femra للذ كر مثل خظ ا لا نثيين)) .
Shembulli III. – Nëse i vdekuri ka lënë pas vete një djalë të motrës nga baba dhe djalë të motrës nga nëna:
Trashëguesi
Motra ( nga baba) Motra nga nëna
Djali (3/4) Djali ( 1/4)
Trashëgimi piksëpari u ndahet prindërve të tyre, d.m.th në mes motrave të trashëgiuesit, motrës nga baba do ti takojë një e dyta ( 1/2), gjersa motrës nga nëna një e gjashta ( 1/6). Pastaj trashëgimi i mbetur prej (2/6) do të ndahet me radhë proprcionalisht me kuotat e tyre. Kështu motrës nga baba i takojnë 3/4, ndërsa motrës nga nëna një e katërta ( 1/4). Sipas kësaj vëllau i motrës nga baba trashëgon tre të katërtat ( 3/4), d.m.th. çdonjërit do t'i takojë pjesë e trashëgimit të nënës së vete.
Ngjajshëm me këtë shembull, është rasti kur trashëguesi pas vetes e ka lënë vajzën e vajzës së motrës ( nga baba dhe nëna) dhe vajzën e vajzës së motrës nga nëna.
Trashëguesi
Motra (nga baba dhe nëna) Motra nga baba
vajza Vajza
Vajza Vajza
Ky lloji i tretë i dhevil-erham-it është i ngjajshëm nga të gjitha anët, me llojin e parë.
ا لصنف ا لثا لث كا لصنف ا لا و ل فى تسا و ى ا لد ر جة و ا لقر ب و ا لا د لا. بو ا ر ث و ا لقسمة و ان ا ختلفو ا فى ذا لك يعتبر ا لا بد ان و و صف ا لا صو ل ( السيد)
4. Lloji i katërt i dhevil erhamit
ا لصنف ا لرا بع**
Në llojin e katërt të dhevil erhamit numërohen:
a) Motrat e babës së trashëguesit ( ا لعمات ) ( tezet nga ana e babës),
b) Vëllezërit nga nëna të babës së trashëguesit و ا لا عما م لا م )) ( xhaxhallarët nga nëna;
c) Vëllezërit dhe motrat të nënës së trashëguesit ( ا لا خوا ل و ا لخا لا ت) ( dajallarët dhe tezet).
Nëse gjendet si trashëgimtarë i vetëm njëri prej personave të lartëpërmendur, në këtë rast ai do ta trashëgojë të gjithë pasurinë.
Mirëpo, nëse gjenden më shumë (të përmendura nën a), b) dhe c) ), dhe nëse të gjithë janë të të njëtit rangë prej nga afërsia me trashëguesin, në këtë rast, do të shikohet se a janë të gjithë nga ana e babës ( ata nën a), dhe b)) ose të gjithë janë nga ana e nënës ( ata nënë c)), ose përsëri janë të përzier nga të dy anët.
Nëse të gjithë janë nga ana e babës, ose të gjithë janë nga ana e nënës, në këtë rast disa prej tyre mund të jenë të rangut më të fortë të afërsisë ( të brezit nga baba dhe nëna), ndërsa të tjerët janë më të dobët ( të brezit vetëm nga nëna ose vetëm nga baba) disa prej tyre lidhen me brezin nga ana e babës edhe nga ana e nënës, ndërsa të tjerët lidhen me brezin vetëm nga ana e nënës, ose vetëm nga ana e babës.
Ata të cilët janë të rangut më të fortë të afërt me trashëguesin, ata kanë edhe përparësi në trashëgim, duke mos diskutuar se a janë meshkuj, apo femra.
قا لا قوى منهم ى ا لقرا بة او لى با لاجما ع ا عنى ان من كان لا ب او ام ا و لى با لميرا ث فمن كا ن لا ب و هو ا و لى ممن كان لا م ذ كرو ر ا كا نوا او ا نا ثا.
P.sh. Nëse i vdekuri ka lënë pas vdekjes motrën e babës ( nga baba dhe nëna), motrën e babës nga baba dhe motrën e babës nga nëna, që do të thotë se tri tezet janë nga ana e babës – por trashëgimin do ta trashëgojë vetëm tezja ( motra e babës nga nëna dhe baba), sepse afërsia e saj është më e fortë me trashëguesin, në krahasim me dy të tjerat, edhe pse që të tre tezet janë farefis nga ana e babës.
