PJESA E TRETË
KONTRATA E MARTESËS
1-Kushtet e kontratës së martesës
2-Dispozita mbi kontratën e martesës
3-Martesa me jomuslimanët dhe jomuslimanet
4-Pyetje - përgjigje
Kushtet e kontratës së martesës
Në pjesën e parë të këtij libri përmendëm konceptin e nocionit martesë dhe kurorëzim, ndërsa në këtë pjesë do të përmendim për dispozitën e saj, duke përmendur kushtet e kërkuara juridike të kësaj kontrate, për të qenë ajo kontratë e vlefshme dhe dispozita që ndërlidhen me të njëjtën.
Kontrata e martesës kupton kërkesën nga njëra anë dhe pranimin nga ana tjetër, e që kërkesa me këtë rast para¬qet palën që ofron ndërsa pala tjetër paraqet palën që pranon atë ofertë. Prandaj, oferta mund të rrjedhë nga ana e mash¬kullit apo kujdestarit të tij apo edhe nga ana e femrës apo kujdestares së saj, po ashtu e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me pranimin.
Fjala më e saktë që duhet të përdoret me rastin e lidhjes së kësaj kontrate është shprehja “ të martova “ apo “ të kurorëzova“, e ajo palë që e shpreh këtë thënie llogaritet kërkuesi apo ofruesi për martesë. Në rastin kur femra i thotë mashkulli “ të martova unë vetë ty“, apo kujdestari i saj i thotë mashkullit “të martova me atë që unë kam nën kujde¬sin tim“, me këtë rast konsiderohet se është lidhur kontrata e martesës, dhe nëse pala tjetër thotë “Pranova “, atëherë kon¬trata e kurorëzimin plotësisht është lidhur dhe e vlefshme nëse përmbushen edhe kushtet që vijojnë në vazhdim.
Përveç ofertës së propozuar dhe pranimit të kësaj oferte nga pala tjetër, këtu ceket edhe mehri, një lloj që të jetë menjëherë i paguar dhe tjetri të përmbushet më vonë (i papaguar). Mund të ceken edhe kushte të tjera, t`i jepet e drejta femrës për vendosje, si p.sh. të shkurorëzohet nga ai burrë kur ajo të dojë, apo gjatë një periudhe të caktuar që shkurorëzimi automatikisht do të llogaritej i plotfuqishëm e definitiv me pa të drejtë që ajo të kthehet te ai burrë.
Ndër kushtet më të rëndësishme të vlefshmërisë së kontratës së martesës janë prezentimi i dy dëshmitarëve të lirë e të rritur, psikikisht e mentalisht të shëndoshë dhe musli¬¬man, me rastin e kurorëzimit të muslimanit me musli¬ma¬nen, të dëgjojnë prononcimin e palëve kontraktuese duke e pasur të qartë me atë rast se kuptojnë se bëhet fjalë për kontratë martese. Vlen që dëshmitarët të jenë edhe nga të afërmit e çiftit bashkëshortor, si babai, nëna, etj.
Dispozita mbi kontratën e martesës
Vërtetë kontrata e martesës është kontratë që ngarkon palët me obligime dhe detyrime që duhet përmbushur, sepse çdonjëri nga çifti bashkëshortor me rastin e lidhjes së kësaj kontrate, merr mbi vete obligime dhe detyrime që duhet realizuar njëri ndaj tjetrit. Kështu, burri bëhet përgjegjës për gruan e tij, duke iu përmbajtur edhe kushteve të tjera për të cilët nuk ka hapësirë që të zgjerohemi. Por, ndër dispozitat më kryesore që ndërlidhen me këtë kontratë po cekim me sa vijon :
1-Konfirmohet lidhja bashkëshortore mes kontrak¬tuesve dhe obligohet që çdonjëri t`iu përmbahet obligimeve që dalin nga ajo. Me këtë rast u lejohet atyre dëfrimi intim mes vete me çka rezulton edhe ndalesa për martesë me anë¬tarët e gruas, për shkak të krijimit të raportit të krushqësisë , gjithashtu vërtetohet e drejta e trashëgimisë mes tyre.
I-Burri obligohet me vetë aktin e lidhjes së kontratës:
a- Që t`Ia japë asaj mehrin, të tërin nëse bëhet fjalë për mehër aty për aty apo me afat nëse mirren vesh ashtu.
b-Obligohet që ai të marrë përsipër mbajtjen e familjes materialisht, si ushqimin, veshmbathjen, banimin etj., nevo¬jat e tjera të domosdoshme për një jetë.
