Imam Gazaliut, kur i kishte ardhur një grup njerëzish, dhe e kishin pyetur, se përse (vetëm) disa njerëz e duan ahiretin, kurse masa (dërmuese) e duan dynjanë, ai ishte përgjigjur: “Sikur unë para jush do ta përzieja hallvën, dhe duke përzier do të pështyja në të, a do ta kishit ngrënë ju atë hallvë?” - “Jo”, – thanë ata, “vetëm nëse do të na detyronin.”
“Po a do ta hanin atë hallvë, ata që nuk e dinë se në të është pështyrë?”
- “Po,” thanë ata, “sepse ata nuk e dinë se është pështyrë në të.”
“Kështu pra, është edhe me këtë botë, ata që e dinë se çka është dynjaja, ata nga dynjaja marrin vetëm aq sa ju nevojitet, kurse ata që nuk e dinë, ata rrëmbejnë nga dynjaja, sikur do të qëndrojnë përjetësisht në të.” (Minhaxhul-abidin)
Përshtati: Miftar Ajdini