Rast i njejtë me të është edhe ky : nëse i vdekuri i ka lënë vëllezërit e nënës ( nga baba dhe nënë) vëllezër të nënës nga baba dhe vëllezër të nënës nga nëna, d.m.th të tre dajallarët janë nga ana e nënës, por trashëgimi përsëri do ti takojë dajës - vëllaut të nënës (nga baba dhe nëna), sepse afërsia e tij është me e fortë në krahasim me dy të tjerët, edhe pse që të tre janë farefis nga ana e nënës.
Në qoftë se prej personave të lartëpërmendur gjenden më shumë prej tyre, ose janë të të njëtit rang prej nga afërsia me trashëguesin, atëherë të gjithë do të trashëgojnë njejtë, nëse janë të të njëtës gjini, d.m.th nëse të gjithë janë vetëm meshkuj, ose të gjithë janë vetëm femra. Nëse përsëri marrin pjesë të dy gjinitë, në këtë rast një mashkull trashëgon sa dy femra.
E marrim si shembull: i vdekuri të ketë lënë tre vëllezër të babës nga nëna, d.m.th. tre xhaxhallarët nga nëna, do ta ndajnë trashëgimin njejtë nga 1/3, sepse që të tre janë të të njejtit rang për nga afërsia si dhe i takojnë të njëjtit brez dhe të njëjtës gjini.
I njëtë do të ishte shembulli sikur i vdekuri të ketë lënë dy motra të babës ( nga nënë dhe baba), d.m.th. të dy tezet nga ana e babës , trashëgimin do ta ndajnë përgjysëm, sepse të dyjat janë të të njëtit rang për nga afërsia si dhe i takojnë të njëjtit brez dhe të njejtës gjini .
Njejtë kështu do të ishte sikur i vdekuri të ketë lënë tre vëllezër të nënës ose vëllezër të nënës nga baba, d.m.th. të tre dajallarët, do të ndajnë trashëgim njejtë nga 1/3, sepse që të tre janë të njejtit rang afërsise si dhe i takojnë të njëjtit brez dhe të njejtës gjini .
Në të njëtën mënyrë do të zgjidhet rasti, nëse trashëguesi le motra të babës si dhe motra të nënës.
Nëse ndodh që njëri prej personave të këtij lloji të jetë prej anës së babës, ndërsa tjetri nga ana e nënës, në këtë rast nuk merret parasish se cili nga këta të dy është në rang më të afërt me trashëguesin, por ata të cilët vjenë nga ana e babës e trashëgojnë pjesën e trashëgimit të babës 2/3, ndërsa ata të anës së nënës pjesën e trashëgimit të nënës ( 1/3).
E marrim si shembull që i vdekuri të ketë lërë tri motra të babës edhe atë: një motër (nga nëna dhe baba), një motër nga nëna dhe një motër nga baba (ato teze me trashëguesin nga ana e babës); pastaj, i vdekuri ka lënë edhe tri motra të nënës, poashtu një motër ( nga nëna dhe baba), një motër nga baba dhe një motër nga nëna (ato tri teze me trashëguesin nga ana e nënës.) Në raste të tilla individi I farefisit që vjen nga ana e babës, nga ana e babës do të trashëgojë dy të tretat ( 2/3), ndërsa ai që vjen nga ana e nënës, d.m.th. nga ana e nënës trashëgojn një të tretën ( 1/3).
Pastaj, sipas rregullës të cilën pak më lartë e përmendëm, këto pjesë nga të dy anët do ti fitojnë tezet të cilat janë më të afërta nga gjaku me trashëguesin (قو ت قرابت) , kështu tezja - motra e babës ( nga nëna dhe baba) trashëgon një të tretën. Këto pasi që janë më të afërta për nga gjaku me trashëguesin
(قو ت قرابت) prej të tjerave, prej tezeve vetëm nga baba ose vetëm nga nëna.
Ky veprim do të jetë i tyllë edhe në atë rast, kur trashëgimtarë janë xhaxhallarë të nënës nga ana e nënës dhe dajallarët nga ana e nënës. (Ahk.sher. § 644).