II-Gruaja obligohet që:
a-Burrit t’ia njohë të drejtën e plotë të vendosjes në familje sepse ai është përgjegjësi kryesor i familjes.
b-Të respektojë dhe t`i nënshtrohet burrit të saj në ato raste që veprimi është islamikisht i lejuar dhe të qëndrojë gjithnjë në shtëpine e tij e të mos dalë pa lejen e tij, por vetëm në raste të domosdoshme.
c-Nuk ka të drejtë ajo ta ndalojë që të mos dëfrehet sek¬sualisht me të, vetëm nëse ka pegesë ligjore siç është p.sh., cikli menstrual.
Martesa me jomusliman dhe jomuslimane
Këtë tematikë dëshirojmë ta rrahim, me qëllim që të dimë dispozitën ligjore të martesës së një muslimaneje me një person jomusliman dhe dispozitën mbi martesën e një muslimani me një jomuslimane, sepse kjo tematikë ndërli¬dhet me kushtet e kontratës së martesës dhe dispozitën mbi to, siç edhe i sqaruam më sipër. Prandaj me këtë rast do të filloj trajtimin duke filluar nga problematika e:
a-Martesa e muslimanes me një jomusliman
Mirëfilli dihet islamikisht se nuk lejohet në asnjë mënyrë që muslimanja të martojë një burrë jomusliman, pavarësisht se cila na qenka feja dhe bindja e tij, përveç asaj islame, si p.sh. mund të jetë nga ithtarët e librave të shpallur çifut apo i krishterë. Nëse vetëm ndodhë një rast i këtillë, kjo martesë llogaritet e pabazë që në esencë dhe nuk mund të ketë asfarë dispozite që ndërlidhet me këtë lloj martese, kështu që fëmijës së lindur nga ky burrë nuk mund t`i konsiderohet atësia mbi atë fëmijë, e as që mes vete mund të trashëgohen pas vdekjes së tij . Allahu thotë :
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا جَاءَكُمْ الْمُؤْمِنَاتُ مُهَاجِرَاتٍ فَامْتَحِنُوهُنَّ اللَّهُ أَعْلَمُ بِإِيمَانِهِنَّ فَإِنْ عَلِمْتُمُوهُنَّ مُؤْمِنَاتٍ فَلَا تَرْجِعُوهُنَّ إِلَى الْكُفَّارِ لَا هُنَّ حِلٌّ لَهُمْ وَلَا هُمْ يَحِلُّونَ لَهُنَّ
" O ju që besuat, kur t'ju vijnë besimtaret e shpër¬ngu¬lura (prej Mekes), provoni besnikërinë e tyre, ndonëse All-llahu di më së miri për besimin e tyre; nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë, mos i ktheni ato te jobesimtarët, pse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to…”. (Kaptina “ El-Mumtehine “, 10 )
Me këtë rast, me rëndësi është që muslimanëve - kujdestarë të vajzave të tyre ( të rejave muslimane), duhet t`ua tërheqim vërejtjen që të jenë maksimalisht me vetëdije të lartë gjatë zgjedhjes së bashkëshortit të tyre, sepse nuk është puna që e reja muslimane të bëjë zgjedhje të cilit do qoftë bashkëshort, paraprakisht pa mos hulumtuar e kupuar se çfarë bindje, besimi dhe ideshë ka ai, madje as që di se është besimtar apo i pafe, musliman apo jomusliman, idhujtarë apo budist etj.
Lidhja bashkëshortore vërtetë është një lidhje e be¬ku¬ar e frytshme, ajo para se të llogaritet lidhje trupore e ep¬sho¬re, mbi të gjitha është zemërore e shpirtërore. Femra musli¬ma¬ne meriton dhe ka nevojë për një burrë që krijon një rela¬cion të ndërsjellë të harmonizuar, ashtu që të mos ndeshen të konfrontuar besimi i tij me besimin e saj, feja e tij me fenë e saj, ashtu që ai mund t`i ndalojë asaj kryerjen e obligimeve e detyrimeve fetare.
Kemi dëshmi se si burrat e pafe dhe ateistët i ndaloj¬në gratë e tyre dhe u ndërhyjnë në veshmbathje jo që i për¬kon njeriut normal, i detyrojnë ato që të veshin dekolte apo edhe gjysëm lakuriqe gjatë vizitave të pishinave publike, i ndalojnë ato nga kryerja e namazit, agjërimit dhe obligimeve tjera fetare. Kërkojnë nga ato që t`i shoqërojnë në konsu¬mi¬min e pijeve dehëse, të mirren me amoralitet. A thua vallë, të tillët na qenkan burra?!
