Presidenti turk, Abdullah Gyl, deklaroi se nuk ka asnjë mospajtim apo krizë mes islamit dhe demokracisë, madje, përkundrazi, pluralizmi, pavarësisht fesë dhe besimit, është sistemi më i mirë dhe më i kërkuar nga të gjithë.
Gjatë fjalës së tij në forumin e katër të Stambollit, Gyl tha se pranvera arabe i hodhi poshtë të gjithë thashethemet dhe mitet e ngritura se islamit nuk përkon me demokracinë. Ai tha se një nga vlerat më të rëndësishme dhe që shoqëritë myslimane i kanë kushtuar vëmendjen më të madhe përgjatë historisë së tyre, është pikërisht vlera e respektimit të drejtave të njeriut, drejtësia dhe transparenca. Ai shtoi se këto vlera, janë pikërisht të njëjtat vlera të demokracisë moderne.
Gyl shtoi se pranvera arabe do të shtrojë rrugën për instalimin dhe zbatimin e demokracisë, duke thënë se fillimisht, ritmi i këtij procesi mund të jetë i avashtë për shkak të situatës dhe kushteve. Megjithatë, në fund do të triumfojnë parimet demokratike në ato shoqëri që i kërkojnë ato.
(AO)