Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Tregim islam] Bëje të duhurën, e lëri të tjerët le të thonë çfarë të duan | |
Një njeri u ul në një qoshe të një restoranti, nxori një fletore të vogël me një laps dhe filloi të shkruante. Plaka mendoi se ai po i shkruante letër nënës së tij... Adoleshenti mendoi se po i shkruante letër të dashurës së tij... Fëmija mendoi se ai po vizatonte... Tregtari mendoi se ai po bënte bilancin... Nëpunësi mendoi se ai po llogariste borxhet... E shihni, Të gjithë njerëzit i interpretojnë lëvizjet, gjestet dhe veprimet tona sipas mënyrës së tyre. Ata na vlerësojnë nga perspektiva e tyre. Andaj, Mos i bëni padrejtësi askujt Mos përgojoni askënd Mos iu depërtoni njerëzve në nijjetet e tyre. Bëje të mirën, të duhurën, sepse nuk do të shpëtosh nga fjalët e tyre, qofsh edhe me kurorë ari në kokë.
Sedat Islami | |
|