Pjesa më e madhe e dijetarëve janë të mendimit se është e pëlqyeshme thirrja e ezanit në veshin e djathtë të foshnjës dhe thirrja e ikametit në veshin e majtë. Të këtij mendimi janë dijetarët e medh’hebeve Hanefi, Shafi’ij dhe Hanbeli. Kjo është përgjigjja që ka dhënë Doktor Husamedin ibnu Musa Afane (professor i Jurisprudencës Islame në universitetin e Kudsit në Palestinë):
Ubejdulla ibnu ebi Rafi’ij transmeton “[1]se babai i tij ka parë Profetin (a.s.) të thërrasë ezanin në veshin e Hasenit birit të Alijut, kur ai lindi.”
Imam Albani ka përmendur një hadith tjetër që është si përforcim i hadithit të parë se:“Profeti (a.s.) ka thirrur në veshin e Hasenit birit të Alijut ditën kur ai ka lindë, dhe ka thirrur ikametin në veshin e djathtë të tij.”[2]
Duke u mbështetur tek këto dy hadithe, pjesa më e madhe e dijetarëve janë të mendimit se është e pëlqyeshme thirrja e ezanit në veshin e majtë të foshnjës së lindur, dhe thirrja e ikametit në veshin e djathtë. Të këtij mendimi janë dijetarët e medh’hebeve Hanefi, Shafi’ij dhe Hanbeli.
Është transmetuar nga Hasen El Basri dhe Umer ibnu Abdulazizi se kur u lindën fëmijët e tyre, u thirrën ezanin në veshin e majtë dhe ikametin në veshin e djathtë.
Sekreti i thirrjes së ezanit në veshin e foshnjës së sapolindur:
Sekretin e kësaj e ka sqaruar dijetari i madh Ibnul Kajm, i cili ka thënë: “Sekreti i thirrjes së ezanit (Allahu e di më së miri) është se: gjëja e parë që njeriu dëgjon janë fjalët e ezanit. Fjalët e ezanit përmbajnë madhështinë e emrit të Allahut, dy dëshmitë me anë të të cilave njeriu pranohet në Islam. Kështu që, njeriu i cili ka hyrë në këtë botë gjëja e parë që dëgjon janë fjalët e ezanit, një rit i fesë, dhe kur del nga kjo botë i thuhet të thotë “La ilahe il la llah”. Gjithashtu, shejtani largohet nga fjalët e ezanit. Fjala e parë që duhet të dëgjojë i sapolinduri është dëgjimi i fjalës dhe ftesës së Allahut, përpara se të dëgjojë fjalën e shejtanit.”
Allahu e di më së miri.