Katër futbollistë muslimanë të skuadrës angleze, Newcastle United, refuzojnë ta veshin fanellën e ekipit të tyre
Kjo vjen si pasojë pasi klubi, Newcastle Junajted ka zyrtarizuar sponsorin e ri, bankën e kredive “Wonga”, që do të jetë në fanellat e skuadrës.
Bëhet fjalë për futbollistët, Demba Ba, Papis Sise, Check Tiote dhe Hatem Ben Arfa, të cilët kanë refuzuar të veshin fanellën e skuadrës me sponsorin e ri.
Futbollistët e respektojnë ligjin e Sheriatit, i cili ndalon përfitimet nga kamata apo interesi bankar, prandaj atë as nuk duhet ta reklamojnë.
Ky është kthyer në një problem serioz për klubin anglez, pasi të katërt futbollistët, të cilët e përbëjnë pjesën më të rëndësishme të skuadrës, kanë deklaruar në mënyrë të prerë se nuk do ta veshin fanellën me këtë sponsor.
Newcastle United ndodhet mes një zgjedhje të vështirë, lojtarët apo sponsori.