Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.
Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
Titulli: Nje tregim shume i frikshem!! Tue 12 Apr 2011 - 21:56
Për Zotin nuk di ku t’ia filloj, apo si t’ia filloj, toka po më sillet, trupi po më digjet, dobësitë e mia po më shtohen, dhimbjet po mu rriten, më ka mbuluar mua dëshpërimi dhe brengat, pasi që e ndëgjova një lajm që sikur të zbriste mbi një kodër do ta shkulte atë, e sikur të ngatërrohej në ujërat e ëmbël do ti trazonte, e sikur do ta ndëgjonte dikush nga të parët tanë të gjeneratës së parë do ta kalonte tërë jetën e tij në ndaj Allahut, na tërhjeq vërejtjen ai nga përfundimi i keq, e shpreson në faljen e mëkateve dhe përfundimin e mirë.
Ndodhi me datën 17. 11. 1424 (2005) në ora tre, në orët e fundit të natës, në qytetin Rijad, një vajzë në moshën njëzet vjeqare që quhej: S. H. një vajzë u zbukurua, u ngrit levizte dhe u shtrinte para kompjuterit të saj (kurse të tjerët e shikonin atë), shfaqi të gjitha imtësitë e trupit të saj, në shkëmbim të një pasurie të pa vlerë, para një llumi ujqish njerëzor, pasi që i kishte humbur turpi, e cila nuk dinte çka është e mirë dhe nuk e ndalonte të keqen, jetonte në buzë të ekzistencës, në paltallkun e prishur.
Befasisht në një moment të shpejtë dhe në pakujdesinë e papritur para gjithë shikuesve dhe nën shikimet e tyre, ra kjo vajzë e shtrirë për toke, ngjau kjo ndodhi!
I erdhi asaj meleku i vdekjes i cili ishte detyruar t’ia merr shpirtin asaj përderisa i shfaqte bukuritë e saja dhe iu dukeshin pjesët e turpshme, ishte dehur me alkoolin e shejtanit, ajo nuk u zgjua derisa shkoi ne fushën e të vdekurve.
Ajo tani është e vdekur, ska forcë as fuqi.
Ajo vdiq dhe mjaft!.
U bë kufomë e palëvizshme, u qetësua prej saj çdo gjë përpos shpirtit, sepse shpirti u ngrit lart tek Allahu i madhëruar, e nuk e dim çfarë ishte shpërblimi atje.
Ai është një moment lamtumirës frikësues.
Nuk e hedhi shikimin lamtumirës te babai dhe të nëna e saj, lakmitare në thirrjen e tyre, që janë përkujdesur për atë, e as nuk e hodhi shikimin lamtumirës në fletat e Kur’anit madhështor, nuk ishte momenti i ndarjes së saj përkujtim, thirrje apo diqka mirë, bile sikur të ishte për të një moment nga momentet e dunjas kalimtare, që vdes siç vdesin gjithë krijesat dhe shumica e njerëzve.
Ah sikur të vdiste e dyndur, apo e fundosur, apo e djegur, apo në ndonjë shkatërrim.
Ah sikur të ishte kështu, nëse do lehtësohej qështja
Mirëpo vdekja e saj ishte në një moment mëkati dhe gabimi, ah sikur të ishte një mëkat (gabim) i vogël që ta liron veten e vet dhe ta mbulon nderin e shtëpisë, ta vendos një mbulesë vetmisë, ta tërheqte veten e vet, ishte në një vend të humbur dhe dëfryes, mbeten të shtangur shpirtrat me pamjen e bukurive të saja, u përhapen fshehtësitë e epshit dhe u ndezen pasionet e saja.
Pastaj çka!
Vdiq
Po, vdiq.
Ka lindur, është rritur, ka jetuar për të vdekur.
Ra përtoke e ajo ishte e zhveshur, e pas disa momenteve të kaluara ajo do bëhet kalbësirë e ndotur që askush nuk jeton me të prej krijesave, eshtrat do iu kalben, lëkuren do ta mbulojnë krimbat, ndërsa shpirti, në dorën e Melaikeve të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.
Vdiq!.
Çfarë gjurmë të mëdhaja ka kjo fjalë në shpirt, për Zotin ajo fjalë ngacmon atë që nuk mund të ngacmoj çfarëdo skene tjetër ndikuese dhe emocionuese.
Nuk më ndihmuan as fjalorët e gjuhës dhe as librat sqaruese në përshkrimin e tmerrshëm dhe frikësues të atij momenti, mirëpo një fjalë e vetme e sqaron atë, ajo fjalë është: Vdekja!.
A e dini se çka është vdekja?!
Ajo është realiteti që ne e kemi bërë parafytyrim dhe imagjinatë, ajo është e vërtetë që nuk ka dyshim në të, ai është një moment vendimtar, një qast që zbulohet në të e vërteta, që shkëlqen drita e vërtetësisë.
Në pakujdesinë rrëmbyese u bë nga vajzat e botës tjetër, udhëtoi te Krijuesi i saj, me veti mban qastet e fundit magjepse, ato të cilat e bën të dhimbshme, të mjeruar dhe të dëshpëruar, në momentin kur nuk bën dobi pendimi.
