Fatima Mahmud, anëtare e Këshillit Kombëtar kryengritës të Libisë pohon se në përbërje të forcave ajrore të Moamer el Gadafit luftojnë vullnetarë serbë. Ajo thotë se mercenarët serbë, krahas atyre nga Kroacia e Bosnja, janë shtyllë e ofensivës së qeverisë në Tripoli.
- Është për keqardhje që Serbia, sikur dhe të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, ka qenë mike e madhe e Libisë dhe deri në vënien e embargos i kishte dërguar armë asaj për të vrarë popullin. E të mos flasim për mercenarët nga rajonet e ish-Jugosllavisë . nga Serbia, Kroacia dhe e B e H , që aktualisht janë vrasës të dëgjueshëm e të paguar mirë të Gadafit, thotë Fatima për gazetën „Veçernji list“ të Zagrebit.
Fatima Mahmud, letrare dhe aktiviste që me vite ka qenë e munduar nëpër burgje nga regjimi Gadafit, shton se këto të dhëna nga terreni nuk e habisin sepse mercenarët nga “rajonet e ish Jugosllavisë kanë përvojë lufte”.
- Gadafi ka para dhe nuk ka problem të paguajë këdo që do të vrasë për të për të blerë kështu edhe ndonjë ditë në pushtet. Mos u brengosni, sapo të qetësohet pak situata në fushëbetejë, do të bëjmë evidencën e mercenarëve në radhët e luftëtarëve të Gadafit. Do ta bëjmë listën e të gjithë të vrarëve nga rajonet e ish-Jugosllavisë.
Ajo thotë se mercenarët nga Kroacia e B e H në terren luftojnë krahas mercenarëve nga vende afrikane, ndërsa ta të Serbisë kryesisht në aviacion.
- Gadafi pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë mbeti në anën e Slobodana Milosheviqit dhe e ndihmoi në të gjitha mënyrat që të mbete në pushte e më së shumti e ndihmoi financiarisht. Veç kësaj, se çfarë është lidhja e tij me këtë vend dëshmon edhe fakti se Serbia deri më tash ende nuk e ka definuar qartë qëndrimin e vet ndaj situatës në Libi.
Fatima Mahmud thekson se angazhimi i mercenarëve të huajmë vonë me siguri do të ndikojë në marrëdhëniet politike, siç ka thënë ajo, të Libisë demokratike dhe të atyre shteteve.
(Koha)