islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Tregim islam] Vetëm një minutë! EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
434 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 434 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty96%[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty0%[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty0%[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty0%[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty1%[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty2%[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Tregim islam] Vetëm një minutë!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Tregim islam] Vetëm një minutë! Empty
21032015
Mesazh[Tregim islam] Vetëm një minutë!

[Tregim islam] Vetëm një minutë! 200-150_1426600065 Po prisja radhën të blej një biletë autobusi, pasi do të shkoja në një qytet 330 km larg. Para meje ishte një zonjë në të gjashtëdhjetat, e cila nuk po shkëputej nga dritarja ku bliheshin biletat. Në fund, biletashitësja i tha: “Zonjë! Njerëzit po presin! Të lutem, hape rrugën dhe qëndro mënjanë!”
Zonja para meje bëri një hap anash dhe më liroi radhën mua. Para se të blej biletën time, e pyeta biletashitësen rreth problemit me zonjën në fjalë dhe ajo më tha se ajo e kishte çmimin e biletës, por nuk kishte një euro për të blerë zhetonin që i duhet për të hyrë në stacion. Ajo kërkon që autobusi ta marrë jashtë stacionit dhe kjo është e ndaluar.”
Unë i thashë: “Ja ku e keni një euro! Ia jepni një zheton që të futet në stacion”. Mandej, u tërhoqa dhe i lash vend zonjës të shkojë sërish te dritarja, pasi e thirri biletashitësja.
Pasi mori zhetonin, zonja u kthye nga unë. Me vete mendova: “Po më falënderon!” Por ajo më tha me një ton urdhërues: “Merre këtë çantë dhe mbaje deri tek autobusi!”, duke bërë me shenjë një valixhe të fryrë nga gjërat që mbante brenda.
Për mua ishte diçka e papritur. Pa u menduar më gjatë, mora valixhen e saj dhe të dy u nisëm drejt autobusit. Ishte normale që vendet t’i kishim pranë njëri-tjetrit, pasi biletat i blemë njëherësh. Unë i parapriva të ulem nga ana e dritares, të shijoj borën që kishte mbuluar tokën dhe që vazhdonte të binte. Ndjeja se ajo na flet ne njerëzve dhe na thotë: “Unë ju sjell të mira pa fund dhe tani dimrit, fjala më takon mua”.
Teksa bëra drejt ulëses pranë xhamit, zonja më tërhoqi nga krahu dhe hyri vetë, pa thënë asnjë fjalë. U ula dhe shihja vetëm para, pa ia varur fare asaj zonje mosmirënjohëse. Pasi ishte nisur autobusi, ajo u drejtua nga unë dhe më shihte në sy gjithë kërshëri. Kurse unë nuk e shihja fare, vetëm para. Fillova të ndihem në siklet nga shikimet e saj. Nuk e shihja, por e ndjeja.
Më në fund, u ktheva nga ajo. Zonja buzëqeshi dhe më tha: “Po testoja durimin dhe maturinë tënde!”
“Durimin tim?! E përse?!” e pyeta gjithë habi.
Ajo u përgjigj: “Për sjelljen time të paedukatë. E di shumë mirë çfarë kishe në mendje.”

