Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeletin Ihsanoglu tha se bota islame është duke hedhur hapa të rëndësishëm drejt demokracisë, duke shtuar se lëvizjen për demokratizim e përkrah edhe Konferenca Islamike.
Forumi i 8-të botëror Amerika-Bota Islame do të mbahet në Shtetet e Bashkuara e Amerikën.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeletin Ihsanoglu (Ekmeleddin İhsanoğlu), në deklaratat që bëri në prag të forumit tha se bota islame ka hedhur hapa të rëndësishëm drejt demokracisë.
Ihsanollu mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare me temë “Roli i Organizatës së Konferencës Islamike në zgjidhjen e konflikteve”.
Pas konferencës Ekmeletin Ihsanoglu u bëri një vlerësim zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë para mikrofonit të TRT –së.
Ihsanoglu pohoi se bota islame është duke hedhur hapa të rëndësishëm drejt demokracisë, duke shtuar se lëvizjen për demokratizim e përkrah edhe Konferenca Islamike.
“Ne kemi bindjen se popujt gëzojnë të drejtën ti dalin për zot për fatit të tyre, të kenë të drejtë fjale dhe të zgjedhin pushtetin e tyre. Organizata e ka bërë atë që i takon asaj në këto ditë mjaft të ndjeshme, – u shpreh Ihsanoglu.
Në rezolutat nr. 1970 dhe 1973 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmenden vendimet e marra nga Organizata e Konferencës Islamike dhe deklaratat që ka bërë ajo,- tha Ihsanoglu duke shtuar se kjo tregon që misioni i Organizatës po përparon në drejtimin e duhur./TRT/http://breziiri.com/wp-content/uploads/2011/04/ihsanoglu-264x198.jpg