A nuk do të ishte më e ndershme për femrën që tërë jetën e saj të ngelë pa burrë sesa të të martojë një të pa¬moral-shëm e shpirtlig, si të këtillët që nga koncepti martesë nuk kuptojnë tjetër pos dëfrim epshor?!
A nuk pyet ndonjëherë kjo femër vetveten se “ pse unë jam martuar me këtë burrë?! ” Nëse martesa me të ka qenë për shkak të bukurisë së tij, se është i gjatë e i pashëm, e kur ajo ka mundur të gjejë një mashkull musliman po me ato karakteristika. Nëse vërtetë atë vajzë e ka verbuar dashu¬ria dhe e ka humbur rrugën me atë rast, atëherë vaj halli për të, e cila e ka lënë fenë dhe e ka parapëlqyer e përqafuar epshin e saj.
b-Martesa e muslimanit me një jomuslimane
Dihet islamikisht se muslimanit i lejohet që të martojë një jomuslimane nëse ajo është nga ithtarët e librave të shpallura, si çifutja apo e krishtera, siç do të sqarojmë më poshtë. Nëse është me ndonjë besim tjetër, atëherë martesa e tyre është rreptësisht e ndaluar. Prandaj, nuk lejohet martesa e ateistes, budistes e as hiduses, as idhujtares e as asaj që ka heqë dorë (reneguar) nga feja islame.
Atë që thamë për femrën më lart e njëjta vlenë edhe për mashkullin dhe e këshillojmë që të bëjë një zgjedhje të mirë të gruas muslimane. Muslimane e vërtetë e cila vërtetë e do Allahun dhe Pejgamberin a.s. e jo atë e cila vetëm se është rritur në mesin e muslimanëve, sepse ajo mundet që idetë e saj të jenë të atilla që ndaj islamit shfaqin mllef e armiqësi. Femra e cila urrenë mbulesën dhe refuzon veshjen islame, e tilla llogaritet e dalur nga feja dhe më nuk mund të konsiderohet muslimane.
Ajo femër e cila do Allahun e nuk e do Pejgamberin a.s. e as dispozitat e sheriatit të fesë së saj, në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet muslimane edhe po ta kenë lindur prindërit musliman. O njeri musliman, zgjedhë gruan tënde dhe bën një zgjedhje të mire, se përdryshe do të pendohesh e pendimi nuk do të shkatojë kurrfarë satisfaksioni.
Përmendëm dispozitën e martesës me femrat që janë ithtare të librave të shpallura, mirëpo kjo çështje kërkon një sqarim më të thuktë të cilin të rezymuar po e paraqesim si vijon:
Martesa me një femër të ithtarëve të librave të shpa¬llura, si çifutet apo të krishteret, sido që të jetë është mekruh jo e preferuar, sepse muslimanja është më e mirë se ajo dhe më e vyeshme. Ligji nuk lejon martesën me ithtarët e librave të shpallura, përveç me kushte të cilat po qe se nuk plotë¬sohen, atëherë edhe kurora me to nuk do të jetë e lejuar por më me atë rast bëhet rreptësisht e ndaluar. Nga kushtet më të rëndësishme po cekim:
1-Ithtarja e librit vërtetë të jetë e tillë në zbatim dhe në realitetin që paraqet besimi i saj gjegjësisht të jetë me bindje hebreje apo me bindje e krishtere. Nëse ajo është larguar nga bindja hebreje apo e krishterja nga krishterizmi konsiderohet pabesimtare, që nënkupton faktin se nuk lejohet martesa me to. Ky kusht është shumë me rëndësi për ata muslimanë që veprojnë e punojnë në perëndim dhe të cilët pas një veprimtarie që e ushtrojnë atje, dëshirojnë të mar¬to¬hen me ato femra të atij vendi e duhet që ata të shohin se vër¬te¬të ato femra a janë realisht ithtare të librave që do t`i lejo¬hej martesa me to edhe përkundër se është jo i preferuar një veprim i këtillë.
2-Personi të jetë musliman i vërtetë e jo vetëm të ndjejë veten musliman, gjegjësisht që të mos i krijojë hapë¬sirë gruas së tij që është ithtare e librave të shpallura që të ndikojë në fenë e fëmijëve të tij e as në moralin e tyre islam. Ai duhet që të ketë kujdes për ardhmërinë e fëmijëve të tij dhe nëse vdes ai, fëmijët të jenë në rrugë të shpëtimit.