Trashëgimi i pasardhësve të cilët rrjedhin nga personat e llojit të katërt.
حكم او لا د ا لصنف ا لرا بع**
(Shtojcë për llojin e katërt)
Nëse i vdekuri ka lënë pas vetes vetëm një pasardhës i cili rrjedh nga personi i llojit të katër të dhevil-erham-it لخا لا ت) ا و لا د ا لعما ت و ا لا عمام و لا م و ا لا خو ا ل و ا
dhe me ata nuk gjendet asnjë nga llojet tjetra, atëherë ai pasardhës do ta trashëgojë tërë trashëgiminë.
Nëse ndodh , që ata pasardhës të jenë më shumë se një edhe atë të rangjeve të ndryshme të afërsisë, atëherë do të trashëgojnë ata të cilët do të jenë të rangut më të afërt nga gjaku me trashëguesin, qofshin ata të afërt nga ana e babës ose nga ana e nënës.
Sikur trashëguesi të lërë p.sh. djalë të motrës së babës (ا بن عمت ) dhe djem të vëllezërve të nënës ( و ا بن ابن خل) dhe vajzë të djalit nga motra e babës ( و ا بن ابن عمت) ; këtu do trashëgojë vetëm djali i motrës së nënës, pasi që ai është një rang më i afërt, edhe pse është në lidhje farefisnore nga ana e nënës.
Tash do të shohim, se si veprohet, kur trashëguesi lë më shumë trashëgimtarë të tillë, të cilët nga largësia farefisnore, janë të të të njëtit rang. Në këtë rast ekzistojnë dy mundësi ( ose të gjithë këta trashëgimtarë të jenë të të njëtit brez, ose jo.)
Nëse janë të të njëtit brez ( اتحاد جهة ا لرابة) kështu të gjithë të jenë ose vetëm nga ana e babës ( p.sh. fëmijët e motrave të babës, fëmijët e vëllezërve të babës nga nëna, vajzat e xhaxhallarëve dhe vajzat e fëmijëve të tyre), ose vetëm nga ana e nënës ( p.sh. fëmijë të motrave dhe vëllezërve të nënës, kështu edhe fëmijët e dajës dhe të tezeve) – atëherë të gjithë këta mundet përsëri të ndajnë trashëgimin sipas rangut të afërsisë: mundet që të gjithë të mos jenë të të njëtit rang të afërt me trashëguesin (قو ت قرابت).
Atëherë kur të ndodhë që të mos jenë të të njëtit rang të afërsisë, d.m.th. të ekzistojnë edhe nga baba dhe nëna, ose vetëm nga baba ose vetëm nga nëna, atëherë përparësi në trashëgim kanë ata të cilët janë në rang më të afërt يقد م ا لا قو ى فى ا لقر بة)) . Pra, këtu kanë të drejtë përparësie ata, prindërit e të cilëve janë në lidhje farefisnore (asul) me trashëguesin edhe nga ana e babës edhe nga ana e nënës, sepse ata janë më të afërt nga ata, prindërit e të cilëve janë në lidhje farefisnore vetëm nga ana e babës, ose vetëm nga ana e nënës. Poashtu njëjtë më të afërt në trashëgim janë ata prindërit e të cilëve janë në lidhje farefisnore më të afërt me trashëguesin, vetëm nga ana e babës në krahasim me ata të cilët janë vetëm nga ana e nënës.
Sikur trashëguesi p.sh. të lëre fëmijë të motrës së babës ( edhe nga nëna edhe nga baba) si dhe fëmijë të motrës së babës nga baba, ndërsa kështu edhe fëmijë të motrave të babës nga nëna. Në këtë rast do ta trashëgojnë tërë pasurinë fëmijët të cilët janë të motrës nga baba dhe nga nëna ( fëmijët e motrës nga baba dhe nëna), sepse ata kanë afërsi më të fortë për dallim nga fëmijët e tjerë. Poashtu do të ishin në lidhje më të fortë nga afërsia, fëmijët e motrës nga baba, në krahasim me fëmijët motrës nga nëna.
Kështu njëjtë konsiderohet lidhje e fortë nga afërsia, edhe te vajza e mixhës, si dhe te vajzat e dajës dhe tezes.
