Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Davutoglu: Asnjë fuqi nuk na ndan dot | |
- Kryeministri i ri turk Ahmet Davutoglu ka përsëritur mbështetjen e tij për procesin e zgjidhjes së problemeve me pakicën kurde të vendit. “Absolutisht, asnjë fuqi nuk do të jetë në gjendje për ta ndarë këtë komb mbi baza etnike dhe sektare nga tani e tutje, ka thënë Kryeministri i ri Ahmet Davutoglu, në fjalimin e parë të tij adresuar anëtarëve të partisë AK. Kryeministri Ahmet Davutoglu gjithashtu paraqiti programin e qeverisë së re, duke theksuar zgjidhjen e çështjes kurde dhe përfshirjen e grupeve të pakicave të tilla si Alevit në jetën turke. Procesi i zgjidhjes është në pikën kyçe në listën e qeverisë, një përpjekje për të gjetur zgjidhje të përhershme për konfliktin 30 vjeçar me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK. Ky konflikt tash e tre dekada ka marrë më shumë se 40.000 jetë. Davutoglu foli në mbledhjen e grupit të partisë së tij për herë të parë pas zëvendësimit të ish-kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan i cili bëri betimin më 28 gusht, si Presidenti i 12 i Republikës së Turqisë. /mesazhi/:
| |
|