Nuk mundet askush që të injorojë pasojat e dëmshme të cilat i kanë goditur të rinjtë tanë që jetojnë në perëndimin e pafe. Atje ata kanë lidhur martesa me femrat e atij vendi që ka rezultuar me një numër të konsiderueshëm të muslima¬në¬ve që janë fundosur në “ ujrat “ e epsheve atje, me çrast janë integruar plotësisht në ato shoqëri, me çka kanë harruar edhe fenë e tyre. Sa e sa muslimanë kanë humbur mbikqyrjen mbi fëmijët e tyre për shkak të ligjeve ekzistuese që legjitimojnë një veprim të këtillë, që ata për vete i kanë bërë e me këtë rast fëmijët e atyre muslimanëve janë bërë më pas jomusli¬ma¬në edhe përkundër faktit se janë nga trungu i muslimanit. Në rrethana të këtilla, vërtetë se martesa me këto gra pabe¬sim¬tare është rreptësisht e ndaluar sepse nga ajo lidhje rrje¬dhin shumë pasoja negative.
Mund të rezymojmë se sheriati islam nuk i nxitë në martesë me femrat jomuslimane, por ai nxitë martesën me muslimanet në çdo rrethanë, sepse muslimanja është më e merituar që ajo të martohet, ajo u kushton kujdes më të madh fëmijëve të saj, siç thotë edhe Allahu në Kur’an:
وَلَا تَنكِحُوا الْمُشْرِكَاتِ حَتَّى يُؤْمِنَّ وَلَأَمَةٌ مُؤْمِنَةٌ خَيْرٌ مِنْ مُشْرِكَةٍ وَلَوْ أَعْجَبَتْكُمْ
" Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëresh besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë..”. ( Kaptina “ El-Bekare “, 221 ).
Pyetje-përgjigje
1-Pyetja: A lejohet që të drejtën e shkurorëzimit ta ketë edhe gruaja? Kur është e lejuar një situatë e këtillë?
Përgjigje: Po, mund që të drejtën e shkurorëzimit ta ketë edhe gruaja, edhe atë të shkurorëzohet vetë nga burri i saj me të parën me pa të drejtë rikthimi më tek ai. Kur që të dëshirojë ajo. Kjo është e drejtë e saj në çdo rrethanë, por mund që të kufizohet në periudhë kohore si një vit apo muaj, apo që të varet realizimi i saj me mos realizimin e ndonjë kushti. Mundet po ashtu që femra këtë të drejtë ta shfrytëzojë edhe me rastin e lidhjes së kontratës së martesës apo pas saj në çdo kohë, çështje këtë që do ta sqarojmë në pjesën vijuese të tekstit, inshalla.
2-Pyetja: Nëse konsiderojmë se e drejta e shkurorëzimit i takon gruas, atëherë a nënkupton kjo se burri nuk e ka të drejtën e shkurorëzimit ?
Përgjigje: Jo, nuk nëkupton këtë, por burrit i ngelë e drejta definitive e shkurorëzimit, edhe përkundër faktit se këtë të drejtë mund ta shfrytëzojë edhe gruaja e tij. Kjo është kështu për arsye se dhënia e së drejtës për shkurorëzim është një lloj autorizimi, e kjo nuk nënkupton se me rastin e bartjes së autorizimit definitivisht ndërpritet ushtrimi i së drejtës nga ana e autorizuesit.
3-Pyetja: A lejohet plotësisht të reduktohet zgjerimi i ushtrimit të së drejtës së shkurorëzimit nga ana e femrës?
Përgjigje: Jo, nuk mundet që burri këtë të drejtë t`ia mohojë gruas, por kjo e drejtë i ngelë gruas varësisht nga rrethanat, me dallim nga rasti kur autorizon dikë për një veprim të këtillë, kur burri shfuqizon autorizuesin e tij që e ka autorizuar për shkurorëzim para se ai të ndërmarrë një veprim të këtillë, kështu që autorizuesi humb autorizimin e marrur me ate rast dhe nuk ka të drejtë atëherë që ta shkurorëzojë atë grua nga burri i saj.
4-Pyetja: A mundet që kontrata e kurorëzimit të lidhet edhe në gjuhë jo arabe?
Përgjigje: Po, mundet që kontrata e kurorëzimit të lidhet në gjuhën e secilit popull e me ate rast të përdorin shprehjet që nënkuptojnë se një veprim i atillë me ate shprehje është realizuar.
5-Pyetja: Ka për fat të keq muslimane që martohen me meshkuj jomusliman, të cilët aktin e lidhjes e bëjnë në kishë apo para organeve gjegjëse për këtë qëllim, prandaj cila është dispozita në lidhje me një lloj të këtillë të martesës?