Unë: “Nuk mendoj se e dini.. e çfarë vlere ka edhe sikur ta dinit…”
Ajo: “Mirë mirë, do ta them më pas. Tani po mendoj si të ta kthej borxhin dhe të mirën që më bëre.”
Unë: “Jo, jo, mos e ço fare nëpër mend. Ishte diçka modeste, nuk më detyroheni asgjë.”
Ajo: “Kam diçka që dua ta shes dhe me paratë që do të marr prej saj, do të kthej euron që të kam borxh. Mos do ta blesh ti?”
Unë: “Çfarë?! Të blej diçka që as që e di çfarë është?!”
Ajo: “Në fakt, nuk është send, është një fjalë e urtë. Më jep një euro, të të them fjalën e urtë.”
Unë: “Po nëse nuk më pëlqen kjo fjala juaj e urtë, do ma ktheni sërish euron?”
Ajo: “Mos e thëntë Zoti! Fjala, nëse del nga goja, nuk mund të kthehet sërish. Pastaj mua më duhet vetëm një euro që të shlyej borxhin”.
Nxora një monedhë nga xhepi dhe pasi ia lashë në dorë, u hodha një vështrim rrudhave të fytyrës së saj. Dy sytë e saj të bukur, por dhe dinakë akoma nuk e kishin humbur shkëlqimin e tyre. Hunda e saj e mprehtë bashkë me dy sytë, tregonin se pas fshihej një grua mendjehollë. Nga pamja e jashtme, të linte përshtypjen e një gruaje të mirë arsimuar. Megjithatë, nuk kisha ndërmend ta pyes për të tilla gjëra, pasi e dija se do të rrëfehet vetë, udhëtimi sapo kishte nisur.
Ajo mbylli dorën dhe u gëzua me monedhën e vetme të euros, siç gëzohet një fëmijë kur i japim të holla. Pa e zgjatur, tha: “Unë tani jam në pension, por dikur kam dhënë lëndën e filozofisë. Isha në qytetin tim të lindjes për të shoqëruar një mikeshë timen gjer në aeroport. I harxhova të gjitha të hollat që kisha marrë me vete dhe lashë aq sa për t’u kthyer në shtëpi. Taksisti që më përcolli gjer te stacioni, më vuri në siklet dhe më mori një euro më shumë. Me vete thashë të pres autobusin jashtë stacionit, por nuk e dija se a do të ndalej. Doja që nderin që ma bëre të ta shpërblej në një mënyrë ndryshe nga tradicionalja. Ti pagove një euro për mua pa ta kërkuar. Nuk ka të bëjë me aspektin material, aq sa ka të bëjë me etikën dhe aspektin moral. Shumë mirë mund të thuash se ishte një shumë e papërfillshme, por unë të them që ti nxitove të bësh diçka të mirë”.
Unë e ndërpreva dhe duke i buzëqeshur i thashë: “Mos do më rrëfesh historinë e gjithë jetës tënde tani?! Ku e ke urtësinë që bleva prej teje?”
Ajo: “Një minutë”.
Unë: “Në rregull, por vetëm një minutë”.
Ajo: “Jo, jo, mos prit më shumë, vetëm një minutë. Kjo është urtësia”.
Unë: “S’po kuptoj asgjë”.
Ajo: “Mos mendon se të kam ngritur pusi dhe po të mashtroj?!”
Unë: “Ku i dihet?”
Ajo: “Do të ta them, por prit një minutë. Asnjëherë mos e harro këtë fjalë! Sa herë që të duhet të marrësh një vendim dhe të arrish në momentin final, jepi vetes një minutë kohë, vetëm 60 sekonda. A e di sa informacione mund të procesojë truri përgjatë 60 sekondave? Gjatë një minute para se të marrësh vendimin, mund të ndryshojnë shumë gjëra, por me një kusht…”
Unë: “Cili qenka kushti?”
Ajo: “Të zhvishesh nga vetja jote dhe t’i shkarkosh në trurin dhe zemrën tënde njëherazi të gjitha vlerat humane dhe moralet më të larta. Pastaj trajtoji të gjitha me objektivitet dhe në mënyrë neutrale. Për shembull, nëse beson se ke të drejtë, ndërkohë që kolegu yt të ka bërë padrejtësi, gjatë kësaj kohe, pasi të jesh zhveshur nga vetja jote, mund të zbulosh se është e kundërta. Asokohe mund ta ndryshosh mendimin për tjetrin.
Nëse ke vendosur të ndëshkosh dikë, gjatë një minute mund të gjesh arsye dhe justifikime për lehtësimin e ndëshkimit, ndoshta mund të heqësh dorë përfundimisht nga kjo ide.