I erdhi asaj agonia e vdekjes me të vërteten (iu zbulua qështja e ahiretit), sytë e saj magjepës (joshës) mbeten të shtangur, filloi udhëtimi i vështirë, pas viteve dëfruese dhe të humbjes, mbaroi koha e lojes, e shoqërimit dhe e argëtimit, erdhi koha e lodhjes, mundimit, dhimbjes dhe derteve, shkoi kënaqësia e mbet dëshpërimi, ajo tani është peng e gropës së errësuar, jetojnë krimbat në bukuritë e saja.
Zëri i saj i bukur heshtti, sytë e saja provokues u shtangen, pjesët e saja të trupit mbeten pa lëvizje, shpirti i saj në vuajtje, në një udhëtim të vetmuar, që nuk ka kush ta shoqërojë, përpos veprave të mira.
Ato janë qaste të tmerrshme dhe momente frikësuese, prej të cilave janë frikësuar njerëzit e mirë, kanë vepruar dhe punuar për ato qaste, momente të vërteta, kanë shpresuar që të jenë në ato qaste në apo në rekate të namazit, apo në karvanin e dëshmorëve të ndershëm, ndërsa vjen kjo vajza që ta merr fatin e saj nga agonitë dhe ankthet e vdekjes, kurse ajo është e zhveshur, pa rroba në trup, turpërohet njeriu ta tregon ndodhinë e saj.
Në pjesën e fundit të natës, kur gjelat filluan ta ngritin zërin, robërit e Allahut lëviznin në shtratat e tyre, duke u lutur tek Allahu me dua, lotët u rridhnin nga sytë e tyre, shpresonin mëshiren e Allahut dhe frikësoheshin nga dënimi i Tij.
Allahu fytyrat e tyre ua shëndrriti, në gjoksat e tyre mund të shihej frikë dhe gëzim (frikë nga dënimi i Allahut, e gëzim nga mëshira e Allahut), Allahu u shtoi atyre mirësi dhe begati.
Ai është një moment kur Allahu zbret në qiellin e kësaj dynjaje, ai është momenti i mëshirës, ai është momenti i frikës, nënshtrimit dhe vajtimit, La ilahe il-lallah sa qast i mire, zemra rrahë me përmendjen e Allahut, përmallohet në takimin me të (Allahun), nuk sheh veqse lotë që rrjedhin, koka në , gjunjë që qëndrojnë gjatë në këmbë dhe ulur.
Vetmohet ai që është i ditur duke e thirrur Zotëriun e tij, dridhet kur i kujton gabimet e veta, vazhdon në lutje dhe pendim, në gjymtyrët e tij e goditin dhembjet, e përkujton mirësinë e Zotit të tij dhe qetësohet, pastaj e përkujton të keqen e vet dhe shqetësohet.
Madhëria të qoftë ty o Zot.
Në qiell nuk ka asnjë pëllëmb zbrazët përpos se një melek që e ka vendosur ballin e tij në ndaj Allahut, e ai nuk shpreson as shpërblim as llogari, e si bëhet i pakujdesshëm ai që ka shpërblim dhe llogari, atij që iu kanë afruar ditët dhe momentet për në varr, mirëpo megjithëkëtë nuk mendon.
Njeriu sado që të ketë arrit shkallë në adhurim dhe punë të mira, nuk mund t’i përballon daljes së shpirtit, kurrë nuk mundet vetëm nëse Allahu ia lehtëson atij dhe ia bën përfundimin me një punë të mirë dhe me melaiket e mëshirës të cilat e përgëzojnë atë me vendin më të mirë dhe strehimin më të bukur, megjithëkëtë atë e kapin agonitë, del shpirti nga trupi i tij, pastaj sprovohet në ngushtimin e varrit, kjo është një gjendje e vështirë,,por si do të jetë halli-gjendja e atyre që kanë pasur përfundim të keq (që kanë vdekur në punë të këqija), fytyrat e tyre do të jenë të nxira..
Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos dini. Dhe të mos thotë ndokush: “O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!” Ose të mos thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!” Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!” {Kaptina Zumer, ajeti 54-58}
O Zot na meshiro në këtë botë, mos na le vetëm në varr, na mëshiro ditën kur do të dalim para teje, Ti je Zoti ynë, merrna shpirtin si musliman dhe bashkona me të mirët.
Mundesoi Zudi Fejzuli
Zudi Fejzuli likes this post
muslimanja Antar-aktiv
Numri i postimeve : 148 Data e regjistrimit : 18/09/2010 Mosha : 29 Nacionaliteti-Sheti : Kosovë
Titulli: Re: Nje tregim shume i frikshem!! Wed 13 Apr 2011 - 9:20
Esselam alejkum , e lexova kete tregim dhe vertet ishte i frikshem , All-llahu te shperbleft per kete postim , dhe lus All-llahu qe te na e ben vdekjen qe te vdesim si musliman dhe ne rruge te All-llahut .