Përgjigje: Kjo martesë është e pabazë ndërsa kryerja e këtij ceremoniali në kishë nga ana e femrës me këtë rast konsiderohet se ka reneguar nga islami, kështu që ajo llogaritet prej atij momenti jomuslimane. Ajo femër duhet që të ripërtërijë islamin e saj duke e shqiptuar shehadetin që nga fillimi dhe se akti i saj i bërë me rastin e kurorëzimit e largon atë nga islami, sepse me atë rast ajo ka bërë kufër edhe nëse ajo ka llogaritur se martesa e saj me mashkullin pabesimtar është e lejuar.
6-Pyetja: Nëse femra e cila është martuar me një jomusliman dëshiron të pendohet, çfarë duhet ajo të veprojë?
Përgjigje: Së pari ajo duhet që të pendohet për shkak të devijimit nga rruga e drejtë dhe atë duke e shqiptuar shehadetin, duke thënë “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob e i dërguar i Tij, dhe kërkoj falje te Allahu për atë që kam bërë“. Pas kësaj kërkohet nga bashkëshorti i sajë të pranojë islamin e nëse pranon ai islamin, kontrata e martesës ripërsëritet që nga fillimim, ndërsa nëse nuk pranon konvertimin në islam, ajo obligohet që menjëherë të shkurorëzohet nga ai edhe nëse ka fëmijë me të.
7-Pyetja: A llogaritet kontrata e lidhur pranë organe¬ve shtetërore, e cila lidhet në perëndim, si kontratë e marte¬sës e vlefshme dhe sipas sheriatit islam në rregull, nëse çifti bashkëshortor janë muslimanë ose burri është musliman e gruaja ithtare e librit të shpallur?
Përgjigje: Kontrata e lidhur para organeve shtetërore laike, nëse plotësohet të gjitha kushtet që nevojitet për ta konsideruar atë të vlefshme, pranohet si e vlefshme. Prandaj me këtë rast nuk është me rëndësi vendi se ku bëhet regjistri¬mi dhe vurja e kurorës. Mirëpo, atë që dimë mbi sistemin rregullativ se në çfarë mënyre bëhet martesa duke u thirrur mbi kodin civil që aplikohet sot në botë, s’ka dyshim se kushtet islamikisht që duhet të përmbushen me atë rast mun¬gojnë. Personat kompetent që lidhin një kontratë të këtillë mbi ato kode civile, nuk kujdesen se a përbushen kushtet që kërkohen islamikisht që të figurojnë e mu për këtë arsye nuk mundet të konsiderohet e vlefshme kontrata e martesës e lidhur pranë këtyre organeve.
8-Pyetja: A është nga kushtete kontratës së kurorë¬zi¬mit, që kontrata të lidhet pranë gjykatës islame, para personit adekuat apo para ndonjë njohësi të mirë të fesë?
Përgjigje: Jo, nuk është pjesë e kushteve të kontratës së martesës një veprim i këtillë. Por, kontrata e martesës konsiderohet e vlefshme nëse ajo bëhet mes të fejuarit dhe të fejuarës duke prezentuar me atë rast dy dëshmitarë muslima¬në, siç cekëm kur kemi elaboruar kushtet e kontratës së mar¬te¬sës, ndërsa konfirmimi dhe regjistrimi zyrtar është me rën¬dësi të veçantë vetëm për t`i konfirmuar dhe mbrojtur secili të drejtat e veta nga frika se këto mund të mohohen dhe mos pranohen. Prandaj, prezenca e një personi adekuat apo e një njohësi të mirë të fesë, është një lloj ndihmese për dy të fejuarit me rastin kur kërkohet që me lidhjen e kontratës ata t`i shqiptojnë fjalët që islamikisht me to do të konsiderohej se ata kanë lidhur kontratë të martesës. Kështu, ata u ndihmojnë për t`i pasur më të qarta çështjet që kanë të bëjnë me mehrin.
9-Pyetja: A ka të drejtë babai apo ndonjëri nga të afërmit që të martojë vajzën e tyre pa pëlqimin e saj?
Përgjigje: Jo, nu ka të drejtë asnjëri që pa pëlqimin e saj ta martojnë atë, në përjashtim për femrën e re e cila është adoleshente, kur prindi ka të drejtë atë ta martojë me ndonjë burrë, sepse ajo është nën kujdesin e plotë të tij.
10-Pyetja: A i lejohet ndonjërit që mehrin e saj ose diçka nga ajo ta marrë pa pëlqimin e saj?
Përgjigje: Jo, nuk i lejohet askujt ta bëjë këtë, me për-jash¬tim nëse ajo për këtë dakordohet sepse mehri konsi¬derohet e drejtë ekskluzive vetëm e saj.
vazhdon
afet beadini