Në qoftë se ata pasardhës janë të të njëjtit rang të afërt, atëherë mund të ekzistojnë tri raste.:
a) mundësia e parë, ekziston atëherë kur njëri prej pasardhësve është fëmijë prej asabes, ndërsa të tjerët janë fëmijë të dhevil-erhamit;
b) Mundësia e dytë, ekziston atëherë kur të gjithë fëmijët janë prej asabave,
c) Mundësia e tretë, ekziston atëherë kur të gjithë fëmijët janë prej Dhevil-erham-it.
Te mundësia e parë ( nën a). trashëgojnë vetëm fëmijët e asabave, sepse kanë përparësi ndaj fëmijëve të dhevil erham-it.
Si shembull marrim, sikur trashëguesi të lëre një vajzë të vëllaut të babës nga baba ( بنت عم لا ب ) dhe vajzën e motrës së babës nga baba ( و بنت عمة لا ب ) . Këtu përparësi ka vajza e vëllaut të babës nga baba.
Te mundësia e dytë ( nën b) trashëgojnë të gjithë njëjtë.
Shembull: sikur i vdekuri të lë dy vajza nga dy vëllezërit e babës ( nga nëna dhe baba). Në këtë rast çdonjërës prej tyre j'u takojnë një e gjysma.
Te mundësia e tretë ( nën c), do të trashëgojnë të gjithë njëjtë, nëse janë të gjinisë së njëjtë; por nëse janë të të dy gjinive, atëherë një mashkulli i takon sa dy femra.
P.sh. nëse i vdekuri ka lënë një djalë të vëllaut të nënës (vëlla nga baba dhe nëna) d.m.th djalë të dajës, ا بن خا ل شقيق)) dhe vajzë të motrës së nënës (motër nga baba dhe nëna) d.m.th. vajzë tezje ( و بنت خا لة شقيقة), në këtë rast djali do të trashëgojë 2/3, ndërsa vajza një të tretën ( 1/3).
Atëherë kur pasardhësit të cilët rrjedhin prej personave të llojit të katër të dhevil-erham-it nuk janë të gjithë të njëtit brez, por disa janë të afërt nga ana e babës, ndërsa të tjerët janë të afërt nga ana e nënës ( اختلا ف جهة ا لقر ا بة), atëherë këtu nuk merren parasysh se cila anë ka afërsi më të fortë, as që merret parasysh se cilët nga ata janë fëmijë të asabave, por nuk do të jenë ata të cilët nga ana e babës t'u takojnë dy të tretat (2/3), ndërsa atyre nga ana e nënës u takojnë një e treta ( 1/3). Pastaj çdonjëra nga këto anë, do ta ndajë pjesën e vete me antarët e vet, ashtu siç përmendëm më lartë, duke i marrë tash parasysh, lidhjen më të fortë nga gjaku (قو ت قرابت) për shkak të përparësisë dhe të drejtës edhe të fëmijëve të asabave ( و لد ا لعصبة)
Si shembull do ta marrim, sikur i vdekuri të lërë vajzë të vëllaut të babës nga nëna ( بنت عم لا م) dhe djalin e vëllaut të nënës ( nga baba dhe nëna) d.m.th.djalin e dajës (وابن خا ل شقيق). Këtu vajzës së vëllaut të babës nga nëna i takojnë dy të tretat 2/3, pasi është në afërsi nga gjaku nga ana e babës, ndërsa djalit të vëllaut të nënës i takon një e treta 1/3, pasi që është i afërt nga ana e nënës.
Si shembull do të marrim, rastin kur i vdekuri pas vetes ka lënë një vajzë të motrës së babës nga baba ( بنت عمة لا ب ); djalin e vëllaut të babës nga nëna (و ابن عم لا م ) , vjazën e motrës së nënës ( nga baba dhe nëna) (وبنت خا لة شقيقة) dhe djalin e vëllaut të nënës nga baba (وابن خا ل لا ب). Në këtë rast, dy të parëve u takon një e treta 1/3, sepse të gjithë janë nga ana e nënës. Pastaj, këtu 2/3 i trashëgon vetëm vajza e motrës së babës nga baba, ndërsa një të tretën tjetër do ta trashëgojë vajza e motrës së nënës ( nga baba dhe nëna), sepse ka lidhje farefisnore më të fortë me trashëguesen për dallim të djalit të vëllaut të nënës nga baba.
=========================