Vetëm një minutë mund të bëjë të marrësh një vendim të rëndësishëm në jetën tënde, por këtë herë i bindur se po merr vendimin e duhur, ndërkohë që tjetri do kishte qenë tragjik.
Një minutë mund ta shtojë dozën e humanizmit tënd, duke larguar më shumë nga egoja dhe pasioni shtazarak.
Një minutë mund të ndryshojë jetën tënde, por dhe të dikujt tjetër. Nëse je epror, kjo minutë mund të ndryshojë jetën e një komuniteti të tërë.
A e di se të gjithë këto fjalë që t’i thashë rreth këtij gjëje kaq të vyer, nuk më morën më shumë se një minutë kohë?!”
Unë: “Po, dhe unë e pranova me kënaqësi marrëveshjen dhe hallall e paç monedhën një euroshe”.
Ajo: “Tani dua të të kthej borxhin, prandaj merre monedhën që pagove për mua te stacioni i autobusit. Të jam shumë mirënjohëse për gjestin tënd bujar”.
Ma la monedhën në dorë, kurse unë e vështroja dhe buzëqeshja e lumtur. Në një çast, ajo më kap për koke dhe më puth ballin, duke thënë: “A e di se mund të kisha pritur me orë të tëra, pa ditur si të dal nga ai telash? Askush nuk e kuptonte problemin tim, kurse unë e kisha të pamundur t’ju kërkoj qoftë dhe një euro të vetme. Megjithatë… po e konsideroj si dhuratë martesore dhe jam gati të të pranoj si bashkëshortin tim!!!”
Të dy shpërthyem në të qeshura, saqë mua më rrodhën lot. Herë pas here bëja sikur dua të ngrihem nga ulësja, por ajo më kapte për dore dhe më thoshte duke qeshur: “Ulu, ulu! Im shoq më do çmendurisht dhe tani për tani, as që e ka ndërmend të vdesë!”
Unë i thosha: “Një minutë, një minutë sa të mendohem…”
Nuk më kishte ndodhur asnjëherë që koha të rrëshqasë aq shpejt pa e ndier. Ky udhëtim kryeson listën time të udhëtimeve si më i bukuri, saqë kur na u desh të ndahemi, më erdhi keq. Një çerek ore para se të mbërrijmë në stacion, ajo nxori telefonin që të flasë me të birin për t’i kërkuar që të dalë ta presë. Por, u kthye nga unë dhe si e pezmatuar më tha: “Nuk paskam kredit”. Unë i dhashë telefonin tim.
Dhjetë minuta pasi ishim ndarë, ndërkohë që unë vazhdojë rrugën drejt destinacionit tim, më vijnë dy mesazhe në celular. I pari thoshte se krediti im ishte shtuar me dhjetë euro, kurse i dyti ishte shkruar nga vetë zonja e lartpërmendur ku thoshte: “Unë kisha kredit në celular, por doja të marr numrin tënd të telefonit që të shpërblej për atë që bëre. Nëse dëshiron, mund ta ruash numrin tim të telefonit dhe po të ra rruga nga qyteti im, dije se aty ke një nënë e cila të mirëpret.”
Unë i ktheva një mesazh në të cilin i shkrova: “Kur të pashë në sy për herë të parë, m’u dukën sytë e një dinakeje, por nuk guxova të ta them. Uroj që ditët të na takojnë sërish. Faleminderit për urtësinë, të cilën unë do e shes shumë më shtrenjtë nga sa e shite ti…”
Vetëm një minutë!



Përktheu: Elmaz Fida
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

[Tregim islam] Vetëm një minutë! :: Komentet

No Comment.
 

[Tregim islam] Vetëm një minutë!

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» [Tregim islam] Vetëm Allahu e din sa e dua Atë
» [Tregim islam] A të mjafton një peshk i vetëm i madh?!
» [Tregim islam] Hidhëroheni shpesh? Lexojeni këtë tregim
» Po të qëndroje para Pejgamberit (savs) vetëm një minutë...
» (Tregim Islam) Përse (vetëm) disa njerëz e duan ahiretin kurse masa (dërmuese) e duan dynjanë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tregime Islame-
Kërce tek: